">Sinusiti,si ta trajtojmë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Sinusiti,si ta trajtojmë
  2015-09-25 16:04:57

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe, sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë te saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por, disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje, e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.

Kurimi

Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme.

Llojet e sinozitit

Sinoziti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave (seno) të parahundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes, sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap më shumë hapësira (seni), quhet polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave, duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit, që quhet essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mucopolisakarid dhe qeliza ematike). Por mund t'i kemi edhe të llojit me formim ose jo te "puss" (material me linfocite të vdekura).

Shkaktarët

Sinoziti mund të vijë si pasojë i një inflamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vata është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të zhdukur shqetësime të tilla, në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje, nëse stimulohet, të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit.

Keshilla

1-Evitoni diellin në pikun e vapës

2-Mbani gjithmonë syze në dimër dhe në verë

3-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra

4-Në rast se ju fillojnë dhimbje, është mirë që të konsumoni menjëherë kafe

5-Evitoni zhurmat e larta të magnetofonit, televizorit

6-Për t'u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta

Pse sëmuren njerëzit nga sinoziti

Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjese të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erërat e helmeve etj., të cilat bëjnë që nervat e ndjeshme të sistemit nervor të reagojnë ndaj këtyre ngacmuesve. Katër forma të sinozitit njihen nga mjekësia. Ato janë sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes, sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale.

Sinoziti, më i shpeshtë tek të rinjtë

Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronikë deri në fund të jetës. 11 për qind e meshkujve në vendin tonë vuajnë nga sinoziti në mënyrë kronike. Sipas mjekëve specialistë, numri i tyre vjen në rritje çdo ditë, ndërkohë që shfaqja e sëmundjes është në forma të ndryshme. 60 për qind e femrave në vendin tonë vuajnë nga sinoziti.

Ushqime me fibra, për të evituar sinozitin

Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Dhjetë faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së sinozitit, pjesa më e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteriale dhe helmet e ndryshme. Tre janë medikamentet që përdoren për kurimin e sinozitit, medikamente që kryesisht përmbajnë kafetinë. Ato përdoren dhe janë të këshillueshme jo vetëm për pacientët në vendin tonë, por në të gjithë botën.

Stresi dhe shfaqja e sëmundjes

Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është s