">Birësimet e fëmijëve kinezë nga të huajt<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Birësimet e fëmijëve kinezë nga të huajt
  2015-08-18 16:27:24

6 vjeçarja kineze me sindromë down Lucy sapo hyri në shtëpinë e prindërve të saj birësues nga Hjustoni i shtetit amerikan të Teksasit, thirri "Mami!". Ishte hera e pare që ajo takoi prindërit e saj birësuses babi Brentin dhe mami Audrey Shook, raporton Daily Mail. Audrey sapo dëgjoi vajzën e vogël ta thërriste e përqafoi fort dhe i tha "Unë jam mami"

Ky çift amerikan me 5 fëmijë biologjikë kishte vendosur të adoptonte një fëmijë kinez. Një ditë në websiten Great Wall China Adoption, një agjenci birësimi me seli në Teksas të SHBA-së çifti ndoqi një video të Lucyt. Kjo agjenci kërkon familje birësuese për fëmijë të shëndetshëm apo me nevoja të veçanta nga Kina. Çifti Shook e pëlqeu aq shumë vajzën e vogël kineze Lucy sa vendosën të nisnim procedurat e birësimit të saj. Por janë të shumta çiftet e huaja që dëshirojnë të birësojnë fëmijë kinezë me nevoja të veçanta.

Mamatë e huaja

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve Sociale të Kinës në fund të vitit 2014, mbi 110 mijë fëmijë të braktisur kanë birësuar nga familje jashtë vendit. Në këtë shifër nuk përcaktohet se sa prej këtyre fëmijëve janë me nevoja të posaçme, por theksohet se shumica e këtyre fëmijëve birësohen nga familje jashtë vendit.

"90% e fëmijëve të kësaj qendre janë me aftësi të kufizuara" thotë drejtori i Institutit të Mirëqenies Sociale të qytetit Dalian të provincës kineze Liaonin, Wang Tingjian. Sipas tij prindërit birësues nga Kina parapëlqejnë fëmijë të shëndetshëm dhe nën moshën 2 vjeçare. Kurse prindërit e huaj nuk e kanë problem të birësojnë një fëmijë në moshë më të madhe dhe me aftësi të kufizuara.

Qendra Ndërkombëtare e Birësimit të Fëmijëve nga Kina (CCAI) është një agjenci birësimi që ndërlidh prindërit amerikanë me fëmijët kinezë. Qysh nga krijimi I saj në vitin 1992 kjo agjenci ka ndihmuar rreth 11.800 fëmijë të braktisur kinezë të gjejnë një familje të re amerikane. Ndërsa fëmijët me nevoja të posaçme zënë 90% të numrit të fëmijëve të birësuar, thuhet në një raport të revistës "Southern People Weekly".

Kjo agjenci ka birësuar 2.173 fëmijë nga province Henan në SHBA, ndër të cilët 9 ishin me nevoja të posaçme. Fëmijët me nevoja të posaçme braktisen pas lindjes nga prindërit biologjikë sepse ata vuajnë nga sëmundje të ndryshme si poliomeliti, sëmundje të zemrës,sindroma down apo SIDA.

Para 3 vjetësh çifti amerikan Daniel dhe Karolina nga Los Angeles birësoi një djalë të shëndetshëm 3 vjeçar nga Zhumadian i provincës kineze Henan. Por pas një viti ata nisën procedurat pranë qendrës së birësimit me synim adoptimin e një vajze kineze që vuante nga sëmundje kardiake. Nëna amerikane e fëmijëve të birësuar kinezë Karoline tregon historinë e birësimit për median kineze. Ajo thotë se ditën kur shkoi të merrte djalin e birësuar Maluo në qendër ai ishte duke luajtur me shoqen e tij të ngushtë Tingting. Karolina pa se si vajza e vogël nuk qau për largimin e mikut të saj, porn ë fytyrën e saj ndjehej dhimbja. Për këtë qëllim Karolina dhe i shoqi, duke mos mundur të harronin trishtimin e kësaj vajze të vogël nisën procedurat e birësimit të saj. Çifti amerikan pasi mësoi se vajza kishte lindur me një keqformim në zemër vendosi ta operonte ate dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë.(Eda Merepeza)