"> Mozaik kulturor nga Kina<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mozaik kulturor nga Kina
  2015-08-21 16:37:07

Filmi "Shangai" në kinematë amerikane

Filmi thriller me titull "Shangai" prodhim i vitit 2010 me regji të suedezit Mikael Hafstrom,në të cilin interpreton aktori hollivudian John Cusack dhe aktorja e njohur kineze Gong Li do të shfaqet në kinematë amerikane. Së pari ky film u prezantua për publikun kinez në vitin 2010.

Subjekti i filmit rrëfen historinë e një amerikani që përpiqet të hetojë vdekjen e një miku të tij në Shangain e viteve 1940. John Cusack interpreton personazhin amerikan të filmit, ndërsa Chow Yun Fat luan rolin e kreut të një bande gangsterësh dhe Gong Li rolin e një këngëtareje të famshme të një klubi nate, e cila aktivizohet në grupin e rezistencës kineze që lufton kundër pushtimit japonez të vendit. Filmi do të nisë të shfaqet në ekranet e mëdha të SHBA-së që nga 21 gushti.

Statut i ri për Pallatin Potala në Tibet

Autoritetet vendore të Rajonit Autonom të Tibetit shpallën ditët e fundit një statut të ri për ruajtjen e Pallatit Potala 1300 vjeçar, i listuar si trashëgimi botërore nga UNESCO. Në statut janë paraqitur nenet për planifikimin, administrimin, kërkimet dhe ruajtjen e structures dhe integritetit të këtij Pallati me vlera të mëdha për rajonin dhe mbarë Kinën.

Statuti u miratua gjatë mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 10-të të Kongresit të Popullit të Rajonit Autonom të Tibetit.

Statuti I ri pritet të luajë një rol të rëndësishëm për ruajtjen e këtij kompleksi ndërtimor historic, u shpreh zëvendëskryetari I Komitetit të Përhershëm, Karma.

Pallati Potala ngrihet në majë të kodrës në zemër të kryeqendrës së Tibetit, Lhasa. Ai është ndërtuar nga mbreti tibetian Songtsa Gambo, në shekullin e 7-të dhe u zgjerua më pas në shekullin e 17-të nga Dalai Lama. Ky pallat madhështor iu shtua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1994. Në korrik të vitit të kaluar Pallati Potala regjistroi 100 mijë objekte të tij.Pallati Potala është një ndër objektet më popullore në Rajonin Autonom të Tibetit dhe vetëm vitin e kaluar u vizitua nga 830 mijë turistë.

Kina në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto

2 filma kinezë , përfshirë dhe filmin e fundit të regjizorit të njohur Jia Zhangke "Mountains May Depart", do të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos (TIFF) që zhvillohet në shtator, duke shënuar 40 vjet të kësaj veprimtarie të rëndësishme kulturore për kinemanë kanadeze dhe atë botërore.

Filmi tjetër kinez është si me titull "Office" i regjizorit hongkongas Johnie To. Këty dy prodhime filmike kineze do të shfaqen krahas 49 filmave të tjerë pjesmarrës në festivalin e Torontos, duke shënuar kështu dhe promovimin e tyre në premierë në Amerikën e Veriut. Në një konferencë për shtyp ditët e fundit drejtori ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Torontos, Piers Handling ka thënë se "Ky është edicioni i 40-të i Festivalit dhe prodhimet kinematografike të tij do të sjellin risi për kritikën e filmit dhe publikun."

Ndërsa drejtori artistik i Festivalit Cameron Baily ka njoftuar se në këtë edicion marrin pjesë kineastë nga India, Australia, Kina, Franca, Britania dhe SHBA-ja. Aktorët e njohur kinezë protagonistë të filmit "Office" Chow Yun Fat, Sylvia Chang, Eason Chan dhe Tang Wei do të jenë të pranishëm në premierën e tij në Toronto. Në korrik media njoftoi se regjizori kinez Jia do të drejtojë jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të Torontos.Edicioni i sivjetëm do të hapet me filmin "Demolition" ku interpretojnë Jake Gyllenhaal dhe Naomi Wats, me regji të kanadezit Jean Marc Vall. Festivali i Torontos nisi rrugëtimin e tij në vitin 1976 dhe aktualisht konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë botërore të filmit dhe do të zhvillohet nga 10-20 shtatori. (Eda Merepeza)


1 2