20151026Hotpot1 |
Në 12 nëntor të këtij viti do të hyjë në fuqi regjimi i ri i politikës dypalëshe të vizave midis ShBA-së dhe Kinës. Si pas këtij rregjimi të ri vizat me shumë hyrje-dalje do të jepen për një afat më të gjatë, ndërsa vizat turistike dhe të biznesit do të zgjaten nga 1-10 vjet, si dhe vizat studentore do të kenë një afat 5 vjeçar.
Marrëveshja për regjimin e ri të vizave midis dy vendeve të mëdha u arrit gjatë vizitës së presidentit amerikan Obama në Pekin me rastin e Samitit të APEC_ut. Më parë marrëveshja e vizave kishte nje vlefshmëri 1 vjeçare. Statistikat tregojnë një rritje të dukshme të kinezëve që aplikojnë për vizë amerikane, qysh kur nisi liberalizimi i vizave. Në dhjetorin e kaluar deri në janar mbi 350 mijë viza jo-emigrimi u lëshuan për aplikuesit kinezë, duke shënuar një rritje me 68.2% të tyre nga viti në vit.
Rritja e madhe e turistëve kinezë jashtë vendit vitet e fundit i drejtohet më së shumti destinacioneve turistike të SHBA-së dhe kjo është favorizuar me lehtësimin e politikës së vizave, të ndërmarrë vitet e fundit.
Gjatë Vitit të Ri kinez në fillim të vitit 2015 mbi 5 milion kinezë i kaluan pushimet dimërore në ShBA, njofton Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës. Numri i kinezëve që kanë vizituar si turistë SHBA-në është rritur 4 here nga viti 2009, që ishte 525 mijë për të shkuar në shifrën 2.2 milion në 2014, njofton Zyra Kombëtare e Udhëtimeve dhe e Turizmit e SHBA-së.
Në muajin korrik të këtij viti një raport i publikuar nga Akademia e Turizmit e Kinës tregon se SHBA-ja është votuar për herë të parë si destinacioni kryesor i turistëve kinezë. Duke ofruar një pamje të pasur urbane, transport të mirë vendor dhe shërbime miqësore për kinezët, SHBA-ja shihet si një mundësi e mirë udhëtimi për turistët kinezë.
Çfarë përfitojnë kinezët nga vizat 10 vjeçare amerikane?
Me pajisjen me një vizë 10 vjeçare me shumë hyrje-dalje turisti kinez apo një biznesmen nuk ka përse të paguajë çdo vit taksën prej 160 dollarë të aplikimit për vizë, siç ishte më parë procedura. Në këtë mënyrë kursehen në 10 vjet, 1760 dollarë.
Turistët kinezë nuk kanë përse të nguten për të parë sa më shumë vende në një vizitë të vetme, pasi tashmë e kanë mundësinë të rikthehen në SHBA për të zbuluar vende të tjera interesante për turizëm. Kur vizat turistike amerikane për kinezët ishin vetëm 1 vjeçare, këta të fundit në një udhëtim lodheshin pa masë pasi dëshironin të vizitonin sa më shumë vende, nga pamundësia për tu rikthyer atje.
Për studentët kinezë që kryejnë studimet në SHBA, politika e re e liberalizimit të vizave u krijon mundësi prindërve dhe miqve të tyre që ti vizitojnë ata më shpesh. Statistikat e Institutit amerikan ndërkombëtar të arsimit tregojnë se të ardhurat e studentëve kinezë përbëjnë 28% të studentëve të huaj në SHBA në 2014。
Familjet dhe miqtë e studentëve kinezë në SHBA tashmë nuk kanë për të rinovuar vizat e udhëtimit çdo vit, çka do të ulë dhe shpenzimet e tyre në këtë drejtim.
Për shkak të numrit në rritje të qytetarëve kinezë që vizitojnë SHBA, shumë linja ajrore janë shtuar dhe ofrojnë opsione gjithnjë e më të mëdha fluturimi për pasagjerët kinezë. Në fillim të këtij viti kompania Delta Airlines kishte fluturime direkte nga Shangai në Los Angeles, kompania ajrore China Eastern Airlines nisi fluturimet direkte nga Nanjingu në Los Angeles, ndërsa kompania Hainan Airlines nisi fluturimet direkte nga Pekini në San Jose të Kalifornisë.
Për turistët aventurierë dhënia e vizave 10 vjeçare ofron më shumë mundësi të njohin vende të reja pa aplikuar për vizë.
Kështu qytetarët me pasaportë kineze të pajisur me vizë amerikane 10 vjeçare me shumë hyrje-dalje mund të qëndrojnë në Bermuda dhe Meksikë 180 ditë , ndërsa në Republikën Domenikane dhe në Honduras në një afat 30 ditor. Vizitorët kinezë gjithashtu lejohen të qëndrojnë në Korenë e Jugut për 30 ditë dhe në Singapor për 96 orë nëse, kur udhëtojnë për në SHBA. Me rritjen e numrit të turistëve kinezë në SHBA industria amerikane e turizmit ka shtuar shërbimet miqësore për kinezët. Shumë hotele, restorante dhe dyqane në SHBA kanë një staf të trajnuar që njeh gjuhën kineze. Madje mjaft prej këtyre njësive njohin zakonet kineze si shërbimi i çajit, i noodles të çastit dhe të tjera tradita që i bën turistët kinezë të ndjehen si në shtëpi. Qytetarët kinezë që disponojnë vizë me afat 10 vjeçar me shumë hyrje-dalje në SHBA nxiten të vizitojnë Guam, pika më e afërt e territorit amerikan me Kinën. Ky ishull i banuar ndodhet në Oqeanin Paqësor në Mikronezi dhe atje arrihet me një fluturim prej 3 orësh nga Kina. Ishulli Guam është mjaft i ngjashëm me Havain, por me një sipërfaqe më të vogël dhe jo aq i populluar. Dhe gjëja më e mirë kur e viziton atë është se nuk përballesh me vështirësitë e ndryshimit të orës.
(Eda Merepeza)