">Rrënjët kineze<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Rrënjët kineze
  2015-11-16 17:17:59

Rrënjët kineze

Leslie Delapaz është një afro-amerikane me profesion avokate dhe banim në Nju Jork. Këto ditë ajo vizitoi qytetin kaiping në provincën jo thjesht si turiste por për të gjetur rrënjët e saj kineze. Ajo takoi një fermer vendës, me kapele kashte, i sapokthyer nga puna dhe e përqafoi sikur të kishin njohje prej një jete të tërë. Ata u përkasin racave të ndryshme dhe askush nuk do të mendonte se janë të afërm. Por ky fermer kinez është pjesë e familjes së Leslie Delapaz. Ata nuk flasin të njejtën gjuhë dhe kanë nevojë për përkthyes por qëndrojnë në oborrin e shtëpisë së vjetër të të parëve të tyre të përbashkët. Leslie e shoqëruar nga e ëma nuk e fshehin dot emocionin e këtij takimi kaq të veçantë.

Historia jetësore

Afro amerikania Leslie Delapaz prej kohësh e dinte se në venat e saj rridhte gjak kinez, por nuk e kishte menduar kurrë se ndonjë i afërm i saj mund të jetonte atje ku buronin rrënjët e origjinës së lashtë të familjes. Delapaz është një nga shumë të huaj në rritje që kanë nisur kërkimin e rrënjëve stërgjyshore, të afërmit kineze dhe historitë familjare.

Zhang Xinbin, studjues i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale në Provincën Henan, i cili kryesisht është marrë me studimet e familjeve kineze që në lashtësi, në një raport të agjencisë së lajmeve Xinhua, në muajin prill, deklaroi se të paktën 300.000 njerëz me origjinë të vjetër kineze kanë vizituar provincën Henan, në 30 vitet e fundit, për të gjetur vendlindjen e stërgjyshërve të tyre. E njejta dukuri është shënuar edhe në provincat Fujian dhe Guangdong.

"Unë mendoj se kjo është për shkak se kinezët ruajnë një ndjenjë të natyrshme dhe të fortë për familhen ", thotë Hai Miao, asistent menaxher i shoqatës "Rrënjët e mia kineze, e cila ndihmon njerëzit me prejardhje kineze të mësojnë rreth prejardhjes së tyre.

Sipas tij forcimi ekonomik dhe shoqëror i Kinës dhe hapja ndaj botës ka ndikuar që shumë qytetarë nga vende të tjera kineze, të ndjehen krenarë për rrënjët e tyre kineze.

 

Krenar për origjinën kineze

Duke kërkuar rrënjët e saj kineze avokatja amerikane Delapaz ka mësuar se stërgjyshi i saj u shpërngul në Republikën Domenikane më shumë se 150 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Si emigrant ai kishte hapur disa restorante kineze në këtë vend. Pas mbledhjes së fitimeve nga puna prej emigranti ai vendosi të kthehej në atdheun e tij Kinë, ku dëshironte të ndërtonte një shtëpi ku të sillte familjen që kishte krijuar në mërgim. Anija me të cilën udhëtonte u grabit dhe ai mbeti i vrarë, duke lënë gruan dhe djalin e vetëm në Republikën Domenikane. Stërgjysha e Lesliet u rimartua me një vendës dhe emri kinez i familjes humbi, duke u shkëputur krejtësisht dhe lidhjet me Kinën. Me kalimin e viteve familja Delapaz e humbi identitetin e saj kinez, si pasojë e martesave me vendës apo me afro-amerikanë, pjesë e trungut të të cilëve është dhe Leslie. Por kjo avokate ka këmbëngulur me dëshmitë e mbetura në familje të gjejë rrënjët kineze. E pyetur nga media kineze Global Times gjatë vizitës në vendlindjen e stërgjyshit të saj kinez Guangdong, Leslie thotë se zhvillimi marramendës i Kinës e bën të ndjehet krenare për rrënjët e saj kineze.

Li Weihan, themelues i Shoqatës "Rrënjët e mia kineze" ka lindur në Holandë nga prindër kineze. Stërgjyshi i tij u larguan nga Kina më shumë se 100 vjet më parë. Li, duke u nisur nga përvoja me shoqatën që drejton thotë se shumica e emigrantëve kinezë në vende të ndryshme të botës i përkasin pakicave në vende të huaja dhe luftojnë për të gjetur identitetin e tyre.

Sipas tij, hapja e Kinës, përdorimi i internetit dhe udhëtimet drejt Kinës kanë lehtësuar për shumë të interesuar gjetjen e rrënjëve të tyre.

Kthimi në Kinë

Me bërjen e Kinës fuqi ekonomike botërore shumë qytetarë të vendeve të ndryshme të botës me origjinë kineze janë rikthyer jo vetëm në kërkim të identitetit të tyre kulturor, por edhe për mundësi zhvillimi personal.

Për Wubate'er Bo'erzhijin, një 60-vjeçar i pakicës mongole, prejardhja kineze i ka sjellë shumë mundësi biznesi. Bo'erzhijin tregon se familja e tij e kishte prejardhjen nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme, por ai është vendosur në Pekin ku ka kryer studimet dhe ka krijuar miqësi. Ndonëse jeton në SHBA ai e quan veten pekinas.

Bo'erzhijin ka krijuar një shoqatë në Nju Jork për bashkatdhetarët e tij nga Kina, për të drejtat e tyre si ajo e pushimeve gjatë festave kineze. Ai është kryetar i Shoqatës për Promovimin e Ekonomik dhe Tregtar SHBA-Kinë.

Një eksperiencë e ngjashme është dhe ajo e Liut i cili ka mbaruar studimet master në Hollandë dhe ka vendosur të punojë në Kinë.

"Evropa nuk ka aq shumë mundësi zhvillimi dhe punësimi sa Kina," thotë Li

Me këtë dëshirë ai krijoi dhe Agjencinë "Rrënjët e mia kineze".

Sipas të dhënave zyrtare kineze të publikuara në prill të këtij viti, aktualisht ka më shumë se 50 milionë njerëz me prejardhje kineze që jetojnë jashtë shtetit. (Eda Merepeza)