">Njihuni me hot pot-in kinez<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Njihuni me hot pot-in kinez
  2015-10-30 11:52:21

Me ftohtjen e motit, nuk ka gjë më të mirë e më të shijshme se hot pot-i apo poçja e nxehtë. Për këtë pothuajse nuk nevojitet asnjë zotësi në gatim. Mjafton të fusni në poçen që zien mishin, prodhimet e detit, perimet etj. Ka një aromë të mrekullueshme. Zakonisht makaronat hidhen të fundit në këtë supë me vlera të larta ushqyese.

Të ngrënit hot pot apo "huoguo" në restorant është një aktivitet argëtues me miqtë dhe familjarët pasi të gjithë mund të kenë mundësi të shijojnë së bashku ushqimin e shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë shumë të shijshëm.

Në restorantet e profilizuara si hot pot, është vetë klienti ai që e gatuan ushqimin e tij të preferuar nëpërmjet sobës së gazit të vendosur në qendër të tavolinës. Një grup njerëzish ulen rrotull tryezës dhe futin me shkopinj ushqime të gjalla në një poçe me supë të valuar; pas zierjes, ata i zhytin ushqimet në salcë dhe i hanë.

Ushqimet porositen të freskëta sipas dëshirës, mishi i qengjit apo i viçit, prodhimet e detit dhe perime të freskëta. Pasi i lëmë të gatuhen në ujin që zien i konsumojmë së bashku me salcat e ndryshme.

Restorantet e tipit hot pot mund të ofrojnë supëra të veçanta (tangdi) po ashtu edhe salca të shumëllojshme, por me sa duket ajo që e dallon një restorant hot-pot nga një tjetër qëndron tek freskia e ushqimeve që do të përdoren.

Thuhet se hot pot e ka origjinën nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme dhe më pas u bë pjesë e kuzhinës së Kinës veriore.

Provinca e Sichuanit në jugperëndim të Kinës është shumë e famshme për hot pot-in e saj pikant. Ndërsa hot-pot kantonez është i famshëm më shumë në Hong-Kong dhe Tajvan.

'Huoguo-ja e Siçuanit është djegëse dhe shumë e shijshme. Supat dhe përbërësit me të cilat gatuhet huoguo-ja janë të shumëllojshme, duke përfshirë mishin e viçit, mishin e qengjit, peshkun, perimet etj

Huoguo-ja e Pekinit

Huoguo-ja e Pekinit, e njohur gjithashtu si hot pot me mish qengji, karakterizohet nga shuanyangrou (mish qengji i zier me shpejtësi.

Sot, disa restorante të tipit hot pot në Pekin ofrojnë një poçe të nxehtë të të ndarë në disa pjesë me lloje të ndryshme supash në secilën pjesë, ku zhyten ushqime të ndryshme disa pikante e disa jo.

Huoguo-ja e Sichuanit

Huoguo-ja e Sichuanit është e famshme pasi është tepër pikante dhe njihet si një nga më tradicionalet në Kinë. Gjithashtu një tjetër veçanti e huoguo-së së Sichuanit është se në të përdoret lloj i ndryshëm mishi si psh. Mish viçi, mish derri, mish pule dhe peshk.

Qytetet si Chengdu dhe Chongqing ofrojnë stilin e tyre të hot-pot.

Shabu-shabu

Shabu-shabu është një hot pot tajvanez. Në këtë hot përdoret mish i prerë hollë dhe perimet dhe zakonisht shërbehet me salca nga gatimet tajvanez.

Hot pot-i tajvanez ka shumë ndryshim nga huoguo-ja: Shabu-shabu vjen me shije pak të ëmbël. Në fakt konsiderohet si ushqim dimri, por konsumohet pothuajse gjatë gjithë vitit.

Shabu-shabu tradicional shërben gjithashtu mish të gatuar me perime. Zakonisht ato shërbehen në salcë soje ose salcë susami përpara ngrënies në një tas.

