">A e dëmtojnë kafeja dhe çaji shtatzëninë?<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
A e dëmtojnë kafeja dhe çaji shtatzëninë?
  2015-09-25 16:04:57

Shumë femra pëlqejnë kafenë apo çajin, por kur një femër është shtatzënë ato duhet të kufizojnë pirjen e tyre. Përse një shtatzënë nuk duhet të pijë kafe ose çaj ?

Kafeina në kafe dhe çaj

3 pijet më të preferuara në botë: kafeja, çaji dhe coca-cola përmbajnë sasi të ndryshme kafeine, një lëndë që njihet për rolin ngacmues në organizëm. Gjatë kohës së punës, shumë njerëz konsumojnë të pijnë një kafe në mëngjes. Pork a dhe të tjerë që parapëlqejnë pirjen e kafesë ose të çajit pas pune, me idenë se I largon lodhjen e ditës.

Rreziqet e kafeinës

Megjithëse ndikimet e kafeinës ndaj embrionit nuk janë përcaktuar nga provat shkencore dhe nevojiten studime të mëtejshme në këtë fushë, shumë femrat shtatzënë që konsumojnë shpesh pije me përmbajtje kafeine përballen me rritjen e forcimin e lëvizjes së fetusit. Sipas një studimi disa shtatzëna që kishin konsumuar disa shishe coca-cola brenda një kohe të shkurtër, për pasojë vuajtën nga përzierjet dhe të vjellat, si dhe dhimbja e kokës, rrahje të shpejtë të zemrës etj.

Gruaja shtatzënë dhe fetusi i saj janë shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, pasi ajon ngacmon embrionin përtej placentës. Për shkak se kafeina ndikon në tkurrjen e arteries ajo mund të ndikojë në rritjen e embrionit dhe të ulë peshën e lindjes të tij. Kur kafeina hyn në trupin e fetusit nëpërmjet qarkullimit të gjakut, mund të ndodhin spazma të zorrës, lëvizje të shpeshta të fetusit, shqetësime të tij, të cilat ndikojnë në rritjen e organeve të rëndësishme të fetusit si truri, zemra dhe mëlçia. Përveç kësaj, kafeina mund të çrregullojë oraret e gjumit.

Rreziqet e tjera të kafesë dhe të çajit

Kafeja dhe çaji mund të ndikojnë në thithjen e kalciumit dhe të hekurit. Kafeja jo vetëm pengon thitjen e kalciumit, të hekurit dhe të zinkut, por edhe shkakton humbjen e kalciumit. Sipas studimeve kafeja mund të shtojë rrjedhjen e kalciumit nëpërmjet urinës, duke rritur rrezikun e osteoporozës. Ky është një ndikim negativ për femrat shtatzënë, të cilat kanë nevojë për më shumë calcium gjatë periudhës së shtatzanisë.

Çaji përmban shumë tanin, që mund të pengojnë thithjen e hekurit nga trupi ynë. Nëse femrat shtatzënë pijnë shumë çaj, mund të preken nga anemia në shtatzëni dhe të shtohet mundësia e anemisë së lindur të fetusit nga mungesa e hekurit.

Në përgjithësi, kafeja ka më shumë ndikime negative se sa pozitive për femrat shtatzënë. Prandaj, është më mirë që në periudhën e shtatzanisë gruaja të shmangë ose të kufizojë pirjen e kafesë.

Çdo gjë varet nga vetë gratë shtatzëna

FDA-ja amerikane përmes një deklarate sugjeron që femrat shtatzënë ose femrat që planifikojnë shtatzëni, të pakësojnë konsumin e kafeinës. Kjo deklaratë sugjeron "pakësimin", por jo "asgjësimin" e kafeinës, meqenëse persona të ndryshëm kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj saj dhe metabolizëm të ndryshëm.

Tretja e kafeinës varet nga mosha, funksionet e mëlçisë, shtatzënia, konsumi i ilaçeve dhe sasia e enzimës së mëlçisë. Një person i shëndetshëm mund të tresë kafeinën brenda 3 ose 4 orësh. Femrave shtatzënë u nevojitet 9-11 orë për tretjen e kafeinës. Personat me sëmundje të mëlçisë e zgjatin kohën e tretjes së kafeinës deri në 96 orë.

Prandaj, është i panevojshëm shqetësimi i shumë nënave të reja për funksionet e mëlçisë, të cilat nuk janë shumë të ndjeshme ndaj kafeinës dhe mund ta tretin shpejt atë. Çdo ditë, sasia e kafeinës së konsumuar nuk duhet të kalojë 200 miligrame.(përqindja e kafeinës së përfshirë në ushqime pasqyrohet në listën e mëposhtme)

Përzgjedhje të tjera të nënës së ardhshme

Megjithëse femrave shtatzënë u sugjerohet kufizimi i kafeinës, kafeja mund të zëvendësohet me ndonjë ëmbëlsirë apo pije të tjera. Nënave të ardhshme u nevojiten më shumë elemente ushqyes. Prandaj, u sugjerohet ndonjë ëmbëlsirë me fruta, apo me djathë, susam etj. Pijet e përshtatshme shoqëruese të ëmbëlsirave janë lëngjet e frutave, qumështi etj. Nëse një grua e re e pëlqen shumë shijen e kafesë, ajo mund të përzgjedhë kafe pa kafeinë , por edhe kappuçino, kafe me qumësht etj. Nëse nëna e re pëlqen çajin ajo mund të zgjedhë çajin e malit, çajin e frutave apo kamomilin, të cilat kanë ndikime të pakta stimuluese.

Vëmendje e madhe i duhet kushtuar reagimeve të fetusit. Nëse fetusi ka ngacmime, që vërehen nga lëvizjet e shpeshta të tij, duhet të ndalohet konsumi i pijeve me kafeinë. Përveç kësaj, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe rritjes së fetusit. Nëse embrioni rritet ngadalë duhet të ndalohet sa më parë konsumi i kafesë.

Në përgjithësi kafeja ekspres dhe çaji i fortë nuk sugjerohen për gratë shtatzëna.

Lista e kafeinës së përfshirë në pijet dhe ushqimet e ndryshme:

Pijet dhe ushqimet
Sasia e konsumit
Niveli i kafeinës
Kafe e çastit
Një filxhan(240 ml)
90-200mg
Kafe ekspres
30 ml
45-75mg
Kafe me nivel të ulët të kafeinës
Një filxhan(240 ml)
2-12mg
Kafe me qumësht
Një filxhan(240 ml)
65-175mg
Çaj i kuq kinez
Një filxhan(240 ml)
Afro 47mg
Çaj jeshil kinez
Një filxhan(240 ml)
Afro 25mg
Coca cola
360ml
35mg
Çokollata e zezë
30g
Afro 23mg
Çokollata me qumësht
30g
Afro 5mg
Pije çokollatë
Një filxhan(240 ml)
Afro 8-12mg