">Banorët e kombësisë Zhuang<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Banorët e kombësisë Zhuang
  2015-08-27 17:00:16

Banorët e kombësisë Zhuang jetojnë në Longsheng, Guangxi.

Kina është një vend i madh me rreth 1.4 miliardë banorë dhe me 56 kombësi

Kombësitë kineze janë: kombësia Han, kombësia Mongole, kombësia Hui, kombësia Tibetiane, kombësia Ujgure, kombësia Miao, kombësia Ji, kombësia Xhuan, kombësia Buji, kombësia Koreane, kombësia Mançure, kombësia Dong, kombësia Jao, kombësia Baj, kombësia Tugjia, kombësia Hani, kombësia Kazake, kombësia Daj, etj

Kombësia Zhuang ka një popullsi rreth 16 milionë banorë dhe është pakica kombëtare me numrin më të lartë në Kinë me një histori e kulturë të pasur. Mbi 90 për qind e popullsisë së kësaj këmbësie jetojnë në Rajonin Autonom të Guangxi-Zhuang. Pjesa tjetër në provincat Yunnan, Guangdong, Guizhou dhe Hunan.

Besimi:

Që nga lashtësia, banorët e kësaj kombësie kanë pasur shumë besime fetare. Ata besonin tek totemi dhe paraardhësit e tyre. Tani, pjesa më e madhe janë ateistë besojnë tek pemët e mëdha, malet e lartë, Dielli, Toka, Uji etj.

Ushqimi dhe kultura

Banorët e kësaj kombësi konsumojnë kryesisht produkte tropikale dhe nëntropikale si orizi, misri etj. Ata hanë të gjitha llojet e mishit përfshi mishin e viçit, qengjin, derrin dhe pulën. Perimet nuk mungojnë asnjëherë në tavolinën e tyre si dhe turshitë janë shumë të preferuara për ta.

Banorët e kësaj kombësie janë shumë mikpritës. Miqtë respektohen nga i gjithë fshati. Vera është një pije që nuk mungon kurrë në qërasjen e të ftuarve. Tregohet një respekt i veçantë për të moshuarit, askush nuk duhet të hajë apo pijë përpara tyre, por presin që ata të jetë i pari.

Veshjet

Veshjet e kombësisë Zhuang janë kryesisht fustane me ngjyrë të kaltër dhe të zezë dhe rrobat e shkurtër.

Gratë e kombësisë Zhuang pëlqejnë të mbajnë vathë, byzylykë dhe varëse si dhe pëlqejnë të qëndisin figura si lule, njerëz, zogj dhe kafshë në këpucë, kapele etj.

Puna artizanale:

Ashtu si edhe grate e kombësive të tjera, gratë Zhuang kanë shumë aftësi në qëndisje. Ato bëjnë qilima, përparëse gatimi, mbulesa divanësh e çarçafë që më pas shiten në të gjithë botën.

Festat:

Përveç festave të kombësisë Hane, ato kanë dhe festat e tyre të veçanta përfshi: Festa e Djallit, Festa e Shpirtit të Kaut dhe Festa e Këngës.

-Festa e Djallit zhvillohet më 14 korrik sipas kalendarit hënor. Një ditë përpara kësaj feste çdo pjesëtar i familjes pastron shtëpinë dhe përgatitet për veshjet e posaçme. Në atë ditë rosa, derri dhe vera cilësore së bashku me disa ëmbëlsira dhe fruta ofrohet në shenjë respekti për paraardhësit.

Festa e Shpirtit të Kaut mbahet më 8 prill për të festaur ditëlindjen e mbretit oxen dhe për të treguar dashurinë dhe repsektin e tyre për kaun. Ata kujdesen për kaun gjatë kësaj ditë e ushqejnë me oriz 5-ngjyrësh, ndërkohë që këndojnë këngë popullore.

Festa e Këngës është një veprimtari tradicionale, e cila u mbajt që para vitit 1940 gjatë vizitës në varrezat e paraardhësve. Tani kjo është bërë një festë e rëndësishme ku përdoren këngët për të shprehur ndjenjat. Në këtë ditë banorët e kombësisë Zhuang këndojnë me njëri-tjetrin dhe fjalët e këngës kanë humor brenda ku të gjithë qeshin. Kjo është një ditë perfekte për të rinjtë që duan t'u shprehin dashurinë e tyre për vajzat e reja duke kënduar dhe kjo ditë konsiderohet edhe si Dita e Shën Valentinit e pakicës kombëtare Zhuang.

Banorët e kësaj kombësie kanë gdhendur figura kafshësh dhe të tjera mbi 2 mijë vjet më parë.

Daullja prej bronzi përdorej nëpër festa dhe evente të tjera të pakicës kombëtare Zhuang. Anët e daulles janë të zbukuruara me diell, bretkosa, dragonj, valltare etj.