20151012Hotpot1 |
Tu Youyou, e para kineze fituese e çmimit Nobel në shkencë, pas marrjes së tij ka deklaruar se " nuk ka ndonjë rëndësi të madhe çmimi, por rëndësi ka përdorimi i zbulimit të saj".
"Të fitosh apo jo Nobelin nuk ka rëndësi për mua, por është një nderim për mjekësinë tradicionale kineze, një burim frymëzimi që duhet vazhduar më tej". Me këto fjalë është shprehur Nobelistja 80 vjeçare kineze Tu për agjencinë e lajmeve Xinhua.
Kush është Tu Youyou
Zonja Tu fitoi çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi për studimin e saj që i kushtohet trajtimit të sëmundjes së malaries. Ajo e ndan çmimin e akorduar nga Akademia Suedeze të hënën e kaluar me irlandezin William Campbell dhe japonezin Satoshi Omura.
Shkencëtarja kineze Tu ka zbuluar Artemisinin,një medikament që ul ndjeshëm nivelin e vdekshmërisë tek personat e prekur nga malaria.
Në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, menjëherë pas marrjes së Nobelit, zonja Zu u shpreh që terapia kundër malaries bazohet në kërkimet e saj në mjekësinë tradicionale kineze. Duke e cilësuar çmimin si një nder të madh, ajo ja dedikon më së shumti bashkëpunëtorëve të saj në studim duke thënë se "Nobeli u takon shkencëtarëve dhe përpjekjeve të tyre, për të sjellë mjekësinë tradicionale kineze në vëmendje të komunitetit shkencor ndërkombëtar".
"Artemisinin është një dhuratë për popujt e botës nga mjekësia tradicionale kineze, tha nobelistja Tu. Ajo ka nënvizuar se sa e rëndësishme është lufta kundër malaries dhe sëmundjeve të tjera infective, si dhe mbrojtja e shëndetit të njerëzve kudo në botë.
Në një letër urimi, kryeministri kinez Li Keqiang vlerëson nobelisten Tu dhe shprehet se " Çmimi i dhënë shkencëtares Tu simbolizon përpjkejet e Kinës në fushën shkencore dhe teknologjike, si dhe kontributin e shquar të mjekësisë tradicionale kineze, duke nxjerrë në pah zhvillimin e vrullshëm të Kinës dhe rritjen e prestigjit të saj në arenën ndërkombëtare".
Studjuesja Tu ka treguar në intervistë se çfarë pune kolosale është kryer prej saj dhe ekipit të studjuesve kinezë, duke analizuar elementet e efektshëm të krimbit të drurit në rreth 190 prova. Për tu siguruar për mjekimin e ri që kishin zbuluar, shkencëtarja Tu dhe ekipi I saj e kanë provuar atë së pari personalisht, në mënyrë vullnetare.
Nobelistja Tu është e martuar që në vitin 1963 dhe ka dy vajza.
Çmimi Nobel dhe kontributi i TMC
Pas dhënies së çmimit, kryetari I Komitetit të Nobelit, Juleen R. Zierath ka thënë për mediat ndërkombëtare se "frymëzimi që shkencëtarja kineze Tu ka patur për shpikjen e saj nga mjekësia tradicionale kineze është shumë i rëndësishëm.
Ndërsa vetë shkencëtarja Tu thotë se një pjesë e vlerësimit të studimit i takon mjekësisë tradicionale kineze por e kombinuar me teknologjinë moderne.
Shkencëtarë të ndryshëm kinezë kanë vlerësuar studimin e zonjës Tu dhe ekipit të saj për trajtimin e sëmundjes së malaries, bazuar dhe në metodat e mjekësisë tradicionale kineze. Por ata venë në dukje se kjo nuk është e mjaftueshme pa rezultatet shkencore të studimit. Chen Zufeng professor i Universitetit të Framacisë Fudan në Shangai duke komentuar vlerësimin e zonjës Tu me çmimin Nobel është shprehur se zbulimi është rezultat i kërkimeve në barnat e mjekësisë tradicionale kineze dhe modernizimi i shkencës së farmakologjisë. Ndërsa Rao Yi kryetar i Shkollës së Shkencës në Universitetin e Pekinit ka thënë se mjekësia tradicionale kineze ka ende shumë hapësirë për zbulime shkencore në të mirë të njerëzimit.
Vlerësime
Bu Pengbin, një ish student i mjekësisë tradicionale kineze në Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore thotë se zonja Tu shpesh vizitonte laboratorët e kësaj Akademie dhe nxitte studentët për studimin e mjekësisë tradicionale. Ndonëse një 80 vjeçare, Nobelistja Tu thotë se ajo ka ende shumë për të bërë në fushën e zbulimit shkencor.
Në qytetin e saj të lindjes Ningbo në provincën lindore Zhejiang ndodhet shtëpia e fëmijërisë e zonjës Tu, ku ajo ka banuar deri para se të niste studimet universitare në Pekin. Pas marrjes së çmimit Nobel nga bashkëqytetarja e tyre banorë të moshave të ndryshme të këtij qyteti bëjnë foto në këtë shtëpi, ku 80 vite më pare u lind dhe u rrit Nobelistja e pare kineze në fushën e shkencës Tu Youyou.(Eda Merepeza)