20150813Palimsest02 |
Një serial i ri televiziv për fëmijë ka nisur përgatitjet me përzgjedhjen e aktorëve të vegjël anembanë vendit. Bëhet fjalë për serialin televiziv me 1 mijë episode "Përralla nga Lindja".
Ky serial i prodhuar nga Fondacioni China Soong Ching Ling dhe Kompania kulturore China Fables Film and TV Culture Co., Ltd., përshtat përrallat e njohura dhe legjendat kineze, duke përfshirë dhe histori të lidhura me filozofët e njohur të kinës si Konfuci, Meng Zi dhe Zhuang Zi. Sipas producentëve synimi i këtij seriali televiziv ku pjesa më e madhe e aktorëve janë fëmijë krijon një mundësi të re për fëmijët që të njohin nga afër kulturën kineze.
Hu Qili, president i Fondacionit China Soong Ching Ling shpreson se realizimi i sezonit të dytë të serialit televiziv "Përralla nga Lindja" të kryejë me sukses misionin e tij për të promovuar trashëgiminë historike të kulturës kineze dhe të shërbejë si një frymëzim për të ardhmen.
"Përralla nga Lindja" ka nisur tashmë rrugën e realizimit me ngritjen e ekipeve të përzgjedhjes së fëmijëve . Këto ekipe trajnuese po veprojnë në Pekin, Shangai dhe në provincat Guangdong, Jiangsu, Henan, Hebei, Anhui, Shandong, Shanxi. Fëmijët që do të trajnohen do të jenë të moshës 6-16 vjeç.
Sezoni i pare i "Përralla nga Lindja prej 125 episodesh, përfshiu rreth 5 mijë të rinj, kryesisht të shkollave fillore nga Kina, Hong Kongu, Tajvani dhe Makao dhe asnjeri prej tyre nuk kishte marrë pjesë më pare në një filmim. Ndërsa në sezonin e dytë të përgatitjeve për realizimin e serialit "Përralla nga Lindja" do të duhet të marrin pjesë mbi 8 mijë fëmijë.
Së fundmi, baza trajnuese në provincën Henan do të ndihmojë me seleksionimin dhe trajnimin në ambjentet e Grupit Henan Film & TV të 100 fëmijëve. Po kështu qendra trajnimi po veprojnë edhe në Guangdong, Jiangsu, Shanghai, ku tashmë ka nisur përzgjedhja e aktorëve të vegjël të "Përralla nga Lindja". Interesimi i madh i fëmijëve dhe prindërve të tyre për pjesmarrjen në këtë serial i ka nxitur autorët e tij të planifikojnë të tjera programe me të njejtën temë. Në këtë mënyrë ata mendojnë se përveç shfaqjes në ekranin e vogël të një realizimi të tillë filmik, ajo i shërben dhe edukimit të të rinjve me traditën kulturore të lashtë të Kinës, siç është rasti konkret i transmetimit në breza të legjendave, gojëdhënave popullore.Kjo temë ka marrë një rëndësi të veçantë në mbarë vendin ku edhe nëpër shkollat e niveleve të ndryshme zhvillohen kurse jashtë shkollore për evokimin e pasurisë kulturore përmes mësimit të legjendave, artit popullor, instrumentave popullorë, këngëve dhe valleve si dhe lojrave popullore. Pozitiv është fakti se nxënësit e grupmoshave të ndryshme marrin pjesë me shumë entuziasëm në këto kurse jashtëshkollore, por edhe prindërit e tyre i nxitin të kenë sa më shumë njohuri rreth kulturës mijëvjeçare të Kinës. (Eda Merepeza)