">Ferma familjare e pronares së re<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ferma familjare e pronares së re
  2015-11-02 17:49:27

Me masat nxitëse të qeverisë,në Kinë po përhapet me ritme të shpejta vetëpunësimi, duke shtuar një forcë të re në zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 10 mijë kompani të reja në ditë, në Kinë, një pjesë e madhe e të cilave me pronare femra.

Çfarë vështirësish mund të hasin ato dhe si mund të zgjidhen problemet që i pengojnë në realizimin e ambicjes së tyre? Për këtë do të flasim në rubrikën e sotme.

Kjo është një fermë familjare në komunën Tong'nan të qytetit Chongqing të Kinës Jugperëndimore. Banorët vendës e vlerësojnë shumë historinë e suksesit të pronares 30 vjeçare Zhang Tian.

I ati i saj ka punuar gjithë jetën në sektorin e frutikulturës, ndaj me ndikimin e tij Zhang, që në fëmijëri ka marrë leksionet e para në këtë fushë. Në vitin 2012, ajo hoqi dorë nga puna në Pekin, ndonëse kishte një rrogë të mirë dhe hapi biznesin e saj në vendlindje. Me ndihmën e federatës vendore të grave, ajo mori me qira 7 hektarë tokë dhe regjistroi markën e vet të frutave. Lidhur me këtë, Zhang Tian thotë se gjithmonë kishte menduar për hapjen e këtij biznesi. Gjithësesi në fillim të krijimit të sipërmarrjes së saj private një rol të rëndësishëm luajti i ati i saj.

 

"Kur isha e vogël, kujtoj se im atë i mbante në krahë koshat me fruta për t'i dërguar më pas në qytet. Rruga ishte shumë e gjatë dhe shpesh binte shi. Një herë, kur pashë krahët e tij plot plagë nuk e mbajta dot të qarën. Kjo më ngacmoi dhe më nxiti të gjej një mënyrë për të lehtësuar sadopak jetën e tij. Tani, shumë njerëz që banojnë në qytete të mëdha kanë dëshirë të kalojnë kohën e lirë në natyrë. Kështu mendova se mund ti ftojmë qytetarët të vjelin fruta në kopshtin tonë, në vend që t'i dërgojmë në qytet për shitje", thotë Zhang.

Ajo ishte me fat, sepse krijimi i biznesit të saj përkoi me nxjerrjen nga qeveria të politikave të favorshme për zhvillimin e fermave familjare, ndërsa federata vendore e grave me financim shtetëror ndihmon femrat si Zhang Tian të zhvillojnë sipërmarrjen e tyre.

Puna e saj në fermë ka patur shumë zigzage. Për të zgjedhur pemë më të përshtatshme me fruta cilësore, Zhang dhe i ati vizituan disa nga krahinat e vendit, të dalluara për prodhimin e frutave. Në vitin 2012, ata zgjodhën një lloj dardhe në Pekin dhe për të mbjellë fidane e saj prenë 1 hektarë drurë frutorë ekzistues. Por pas 3 vjetësh dardha nuk dha cilësinë e parashikuar prej tyre.

"U mërzitëm shumë sepse duhet të nisnim nga e para mbjelljen e parcelës. Pas 3 vjetësh investim dhe punë, eksperimenti ynë dështoi. Frutat ishin më të vogla dhe me shije që nuk mund të krahasohej me ato që kishim provuar më parë. Nuk dija si të veproja ", tha Zhang.

Pas kërkimeve të arsyeve të këtij dështimi në burime të ndryshme, Zhang Tian zbuloi se dështimi ishte krijuar nga teknika e mbjelljes. Por nëse do të kryente rimbjelljen e fidanëve do të duhej të kalonin 3 vjet të tjerë dhe ajo nuk mund ta përballonte ekonomikisht. Kthesa ndodhi kur federata vendore e grave u njoh me këtë problem të saj dhe e ndihmoi me këshilla falas të një grupi agronomësh, të cilët nëpërmjet federatës ndihmojnë pronarët e fermave familjare si Zhang Tian.

 

"Sugjerimet e tyre ishin që të mos prisja pemët dhe në vend të tyre të mbillja fidanë. Fillimisht duhet të kryeja shartim me lloje të ndryshëm drurësh frutorë dhe më pas të prisja pjekjen e frutave. Kështu pas këtij procesi mund të zgjeroja sipërfaqen e mbjelljes", tha Zhang.

Nën drejtimin e ekspertëve, ferma familjare e Zhangut shpëtoinga falimentimi. Sipas znj. Chen Chunlu, përfaqësuese e federatës vendore, tani në qytetin Chongqing ka mbi 20 grupe të tilla që ndihmojnë krijuesit e rinj të bizneseve familjare.

Përveç udhëzimeve të marra nga agronomët, Zhang Tiani nisi të drejtonte kurset e organizuar nga federata e grave në ndihmë të fshatareve të zonës. Në një qoshe të kopshtit të saj të frutave Zhang ndau përvojën e saj për menaxhim, luftimin e insekteve që dëmtojnë pemët etj.

"Unë ofroj një platformë reale për kursantët. Një familje mund të nisë fermën e saj në 1 hektar tokë dhe i ndihmoj me farëra e fidanë si dhe teknikën e mbjelljes së tyre", tha Zhang Tian.

Sipas Librit të Bardhë mbi Barazinë Gjinore dhe Zhvillimin e Femrave, botuar në shtator nga qeveria kineze, në vitin 2013, mbi 45% e popullsisë së aftë për punë e përbënin femrat. Deri tani, janë krijuar mbi 200 mijë "Shkolla të Grave", të cilat ofrojnë kurse për gati 200 milionë fshatare për të përvetësuar teknika të reja bujqësore.

Aktualisht ferma e e familjes Zhang Tian është zgjeruar në 15 hektarë, ku klientët qytetarë mund të vjelin fruta freskëta, të shijojnë gatime karakteristike të zonës dhe të çlodhen nga stresi i përditshëm.