20150820Yao |
Fshati Huangluo ku jetojnë kryesisht banorë të pakicës kombëtare Yao ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Në këtë fshat gratë kanë flokë të gjatë që i presin vetëm një herë në jetë. Madje thuhet se gjatësia e flokëve të femrave të kësaj pakice mund të arrijë deri në 2 metra. Tepër interesant është fakti se gratë e moshuara të kësaj zone kanë flokë të zinj sepse ato i lajnë me ujin e përdorur për larjen e orizit.
Pothuajse në gjithë botën gjatësia dhe mirëmbajtja e flokëve luan një rol të madh në jetën e grave, mirëpo për gratë e fshatit Huangluo në Kinë, flokët e gjata janë një nga gjërat më të çmuara që posedojnë.
Ky fshat në Gulin, numëron rreth 82 ekonomi familjare të grupit etnik "Yao i kuq", i cili e ka marrë emrin sipas veshjes së tij tradicionale.
Ngjashëm si shumë fshatra të tjera kineze edhe në Huangluo ka peisazhe atraktive dhe tradita të lashta, mirëpo ajo që e dallon këtë fshat nga të tjerët është fiksimi që kanë gratë për flokët e gjata.
Në të shkuarën flokët e grave të këtij fshati ishin aq të shenjta sa vetëm bashkëshorti dhe fëmijët e saj mund t'i shihnin.
Ato besojnë se floku i gjatë sjell jetëgjatësi, pasuri dhe fat të mirë.
Gratë i presin flokët vetëm një here në jetë, në moshën 16-vjepare, përpara se të nisin të kërkojnë për partnerin e jetës.
Sipas traditës në të kaluarën, floku i tyre nuk duhet të lëshohej në praninë e familjarëve të afërt, por kjo traditë ndryshoi në vitin 1987.
Kombësia Yao banon në Kinën jugore. Kjo kombësi ka mbi 60 lloje veshjesh. Por veshjet e grave të kombësisë Yao të Rajonit Autonom të Guansi-Xhuanit janë të njëjta si për vajzat e reja, ashtu edhe për ato të moshuara.
Është e natyrshme që shumica e vajzave në botë dëshirojnë të kenë flokë të gjatë. Flokët e gjata u shtojnë vajzave bukurinë tërheqëse dhe gjatë krehjes së flokëve mund të shprehet edhe ndonjë ndjenjë e brendshme.
Në fshatin tashmë me famë botërore të zë syri shpesh grupe të rejash të veshura me të kuqe, duke krehur flokët buzë lumit. Flokët e gjatë të vajzave duken si ujëvara.
Fiset e ndryshme të kombësisë Yao dallohen nga veshjet e vajzave dhe të grave. Vajzat me flokë të gjatë viishen me të kuqe, prandaj quhen vajza të " Yaos së Kuqe". Ky fis banon në zonën malore në veri të Guansi-së dhe ka 13 mijë banorë. Ata, të ndikuar thellë nga kultura e Kombësisë Hane, flasin gjuhën e kombësisë Hane.
Sipas fisit të " Yaos së Kuqe", flokët e grave janë simbol i jetës. Prandaj ruajtja e flokëve të gjata dhe dashuria për flokët janë bërë një nga zakonet e tyre që është respektuar gjatë mijërave vjetëve. Edhe kur bien disa fije floku gjatë krehjes, vajzat i marrin dhe i ruajnë me shumë kujdes. Në moshën 16-vjeçare, kur presin flokët për herë të parë, fijet e prera duhet të ruhen nga gjyshja dhe kur martohen vajzat, këto fije floku mbahen në flokët e gjata të vajzave dhe çohen si pajë në shtëpinë e dhëndërit.
Banorët thonë se në shtëpinë e fisit të "Yaos së Kuqe", vajzat e martuara dallohen nga modeli i flokëve nga vajzat e pa martuara. Ato me model të rrumbullakët janë vajza të martuara, por nuk kanë lindur akoma fëmijë. Ato me model të rrumbullakët dhe me një bishtalec janë vajza të martuara dhe kanë lindur fëmijë.. Ato me model të rrumbullakët dhe të mbështjellë me një shami janë vajza të pa martuara.
Flokët e gjatë janë pasuri e çmuar e vajzave të fisit të Yaos së Kuqe. Vajzat nuk ua demonstrojnë të tjerëve flokët e tyre. Ato i mbështjellin me një shami në ngjyrë blu. Thonë se i pari meshkull që i sheh flokët e bukura të vajzës, është me siguri i fejuari i saj.
Si modelet e flokës, edhe veshjet e vajzave të fisit të Yao-s së Kuqe kanë kuptime të ndryshme.
Veshjet dallohen nga mosha. Vajzat e reja vishen me kuqe. Më të rriturat me të kuqe dhe me qendisje dhe gratë e moshuara, si gjyshet, vishen me të zeza.
Të gjitha vajzat e fisit të Yaos së Kuqe dine të qëndisin. Qëndisja më e veçantë është shamia për mbështjelljen e flokëve të gjata. Kjo shami në formë katrore qëndiset me 5 ngjyra.