20150827Palimsest2 |
"Heibao"-një libër dëshmi i Luftës së Dytë Botërore
Një fermer në provincën kineze Heilongjiang ka shkruar një roman bazuar në rrëfenjat gojore të punëtorëve në kampet e punës së detyruar të pushtuesve japonezë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të njohura si Njësia 731 në Harbin. 64 vjeçari Ju Bingnan, ka shpenzuar 6 vjet për të shkruar romanin e tij prej 800 mijë fjalësh që e ka titulluar "Heibao," (kështu quhej Njësia e punës së detyruar 731 para vitit 1942.)
Me rastin e 70 vjetorit të Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Pushtimit Japonez Ju i ka dhuruar librin qeverisjes vendore të Pingfang, ku aktualisht ndodhen rrënojat e Njësisë 731.
Vetë Ju ka lindur në fshatin Pingle dhe kujton se që në fëmijëri dëgjonte rrëfimet e disa prej bashkëfshatarëve lidhur me punën e detyruar që kishin kryer në Njësinë 731.Ju pasi përfundoi shkollën e mesme në vitin 1972 vendosi të mblidhte kujtimet e bashkëfshatarëve lidhur me kampet e punës së detyruar.
Deri në vitin 2009, ai kishte intervistuar mbi 100 ish punëtorë të kampeve të punës së detyruar në mbi 30 fshatra të zones. Pikërisht këta janë personazhet e romanit të tij. I vetmi ndër të intervistuarit e Ju-së që ende jeton është 87 jeçari Mei Shixue. Ai thotë se ne jemi dëshmitarët kryesorë të krimeve të kryera nga pushtuesit japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Njësia 731 u krijua në Harbin në vitin 1935. Trupat e Ushtrisë sovjetike hynë në Harbin në vitin 1945 dhe pushtuesit japonezë u tërhoqën të mundur, duke mbyllur dhe Njësinë 731.
Një libër kushtuar internetit
Yu Chen, bashkëthemeluesi i platformës YeePay.com, është autor i një libri kushtuar të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes së internetit, duke iu referuar disa nga mendjeve më të mëdha teknologjike në këtë fushë. Libri është botuar në gjuhën kineze me titullin "Kanjian Weilai" ( Drejt së ardhmes). Në pamje të pare në libër paraqitet një histori e zhvillimit të internetit dhe e krijuesve të tij, ndër të cilët Bob Taylor, pionieri që shpiku teknologjinë e proto-internetit në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Në pjesën e dytë të librit flitet për epokën moderne të internetit dhe ndikimin e krijuesve më të rinj në këtë fushë si Mark Zuckerberg, krijues i Facebook-ut dhe Steve Wozniak, bashkëthemelues i Apple. Në pjesën e tretë të librit jepen mendime të studjuesve të ndryshëm lidhur me përdorimin e webit për arsye tregtare, si dhe diskutime të ndryshme për teknologjinë dixhitale.
Yu duke treguar rreth librit thotë se ideja për shkrimin e tij i lindi pasi ishte ftuar si konsulent për një dokumentar të transmetuar nga në CCTV vitin e kaluar lidhur me moshën e internetit. "Libri "Drejt së ardhmes" sjell informacione lidhur me evoluimin e Internetit, prirjet dhe të ardhmen. Por kjo punë duket si një udhëtim shpirtëror për mua" thekson autori Yu.
Duke komentuar zhvillimin dhe të ardhmen e Internetit, Yu thekson se përdorimi më i madh i tij u arrit në vitet 90-të të shekullit të kaluar, duke u fokusuar kryesisht në shërbimet virtuale të informacionit si e-mail, portale dhe kërkimet në web. Aktualisht po eksperimentohet në integrimin e virtuales dhe botës reale, thotë Yu. Sipas tij pagesat elektronike janë zgjeruar në dyqane përmes të ashtuquajturës e-commerce, por atom und të përdoren edhe nga industritë tradicionale.
Para se të krijonte YeePay.com, Yu kishte punuar si manaxher marketing pranë "Oracle Corporation", korporata më madhe në botë për dhënie informacioni lidhur me manaxhimin e shërbimeve dhe software-ve. Pas kthimit në Kinë në vitin 2003, Yu themeloi YeePay.com së bashku me Tang Bin. YeePay.com është ndër pionierët e biznesit elektronik në Kinë.
"Para se të vija në Kinë mendoja se modeli i pagesave tradicionale kishte disa mangësi. Për këtë arsye unë krijova YeePay.com,për të ndihmuar sipërmarrjen në shkallë të gjerë dhe përdoruesit e saj individualë," thotë Yu.
Ndryshe nga gjigandët e internetit në Kinë Alibaba dhe Tencent, me një gamë shumë të gjerë prodhimesh, YeePay.com fokusohet vetëm në shërbimet financiare. (Eda Merepeza)