Hot Pot 789 ka karakteristika të ndryshme, poçja është më e vogël dhe çdokush mund të ketë një personale – shumë njerëz e konsiderojnë këtë mënyrë si më higjenike. Në këtë vend është më qetë se në restorantet e mëdha të karakterit hot pot, me tavolina të rrumbullakëta të tejmbushura.

"DIY Hot Pot"

Tavolina në formë rrumbullake është më e përshtatshmja, megjithatë edhe tavolinat e tjera janë të përdorshme.

Në fillim është mirë që të mos e mbushim poçen menjëherë. Për të ngrënë një vakt në hot pot nevojiten tasi, shkopinjtë ose piruni dhe luga.

Salcat e ndryshme

Rekomandohet kombinimi i salcës së sojës, vaj susami, salcë shacha etj. Salcat zgjidhen sipas preferencave të gjithë secilit. Mund të përdorni edhe uthull, hudhra dhe speca djegës.

Po çfarë përqejmë më shumë në stinën e dimrit? Përgjigja është e thjeshtë, ushqime që mudn të nga ngrohin trupin dhe të na ngrenë humorin. Ja pse hot pot, apo huoguo-ja është e rëndësishme tek kinezët në stinën e dimrit.

Në stinën e dimrit, kur temperaturat janë të ulëta dhe fryn erë e ftohtë, njerëzit preferojnë të hanë ushqime që mund të ngrohin për një kohë të shkurtër trupin. Për këtë, hot pot është i shijshëm dhe një zgjedhje e zgjuar. Familjarët ose grupe miqsh ulen rreth tavolinës dhe hanë nga një poçe e nxehtë që gjendet në mesin e tavolinës, duke gatuar së bashku, shijuar pije të ndryshme dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin.

Shumë të tjerë preferojnë të hanë pasi kërkon një farë aktiviteti, pra gatimi i ushqimit të preferuar. Klientët në një restorant të tillë zgjedhin, perime e lloje të ndryshme mishi, kërpudha, prodhime deti etj. Ushqimi është i ngrohtë, i freskët dhe i shijshëm. Të gjithë miqtë në një tavolinë ndajnë të njëjtën poçe, megjithatë ato përdorin salca të ndryshme për shijimin e ushqimeve.

Një prej klientëve në një restorant hot poti shprehet

"Familja jonë e preferon shumë hot potin në stinën e dimrit. Gjatë një dreke apo darke në këtë restorant ne mund të argëtohemi shumë me njëri-tjetri, duke kaluar një kohë të këndshme së bashku."

Hot poti ka një histori shumë të gjatë në Kinë.

Vetë poçja zakonisht është prej metali. Në të kaluarën, për zierjen e supave përdorej qymyrguri, ndërsa në ditët e sotme përdoren gazi dhe elektriciteti.

Gjithashtu në ditët e sotme këtë mënyrë gatimi e gjejmë në larmi të ndryshme. Sot, një tjetër mënyrë është ngrënia në poçen personale, e ka origjinën nga Japonia dhe është shndërruar në një trend në shumë qytete të Kinës. Në Pekin gjithashtu, sa vjen e më shumë restorante po e aplikojnë këtë metodë.

Dallimi më i madh ndërmjet poçes personale dhe asaj tradicionale është se gjatë ngrënies çdokush e ka poçen pranë vetes.

"Është shumë e përshtatshme të kesh poçen tënde personale. Gjithashtu të hash hot pot në dimmer është me të vertetë një kënaqësi e veçantë."

Megjithatë hot pot personal mudn të shkaktojë mungesën e ndenjës së të ngrënit së bashku, që e favorizon hot poti tradicional, por idea e poçes personale ka të bëjë më shumë me ushqimin e shpejtë, dhe shihet si si më higjenike, se sa të ngrënit në një poçe të vetme.

Për më tepër, hot pot nuk është vetëm një kënaqësi në stinën e dimrit, por mund ta konsumojmë gjatë gjithë vitit. Në stinën e verës në Pekin, për shkak të temperaturave të larta, darkat kryesisht me hot pot shijohen në ambjente të jashtme.