">
Nëse doni të përmirësoni humorin shkoni në kuzhinë. Studime kanë treguar se këto 5 ushqime në dietën tuaj përmirësojnë humorin:
Thjerrëzat
Studimet e Universitetit Tufts mblodhën të dhënat e mbi 3,000 personave nga mosha 15 deri në 39 dhe gjetën se ata që vuanin nga depresioni kishin përqindje më të ul[ët folatesh në gjakun e tyre se ata që nuk kishin qenë kurrë me depresion. Një dietë me folate ju ndihmon të mbani larg depresionin..
Ushqime të tjera që përmbajnë folate janë: lëngu i portokallit, spinaqi, fasulet, qiqrat dhe avokadot.
Salmoni
Salmoni është i pasur me vitaminë D dhe omega-3. Ai jo vetëm që ndihmon shëndetin e zemrës, por ngadalëson procesin e plakjes dhe ul rrezikun për humbjen e kujtesës.
Mund ta gatuani në furrë, ta konsumoni të tymosur, ose në sushi, mund ta përdorni në sallatë, makarona etj.
Ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore omega-3 janë toni, sardelet, farat e lirit, vaj kanole dhe farat e kungullit.
Kosi
Serotonina është një substancë që rregullon ndjenjën e urisë, lumturisë dhe mirëqënies. Kjo substancë rritet nga drita e diellit. Me uljen e orëve me diell gjatë dimrit, mungesa e diellit pengon punën e serotoninës në organizëm.
Tryptophan është një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës, dhe ky aminoacid gjendet tek kosi.
Ushqime të tjera me tryptophan janë gjeli i detit, mishi i pulës, mishi i viçit, soja, fasulet, arroret dhe vezët.
Mishi i viçit
Mungesa e zinkut është lidhur me sjelljen depresive tek studimet që janë kryer tek kafshët. Ushqimet me bazë shtazore si mishi i viçit kanë përmbajtje të lartë zinku, por duhet ta zgjidhni atë pa dhjam..
Ushqime të tjera që përmbajnë zink janë gocat e detit, mishi i pulës , kosi bajamet etj.
Kërpudhat
Shumë studime kanë treguar se vitamina D ndihmon në luftën kundër depresionit sezonal, pasi ndihmon në prodhimin e serotoninës. Për shkak se trupi ynë e sintetizon këtë vitaminë vetëm ndaj ekspozimit ndaj diellit, gjatë muajve të dimrit mund të keni nivele të ulëta të kësaj vitamine. Vitamina D ndihmon që neurotransmetuesit e trurit të punojnë më mirë – dhe kjo është një tjetër arsye pse duhet të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë të vitaminës D, siç janë kërpudhat.
Ushqime të tjera që përmbajnë vitaminë D janë qumështi, salmoni, toni, lëngu i portokallit, veza etj.
Zhvilloni syrin e tretë me meditim
Intuita është ajo ndjenja kur e kuptoni se diçka do ndodhë së shpejti, kur pavetëdija juaj ju paralajmëron. Ndryshe ajo quhet dhe syri i tretë.
Në një kohë kur jo shumë njerëz janë të bekuar me intuitën, ata mund ta zhvillojnë atë me meditim.
Nëse keni intuitë të zhvilluar do të jeni më të suksesshëm pasi do të kuptoni më mirë njerëzit e afërt dhe të gjithë ata që ju rrethojnë. Po ashtu intuita ju ndihmon të jeni të suksesshëm në punë dhe në karrierë. Pra, me intuitë ju kuptoni njerëzit rreth jush dhe situatat e ndryshme.
Me meditim arrini të gjeni paqe të brendshme.
Nëse truri juaj është gjithnjë duke punuar dhe i mbushur me mendime që ju shqetësojnë, atëherë intuita juaj mund të mos jetë e zhvilluar. Për këtë ju këshillojmë të regjistroheni në ndonjë klasë joge apo mund të meditoni në shtëpi duke marrë frymë thellë, me një ritëm të njëjtë dhe duke larguar të gjitha mendimet negative nga koka.
Mposhtni stresin për 10 minuta
1. Hidratohuni
Largojeni stresin me ujë thotë Lisa Reed. Konsumoni ujë dhe do të çlironi tensionin
2. Merrni frymë thellë
Ekspertët thonë se meditimi ose dhe thjesht marrja frymë thellë për 1 minutë çliron stresin dhe ju bën të ndiheni më mire. Merrni frymë thellë, boshatiseni mendjen nga mendimet e kota dhe nga çdo e kaluar. Qëndroni në të tashmen, ndjeni momentin dëgjoni frymëmarrjen. Do të ndiheni shumë mirë pas këtij ushtrimi.
3. Ushtrime
Është provuar se ushtrimet largojnë stresin. Madje edhe me vetëm 10 minuta aktivitet mund të ketë rezultat. Kërceni me litar, dilni për një shëtitje ose vraponi. Sa më aktivë të jeni aq më të ulëta do jenë nivelet tuaja të stresit.
4. Shkruani
Autorja e shumë librave, Vanessa Cunningham na sugjeron se të shkruash apo të mbash një ditar çdo ditë mund të ketë shumë efekt në reduktimin e stresit dhe ankthit.
5. Mbani frymën
Ashtu si frymëmarrja e thellë, një tjetër metodë që ndihmon për të larguar stresin është mbajtja e frymës. "Merrni frymë thellë dhe mbajeni derisa të keni mundësi, e më pas nxirreni ngadalë" sugjeron trajneri Chris Weiler.
6. Qeshni
Studimet kanë treguar se e qeshura çliron tensionin, prandaj gjeni diçka që ju bën të qeshni, ndoshta shihni ndonjë video për të qeshur në YouTube.
7. Masazh fytyre
Lauren Roxburgh thotë se një masazh i mirë fytyre ndihmon në largimin e stresit. Ka disa mënyra për ta bërë këtë, mund të fërkoni tëmthat për 5 minuta, do të qetësoheni pa masë.
8. Aromaterapi
Studimet kanë treguar se nivelet e stresit ulen tepër nga përdorimi i aromaterapisë. Ndizni një qiri aromatik ose temjan dhe përdorni aroma të mira për trupin. Roxburgh sugjeron levandon për relaks të garantuar. Gjithashtu, mund të bëni dhe një banjë të ngrohtë me aroma të ndryshme.
9. Qëndrimi në diell
"Ku hyn dielli nuk hyn mjeku" thotë populli. Dhe në fakt me të drejtë, ekspertët thonë se qëndrimi për të paktën 15 minuta në diell mund të ulë nivelet e stresit