20150924Naxi |
Lijiang për mijëra vite ka qenë një nga qytetet më të njohura në Kinë. Në lashtësi, ishte një qytet i përbërë nga fiset nomade.
Ai është i qetë dhe ngjan si i pikturuar me dorë. Ndodhet në provincën Yunnan dhe është 2400 metra i lartë mbi nivelin e detit. Me një sipërfaqje prej 38 mijë kilometrash katrorë, që nga lashtësia ka qenë treg dhe qytezë shumë e njohur. Aty jetojnë mbi 6200 familje me 25 mijë banorë. Ndër ta banorët e kombësisë Naxi përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, 30% e banorëve merren me përpunimin e sendeve prej bakri dhe argjendi, me përpunimin e lëkurave, me tekstile dhe me veprimtari të tjerë tradicionale artizanale dhe tregtare.
Lijiang ka një ndërthurje të natyrës me arkitekturën e lashtë dhe ka pamjen e një qyteti malor dhe ujor.
Ai është një qytet historiko-kulturor me shumë vlera dhe pasqyron më së miri doket e zakonet kombëtare. Hapësira e madhe e tij, sistemi ujor, ndërtesat me stil unik bëjnë që ky qytet të ndryshojë nga qytete të tjera të lashta kineze. Ai është një trashëgimi kulturore, thesar i Kinës dhe i Botës.
Qyteti Lijiang, u përfshi në "Listën e Trashëgimive Botërore" në dhjetor të vitit 1997.
Kombësia Naxi
Pakica kombëtare Naxi ka stilin e vet të veshjeve tradicionale. Gratë që jetojnë në Lijiang veshin pantallona, dhe fustane të gjera. Këpucët janë në "formën e anijes" dhe janë të gjitha të qepura me dorë. Kryesisht ngjyrat e veshjeve tek gratë janë e zeza, e bardha ose bluja dhe ndërthuren me lule të qëndisura tek jakat, mëngët dhe në pjesën e përparme.
Gjatë procesit të zhvillimit historik, pjesëtarët e kombësisë naxi kanë krijuar kulturën e tyre të larmishme dhe veshjet e lashta dhe të thjeshta janë një lule e bukur e kësaj kulture tradicionale. Femrat e kombësisë naxi mbajnë shpesh vathë, unaza dhe byzylykë, të cilat shoqërojnë veshjet e bukura dhe kanë një karakter të veçantë.
Mbi supe hedhin një lëkurë deleje, për t'i ndihmuar në mbajtjen e ngarkesave në kurriz. Burrat, gratë dhe fëmijët mbajnë shporta në kurriz, të cilat përbëhen nga dy mbajtëse dhe luajnë rolin e çantës së shpinës. Këto shporta përdoren për mbajtjen e fëmijëve të tyre, për perimet, veshjet madje edhe për materiale ndërtimi. Këto shporta nuk kanë vetëm funksionin mbajtës, por janë dhe të bukura me modele e ngjyra të ndryshme.
Nëse vizitoni rrugët antike të Lijiang-ut, patjetër që do të dëgjoni muzikë tradicionale klasike Naxi, që konsiderohet si një "fosile e gjallë e musikës kineze ".
Fshati "Baoshan Stone" gjendet në veri të Lijiang –afro 110 kilometra nga qyteti antik. Ky fshat është shtëpia e qindra familjeve Naxi, të cilët jetojnë të rrethuar nga kodrat dhe malet.
Banorët në këtë zonë janë shumë të dashur e mikpritës.
Ka shumë shtëpi dhe ndërtesa në këtë fshat të vogël. Këtë formë ata e quajnë stili i shtëpive Hesik, që do të thotë që shtëpitë janë të ndërtuara shumë pranë njëra-tjetrës . Shtëpitë janë kaq midis tyre sa mund të arrish të prekësh edhe çatinë e shtëpisë pranë.
Fshati i Gurit nuk është një kështjellë, por një vend i ndërtuar mbi një shkëmb gjigant. Gurët e shkëmbijve në këtë vend përdoren për ndërtimin e shtëpive, tryezave e madje dhe krevatëve.
Të gjitha shtëpitë në këtë zonë janë të ndërtuara nga vetë banorët e fshatit, të cilët i kanë ngritur gurët në shpinë ose ndonjëherë edhe me ndihmën e kuajve.
Jeta e banorëve Naxi është shumë interesante. Në qytetin e tyre gjenden shumë ura, afro 365 të tilla. Ata e quajnë këtë, një ditë- një urë. Ndërkohë që lumi gjendet poshtë. Ata e përdorin ujin e lumit për larjen e teshave dhe të banesave.
Kultura Dongba e ka marrë emrin nga kisha Dongba, ku besohet në fenë budiste dhe taoiste. Dongba do të thotë të jesh i talentuar.
Shkrimet Dongba përbëhen nga mijëra vëllime. Ato ruhen në biblioteka, muzeume të Luijiang, Pekinit etj., si dhe në vende të huaja si në SHBA, Gjermani dhe Francë.
Në këto vëllime ka shkrime mbi filozofinë, historinë, mjekësinë, fenë dhe astronominë, si dhe literaturën e artin. Është një enciklopedi e vërtetë e shoqërisë antike Naxi.
Lijiang është qyteti i njohur historik e kulturor i Kinës dhe zonë e njohur turistike. Qyteti i lashtë Lijiang, me një histori 800-vjeçare është i thjeshtë dhe ka frymë natyrore. Në këtë qytet banojnë shumë pakica kombëtare dhe ndërtesat janë të kombinuara me karakteristikat e kombësive Han, Bai, Yi, tibetiane dhe Naxi. Në lindje dhe perëndim të rrugës kryesore të këtij qyteti ndodhen shumë ndërtesa të lashta si Dançi, Pallati i Madh etj. Në pjesën veriore të qytetit ndodhet edhe një zonë tregtare.
"Qyteti dhe uji kanë lidhje shumë të ngushtë" që është veçantia më e rëndësishme e qytetit të lashtë Lijiang. Uji i liqenit Heilongtan buron nga veriu deri në jug dhe përreth shtëpive. Urat prej guri dhe të drunjta me forma të ndryshme lidhin bulevarde dhe rrugë të vogla duke formuar pamjet ku ndërtesat janë krijuar pranë ujit. Prandaj qyteti i lashtë është gjithmonë i gjallë.
Për shumë turistë, forca tërheqëse e qytetit Lijiang nuk është vetëm që këtu mund të shikojnë shumë peizazhe interesante, por është që këtu mund të ndiejnë një lloj kulture të veçantë, dhe mund të provojnë një lloj jete ndryshe.