">Ndryshimi i mendësisë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ndryshimi i mendësisë
  2015-10-08 16:26:39

"Kina po kalon nga rritja e lartë ekonomike në një rritje normale dhe të qëndrueshme. Kjo ka ndryshuar mendësitë e njerëzve kur vendosin të zgjedhin paketa turistike. Tashmë turistët kinezë nuk preferojnë që në 10 ditë të vizitojnë 10 shtete europiane, siç bënin dikur" thotë Chen Ji, zëvendës-drejtor i "Rooster Tours ", që është një agjenci turistike me bazë në Barcelona të Spanjës. E themeluar në vitin 1993 kjo agjenci është mjaft e preferuar nga turistët kinezë prej 20 vjetësh.

Krahasuar me Italinë dhe Francën që janë destinacionet më popullore për turistët kinezë tashmë dhe Spanja ka një numër të madh të tyre, por jo shumë e frekuentuar për shkak të mungesës së linjave direkte ajrore.

"Në vitin 2014,numri i turistëve kinezë që vizituan Spanjën arriti në 200 mijë dhe në vazhdim ai është rritur. Qeveria spanjolle ka parashikuar që deri në vitin 2020 numri vjetor i turistëve kinezë të arrijë në 1 milion," thotë Chen. Sipas tij shumë turistë kinezë prej 30 vjetësh kanë kryer vizita të shumta turistike anembanë botës dhe tashmë kanë preference më specifike për udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Në opinionin e turistëve kinezë Spanja nuk është e famshme vetëm për futbollin dhe arkitekturën, por edhe për peizazhet e mrekullueshme. Agjencia turistike Rooster Tours organizon ture golfi sipas kërkesave të turistëve kinezë. Gjatë një pakete turistike 15 ditore në Spanjë klientët kanë rast që disa ditë të merren me golfin, sportin e tyre të preferuar.

Disa turistë kinezë udhëtojnë për studime. "New Chapters" është një kompani britanike e fokusuar në arsimin britanik dhe ajo organizon ture për klientët kinezë të interesuar të njohin nga afër shkollat britanike, kulturën e këtij vendi.

"Ka klientë që duan të mësojnë rreth artit perëndimor, rreth antikuareve , dizenjimit. Për këtë qëllim organizojmë takime me dizenjues të njohur britanikë të cilët u demonstrojnë planet e tyre të punës në të ardhmen" thotë Esther Leong, bashkëthemeluese e agjencisë New Chapters.

Turistët kinezë janë të interesuar të njohin historinë, traditat dhe kulturat e vendeve të tjera. Ka raste kur prindërit kinezë marrin në udhëtime turistike fëmijët e tyre, të cilët kanë rast të shohin nga afër universitetet e shkollat e famshme të Europës.

Sipas të dhënave 24.8% e turistëve kinezë preferojnë të udhëtojnë në grupe, 23.8% në çift, ndërsa udhëtime familjare preferojnë 21.4% e turistëve. Sipas drejtuesve të agjencive turistike, prirja e udhëtimeve turistike të kinezëve po ndryshon nga shumë-destinacione në shumë-eksperienca.

Udhëtime të pavarura turistike

Studjuesit e turizmit janë të mendimit se turistët kinezë vitet e fundit po bëhen gjithnjë e më shumë të pavarur në zgjedhjen e udhëtimeve të tyre.Nëse i referohemi të dhënave të fundit të China Internet Network Information Center, aktualisht Kina ka mbi 618 milion përdorues internet, 80% e të cilëve kanë hyrje në web nëpërmjet celularit. Duke përfituar nga rritja dinamike e teknologjisë së avancuar prirja aktuale është që shumica e turistëve kinezë jashtë vendit, rreth 53% e tyre i kryejnë vetë rezervimet e hoteleve, avionëve dhe qendrave turistike që dëshirojnë të vizitojnë. Në shumicën e rasteve ata përdorin app (aplikimet) në celularin e tyre ose nëpërmjet agjencive turistike.

Lü Jiaying, asistent professor pranë Shkollës së Lartë të Manaxhimit në Universitetin Zhejiang thotë se udhëtimet e organizuara nga vetë turistët po zëvendësojnë paketat turistike në tregun kinez të turizmit. "Udhëtimet e organizuara nga agjencitë sipas preferencave të klientëve janë një ndërthurje e personalizimit të udhëtimit si dhe ndërmjetësimit të agjencisë", thotë Lu. Sipas tij kjo formë e re e turizmit mund të konsiderohet si një segment i ri në tregun e turizmit në Kinë.

Lü është i mendimit se të rinjtë do të jenë burimet kryesore të këtij lloj turizmi të ri. Ata kanë plot energji, personalitet dhe kërkesa që u japing mundësi agjencive të orientohen drejt në ofertat e dhëna. Analistët mendojnë se kjo mënyrë e re e turizmit shumë shpejt do të mbizotërojë në tregun gjigand të turizmit në Kinë.

(Eda Merepeza)