">Preferencat turistike të kinezëve ndër vite<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Preferencat turistike të kinezëve ndër vite
  2015-10-08 16:26:39

Itinerar turistik sipas kërkesave të klientëve

Kina ka tregun më të madh të turizmit në botë. Në vitin 2014 turistët nga Kina kryen 3.61 miliard udhëtime, ndër të cilat 116.59 milion jashtë vendit.

Deborah Popely asistent profesore pranë Kolegjit të Menaxhimit thotë se Kina e ka kaluar tashmë SHBA-në që zinte vendin e pare në botë për tregun më të madh të turizmit. Përveç kësaj turistët kinezë kanë tejkaluar turistët amerikanë dhe gjernamë për sa i përket shpenzimeve gjatë udhëtimeve turistike jashtë vendit duke arritur në vitin 2013 në 25% të konsumit të produkteve të luksit në botë.

Por turizmi në shtresat e ndryshme të klientëve nga Kina është i ndryshëm dhe prirja e tij vitet e fundit është pasuruar. Kinezët me të ardhura më të mëdha preferojnë mënyra të reja për zhvillimin e turizmit jashtë vendit.

 

Ndërsa punonte si korespondent nga Kina për median gjermane, Henrik Bork kishte kryer mjaft udhëtime për të pare potencialet turistike të Kinës. Në Pekin në vitin 2013 ai prezantoi lychee.com, një agjenci udhëtimi online për hotele luksoze. Agjencia e tij ofronte fillimisht vetëm rezervimin e hotelit, por klientët donin të dinin se cili do të ishte itinerary i vizitës së tyre, ndaj Bork nisi të ofronte paketa turistike bazuar në preferencat dhe buxhetin e turistëve.

Bork tregon se kohët e fundit një bankë kineze kishte kërkuar nga agjencia e tij e udhëtimit të përgatiste një tur për disa klientë VIP të saj. Mësuam prej tyre numrin e turistëve dhe datat kur donin të udhëtonin, thotë Bork. Por gjithashtu mësuam dhe buxhetin që ata donin të shpenzonin për udhëtimin turistik si dhe preferencat e klientëve.

Agjencia e Borkut studjon preferencat e klientëve, bën rekomandimet dhe u dërgon atyre një plan paraprak udhëtimi. Plani mund të ndryshojë sipas kërkesave të klientit deri ditën e nisjes së tij për udhëtim. Agjencia është mjaft e kujdesëshme me privatësinë e kërkesave të klientit dhe nuk i bën ato publike. Një nga udhëtimet e kohëve të fundit organizuar nga kjo agjenci një ditë të tërë i shoqëroi turistët në një kështjellë në Londër, ku përfshihej dhe dreka me një dukë londinez.

"Udhëtimet tona përfshijnë eksperienca unike për klientët tanë, pasi dhe kostoja e tyre varion nga 500 mijë deri në 1 milion dollar për një udhëtim ", thotë Bork.

Janë të pakta kompanitë turistike që ofrojnë shërbimin e personalizuar të turizmit.

Agjencia e Borkut ofron udhëtime mjaft të bukura dhe argëtuese ndër të cilat klienti mund të shkojë për safari në Afrikë, të ndjekë nga afër kafshët më të egra të planetit, por edhe mund të notojë i zhytur pranë peshkaqenëve, sigurisht brenda një kafazi të hekurt që ruan jetën e tij. Agjencia e udhëtimit Lychee.com siguron ture në kishën e njphur Sagrada Familanë Barcelonë të Spanjës ose në Muzeun Luvër të Parisit. Kjo agjenci turistike organizon 2-3 ture në muaj dhe bën të ditur se përgjithësisht klintët e saj janë biznesmenë apo drejtues institucionesh si dhe kinezë të pasur.

Kjo përvojë është krejtësisht e re dhe e ndryshme krahasur me turizmin e kinezëve 30 vjet më pare.

Ture të mërzitëshme

Han Yongwei, presidenti i agjencisë turistike Chi Chu Travel, kur flet pë median kineze Global Times tregon se dikur agjencitë turistike ofronin paketa shumë të mërzitshme dhe pa fantazi. Sipas tij agjencitë ofronin një itinerar të vetëm për turistët, i cili kishte shumë pak veprimtari interesante dhe as nuk merrej në konsideratë preferenca e klientëve turistë.

"Zakonisht udhëtimet turistike të agjencive kineze mblidhnin klientët, të cilët ishin totalisht të panjohur dhe u ofronin një guide, i cili i trajtonte klientët sikur të ishte kujdestar i tyre." thotë Han. Kështu ai e shpjegon faktin se përse vende të njohura për turistët nga e mbarë bota si Champs Elysees në Paris apo duty-free shops në Hong Kong ishin gjithmonë të tejmbushura me turistë kinezë, ndërkohë që vende të tjera shumë argëtuese injoroheshin nga agjencitë.

Vetë Hani kujton se kur kishte vizituar një here Gjermaninë kishte pare grupe motociklistësh që garonin dhe kjo i ishte dukur interesante. Kur krijoi agjencinë e tij Han krijoi paketa turistike të veçanta për ata klientë që dëshirojnë të shëtisin me motor rrugëve të Europës.

Ai shpenzoi 7 vjet për të realizuar projektin e turizmit me motorra de në vitin 2006 nisi grupin e pare të turistëve kinezë në Gjermani dhe Zvicër për pushime me veprimtari motorçiklistike. Turistët kinezë me passion për motorrat i nganë ata në autostradat europiane, u ndalën për të vizituar vende që u pëlqyen, fjetën në kampingje dhe u bënë pjesë e festive të vendeve ku kalonin. Suksesi i arritur me këtë tur kaq të veçantë bëri që pronari i agjencisë turistike Han, ta përfshijë si një paketë të veçantë të agjencisë së tij

Përveç Italisë dhe Francës që nuk njohin lejet kineze të qarkullimit, vende të tjera europiane si Gjermania, Zvicra dhe Spanja I lejojnë turistët kinezë të udhëtojnë me makina. Edhe këtë mundësi të turizmit agjencia e Hanit e ka shfrytëzuar, për të krijuar sa më shumë larmi në ofertat e saj.

"Turistët mund ta ndjekin itinerarin duke ngarë makina të marra me qira. Kjo është një mundësi për të shijuar nga afër dhe sipas dëshirës vendet që ata vizitojnë", shprehet Han.(Eda Merepeza)