20150914Hotpot2 |
Mirënjohje për mjekët
Gu Qiao, ka lindur i ngjitur me villain e tij binjak. Pas 18 vjetësh të operacionit të vështirë për ndarjen e tij nga vëllai binjak ai është kthyer në spital për të takuar kirurgun që i shpëtoi jetën dhe i dha një shanc për të jetuar normalisht.
Pas përgatitjeve dhe studimeve 20 ditore në nëntor të vitit 1996, mjekët e Spitalit Xin Qiao ndërmorën një operacion tepër të vështirë që zgjati 10 orë dhe arriti me sukses të ndante vëllezërit binjakë të lindur të ngjitur. Për të treguar mirënjohje dhe respekt ndaj mjekëve duaraartë prindërit e djemve binjakë i pagëzuan ata me emrat Gu Xin dhe Gu Qiao, në nderim të emrit të spitalit Xin Qiao.
Pavarësisht suksesit të operacionit, vëllai më i madh Gu Xin ndërroi jetë pas një muaji nga operacioni pasi vuante nga një sëmundje zemre. Ndërsa binjaku tjetër Gu Qiao mbijetoi. Ai jeton normalisht dhe nuk ka asnjë dallim fizik nga të tjerët, përveç faktit se shpesh vuan nga çrregullimet intestinale.
Këtë vit Gu Qiao kaloi provimin e pranimit në universitet me një rezultat të lartë prej 603 pikësh dhe do të ndjekë Universitetin e Studimeve të Huaja në Sichuan.
Ai tregoi për mediat se e ëma e tij, ndonëse e sëmurë me kancer e ka nxitur shumë të mësojë dhe të ndjekë studimet universitare. Një tjetër dëshirë e tij është që të punojë si vullnetar në Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2022 që zhvillohen në Pekin. Gu Qiao dëshiron të jape kontributin e tij që sa më shumë të huaj të njohin Kinën.
Sateliti Jilin-1 drejt hapësirës
Në tetor provinca verilindore e Kinës Jilin ka planifikuar të dërgojë në hapësirë satelitin Jilin-1, i pari me vetëzhvillim në vend për përdorim tregtar. Jilin-1 konsiston në 4 satelitë, njëeri për pamje HD, një tjetër për testimin e hapësirës së re teknologjike dhe dy të tjerët për video, shpjegon Xuan Ming, president i bordit të Kompanisë Chang Guang Satellite Technology Co., Ltd , pjesë e Instritutit të Optikës dhe Fizikës Changchun, të Akademisë Kineze të Shkencave.
Satelitët do të fokusojnë materiale në hapësirë për klientë tregtarë, me synim parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe gjeologjike, thotë Xuan.
Jilin, një nga bazat industriale më të vjetra të Kinës po zhvillon industrinë satelitore në drejtimin ekonomik. Kjo province kineze planifikon të lëshojë 60 satelitë deri në vitin 2020 dhe 137 deri në vitin 2030.
Nga një e rrëmbyer në një mësuese e talentuar
Gao Yanmin, ka qenë e rrëmbyer për qëllime trafikimi, por sot ajo është një mësuese e vlerësuar. Historia e jetës së Gaos ka patur shumë jehonë në mediat sociale kineze, raporton Beijing News.
Gao Yanmin u rrëmbye në një stacion treni në vitin 1994 nga dy femra trafikante të cilat i premtuan asaj punë. Ajo kaloi një periudhë të rëndë të jetës duke u shitur si skllave deri sa një fshatar pagoi trafikantët për ta marrë atë për grua në një fshat në Quyang të provincës veriore kineze Hebei.
Gjatë kohës së trafikimit Gao kishte menduar dhe ishte përpjekur shumë here të largohej, por përsëri e kishin kthyer në kalvarin e torturave fizike dhe shpirtërore. Më në fund ajo arriti të rikthehej në jetën normale dhe punon si mësuese në një shkollë fillore të fshatit. Para 9 vjetësh ajo u nderua me çmimin "Mësuese në Hebei" që u pasqyrua gjerësisht nga media dhe madje në vitin 2009 historia e jetës së Gaos u bë subjekt i një filmi artistik. Sipas burimeve policore rasti i rrëmbimit të Gaos është ende në hetim. (Eda Merepeza)