">Çdo të thotë të jesh mëngjarash<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Çdo të thotë të jesh mëngjarash
  2015-11-20 17:06:52

V

etëm 10% e popullsisë së botës është mëngjarashe, gjë që tregon se jetojmë në një botë, që dominohet nga djathtakët. 13 gushti është Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve.

Truri dhe trupi i mëngjarashit vepron ndryshe nga truri dhe trupi i djathtakut. "Të qenit mëngjarash apo djathtak përcaktohet shumë herët tek zhvillimi i fetusit, pra kur ju sapo keni nisur të formoheni në bark," thotë Ronald Yeo, profesor i psikologjisë në Universitetin e Teksasit.

Faktet për mëngjarashët

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt pse disa njerëz janë mëngjarashë dhe disa të tjerë djathtakë, por ata dinë me siguri se gjenet janë përgjegjës të 25% të rasteve, thotë Yeo. Në fakt, binjakët, të cilët ndajnë të njëjtat gjene, mund të përdorin duar të ndryshme nga njëri-tjetri, pra njëri të jetë mëngjarash e tjetri djathtak.

Lidhet me stresin gjatë shtatëzënisë

Në një studim britanik, fetusi i gruas shumë të stresuar është më i predispozuar ta prekë fytyrën me dorën e mjatë sesa me të djathtën. Kjo është një nga shenjat e para që tregojnë për një fëmijë mëngjarash, thonë kërkuesit. Këtë teori e mbështesin dhe teoritë e tjera. Në një studim të suedezëve në vitin 2008 të nënave dhe fëmijëve të tyre 5 vjeç, ato të cilat kishin vuajtur nga depresioni apo stresi gjatë shtatzënisë kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë mëngjarashë. Në disa studime të tjera, bebet nënpeshë, ose të lindura nga nëna në moshë më të madhe, kishin më shumë gjasa të ishin mëngjarashë.

Ndodh më shpesh tek binjakët

Binjakët identikë janë shpeshherë pasqyrë e njëri-tjetrit. Nëse njëri prej binjakëve ka një nishan në faqen e djathë dhe tjetri ka një nishan në të njëjtin vend, por në faqen e majtë.

Sipas statistikave, mundësia e të qënit mëngjarash është dy herë më e lartë tek binjakët. Sipas një studimi belg të vitit 1996, 21% e binjakëve janë mëngjarashë.

Nuk do të thotë se punoni me hemisferën e djathtë

Shumë djathtakë përdorin hemisferën e majtë të trurit për të kuptuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se pjesa më e madhe e mëngjarashave përdorin hemisferën e djathtë—është thjesht një mit, thotë Gina Grimshaw, Universiteti i Wellington-it në Zelandën e Re. Rreth 98% e djathtakëve përdorin hemisferën e majtë, thotë ajo dhe po e njëjta hemisferë përdoret nga 70% e mëngjarashëve. Vetëm 30% përdorin hemisferën e djathtë ose të dy hemisferat.

Mund të ndikojë tek studimet

Në një studim të vitit 2009 për fëmijët nën 11 vjeç, studiuesit australianë zbuluan se fëmijët që shkruanin me të majtën kishin mangësira në krahasim me djathtakët, si psh tek fjalori, leximi, shkrimi, zhvillimi social etj. Fëmijët që përdornin të dyja duart kishin performancë edhe më të ulët se mëngjarashët. Këta fëmijë i përdorin të dyja hemisferat e trurit në një mënyrë të pazakontë, gjë që ndikon tek të mësuarit thotë, says Yeo.

Lidhet me rrezikun e problemeve mendore

Mëngjarashët kanë një rrezik më të madh tpër çrregullime psikotike si skizofreni, sipas një studimi të vitit 2013 nga Universiteti Yale. Nga studimi në një klinikë të shëndetit mendor, 40% e personave që vuanin nga skizofrenia shkruanin me dorën e majtë. Studimet zbuluan gjithashtu se mëngjarashët kanë një përqindje më të lartë për shfaqjen e çrregullimeve të humorit

Janë më të mirë në sporte

Për një gjë që pjesa më e madhe e ekspertëve bien dakord është se mëngjarashët luajnë më mirë tenis dhe më të mirë në boks.

Kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri

Ata që përdorin dorën e majtë janë më të predispozuar nga disa sëmundje. Në një studim të vitit 2007 nga "British Journal of Cancer", studiuesit zbuluan se mëngjarashët kishin rrezik më të lartë për kancer gjiri se djathtakët, sidomos për kancerin që ndodhte pas menopauzës.

