20150820Palimsest02 |
Javët e fundit fansat kinezë të filmave vizatimorë kanë mbetur të surprizuar nga filmi i ri "Monkey King: Hero is Back", i cili bazohet në romanin legjendar të dinastisë Ming (1368-1644) "Journey to the West".
Pavarësisht se nuk është shumë i madh numri i publikut që ka ndjekur filmin e ri në kinematë e Kinës, e kundërta është vënë re në rrjetet sociale, ku komentet janë shumë pozitive për këtë realizim filmik të animuar.
Sipas të dhënave deri në 20 korrik, filmi i animuar kishte arkëtuar A 705 milion yuan (ose 113.6 milion dollar amerikanë), duke shënuar një rekord në fushën e filmave të animuar , që pason atë të filmit të njohur botërisht "Kung Fu Panda 2".
Filmi ka tërhequr vëmendjen e kineastëve të filmit të animuar të Hollivudit. Madje Andrew Mason, producent i të famshmit "The Matrix", gjatë pjesmarrjes së tij në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit deklaroi se filmi kinez ndoshta ka shpenzuar 100 milion dollar për tu realizuar. Pork jo nuk është aspak e vërtetë.
Regjizori kinez i filmit Tian Xiaopeng dhe ekipi i tij e realizuan filmin, "Monkey King: Hero is Back" me një buxhet prej 10 milion dollarësh. Vetë regjizori Tian në një intervistë për China Daily ka thënë se ata num mund të përballonin çmimet e larta të Hollivudit për realizimin 3 D të filmit të animuar, ndaj punuan vetë për një periudhë 10 vjeçare për realizimin me sukses të tij.
"Ne kemi mungesë experience dhe teknologjie. Ndaj për të përballuar këto vështirësi të mëdha ne vumë shpirtin tone krijues. Gjatë gjithë punës për realizimin e filmit të animuar kemi hasur pengesa të shumta, por u përkushtuam me njohuritë tona, forcën mendore dhe fizike", thotë regjizori Tian.
Sipas këtij regjizori filmi trajton një histori tradicionale kineze por është realizuar me strukturën klasike hollivudiane. Parimi i realizimit të këtij filmi, sipas regjizorit ishte trajtimi i një historie të thjeshtë me sa më shumë detaje dhe për këtë ai është mbështetur në përvojën hollivudiane të filmave të animuar.
Madje regjizori kinez Tian mendon se e vetmja rrugë për të konkurruar me prodhimet hollivudiane është të krijosh një lidhje mes kulturës dhe nivelit emocional. Ai e ka rrëfyer subjektin e filmit në mënyrën kineze, duke u bazuar te filozofia tradicionale dhe kështu ai bëhet më i afërt për publikun.
"Populli kinez i shpreh ngadalë emocionet dhe nuk është i drejtpërdrejtë. Kur një kinez është i lumtur ai nuk kërcen nga gëzimi si perëndimorët. Madje edhe fëmijët kinezë, ndryshe nga ata perëndimorë janë të ndryshëm në përcjelljen e emocioneve. Në filmin tone të animuar majmuni nuk flet shumë, por shpreh shumë emocione me figurën e tij", shpjegon regjizori Tian filozofinë e subjektit filmik.
Regjizori i njohur japonez i filmave të animuar Hayao Miyazaki, është një burim frymëzimi për regjizorin kinez Tian. Ai thotë se ka mësuar prej punës së këtij regjizori si ti bëjë filmat e animuar të preferuar edhe për të rriturit. Tian është i mendimit se jo domosdoshmëriosht një film i animuar duhet të trajtojë tema historike nga lashtësia, por duhet të rrëfejë filozofinë e jetës, vlerat e saj përmes elementeve aziatike, por edhe muzikës, skenarit dhe detaje të tjera artistike.
Pavarësisht se filmi bazohet te "Journey to the West", që është një subjekt i pëlqyer prej shekujsh në Kinë, regjizori Tian dhe stafi i tij e kanë shkruar skenarin e tij bazuar në idetë e tyre.
Në variantin original mbreti majmun është agresiv dhe me fuqi të mbinatyrshme. Ndërsa mjeshtri i tij, një murg në moshë të mesme është zemërmirë.
Por ne skenarin e filmit të regjizorit Tian gjithçka ndryshon. Majmuni Mbret është i ndryshëm në paraqitje nga imazhi i tij tradicionale dhe pasqyron një burrë në krizën e moshës së mesme. Ndërsa murgu Jiang Liuer, është një fëmijë 8 vjeçar që pyet gjatë gjithë kohës.
"Ka shumë vepra artistike përfshirë dhe opera tradicionale që i kushtohen Majmuni Mbret në artin kinez. Por unë dhe stafi i filmit vendosëm të krijonim variantin tone. Sipas mendimit tone Majmuni Mbret është i egër, por jo i mbinatyrshëm. Ne i kemi shtuar atij karakteristika njerëzore. Majmuni Mbret që kemi krijuar në filmin e animuar dallohet për të mirat dhe të këqijat e tij" thotë regjizori Tian. Ai thotë në komunikimet me median se shumë njerëz mund të gjenjë veten te figura e Majmunit Mbret. Ka patur edhe kritika ndaj realizimit të fundit të filmit të animuar të regjizorit Tian, ashtu si ka patur dhe shumë vlerësim. Disa nga shikuesit e kanë pare atë disa here në sallat e kinemasë. Shfaqja e filmit ka shënuar rekord në kinematë kineze, por edhe jashtë vendit ka arkëtuar 20 milion euro, kryesisht gjatë prezantimit të filmit në Festivalin e sivjetëm të Kanës.
Kina ka industrinë më të madhe të filmit të animuar në botë me një prodhim prej 260,000 filmash në vit, dyfishin e atyre japonezë, që rradhiten në vend të dytë. (Eda Merepeza)