Lidhet me probleme me gjumin

Mëngjarashët vuajnë më shumë nga çrregullime të gjumit si dhe lëvizin më shumë gjatë natës. Në një sindazh të vitit 2011 nga Universiteti i Toledos morën pjesë 100 pacientë. Kërkuesit arritën në përfundimin se 69% e djathtakëve lëviznin gjymtyrët gjatë natës. Ndërsa ndër pacientët mëngjarashë, 94% e tyre kishinkëto lëvizje.

Të jesh mëngjarash nuk ka ndikim tek jetëgjatësia

Më parë besohej se mëngjarashët ishin të predispozuar të vdisnin më herët, sipas një studimi të vitit 1991 nga Universitetit British Columbia. Por sipas disa studimeve të mëvonshme ka rezultuar se të qenit mëngjarash apo djathtak nuk ka asnjë lidhje me jetëgjatësinë.

Ndoshta do të fitoni më pak para

Sipas studiuesit Joshua Goodman paga e mëngjarashëve, ishte 9 - 19% më e ulët se e djathtakët. Ai arriti në përfundimin gjithashtu se mëngjarashët kishin më shumë të ngjarë të mos ndiqnin studimet e larta ose ta linin shkollën dhe punonin në një vend pune më pak kërkues.

Studimet në dhjetë vitet e fundit, kanë treguar se të jesh mëngjarash nuk është një anomali, por tregues i një diturie të veçantë, një kusht pajtimtar me nivelet e larta të inteligjencës dhe krijimtarisë.

Sipas një sondazhi të kryer nga një universitet në Londërdhe publikuar nga "Sunday Times", është vënë re se numri i njerëzve që përdorin dorën e majtë për të shkruar është rritur. "Shumëfishimi i të majtëve, shpjegon profesori që ka drejtuar kërkimin, është një fenomen global që i detyrohet reduktimit të tentativave që i detyronte të shkruanin me dorën e djathtë ata fëmijë që kishin tendencën natyrore për të shkruar me dorën e majtë".

Në histori janë me tepricë rastet e mëngjarashëve që kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm: nga Jul Çezari, te Mikelanxhelo, Napolon Bonaparti, Madam Kyri, Ronald Regan te Bill Klinton, Pol Mekartnej, David Boui, për të mos folur më pas për Xhimi Hendriks, mëngjarashi që i binte kitarës me dorën e majtë. Mëngjarashë të tjerë janë: princi Uilliam, mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe aktorja Nikol Kidman, sigurisht pa harruar lojtarët e tenisit, ku mëngjarashët kanë bërë historinë dhe kanë fituar shumë turne, nga Mekenro te Nadal.

Studimi i "University College London" analizon mbizotërimin e një dore apo të një tjetre në çdo lloj aktiviteti njerëzor. Për shembull, sporti: një nga rastet e prekura nga psikologët e universitetit londinez ka të bëjë me një individ që përdor të djathtën kur është në gjuajtje të një loje, përdor këmbën e djathtë në futboll, por është mëngjarash kur përdor një raketë.

Kombinime të tjera përfshijnë persona që shkruajnë me të djathtën, por që preferojnë të majtën për të gjuajtur një top "bowling". Veç të tjerash, kërkimi ka marrë në konsideratë përshëndetjen me dorën e majtë, për shembull në rastin e një ndeshjeje apo manifestimi publik. Falë filmimeve të arkivave që janë shfaqur në vitet 1900, studiuesit kanë mundur të riformulojnë se, në fillim të shekullit të kaluar, vetëm 16 për qind e popullsisë përdorte dorën e majtë për të përshëndetur, ndërsa sot këtë ritual e kryen më shumë 24 për qind e tyre.

Sipas disa studiuesve, të qenit mëngjarash është një kusht trashëgimtar. Të tjerë pohojnë se ky faktor varet nga mosha e nënës: ndoshta sot ka më shumë mëngjarashë, sepse shumë gra lindin fëmijë në moshë të vonshme. Së fundmi, profesori është i bindur se gjenet që përcaktojnë përdorimin e një dore apo tjetrës, kanë një influencë të madhe në zhvillimin e gjuhës. Ka pasur mutacione në gjene të ngjashme që i shtyjnë njerëzit të zhvillojnë një gjuhë të ndërlikuar.