20150813kombesiahane |
Kombësia Han është kombësia me e madhe në Kinë dhe në botë.
Ky grup ka një popullsi prej 1.2 miliardë banorësh ose rreth 19% të popullsisë së përgjithshme të mbarë botës. Rreth 99% e tyre jetojnë në Kinë, ndërkohë që 1 % jetojnë në vendet e tjera si Singapor, Australi, Malajzi, Tajlajndë, Ameriklën e Veriut dhe në shumë vende europiane
Për vite me radhë, së bashku me grupet e tjera etnike, ata jetuan kryesisht me prodhime bujqësore dhe patën arritje të shkëlqyera në sferat politike, filozofike, art, literaturë dhe shkenca natyrore. Banorët Han ishin banorët e Kinës qendrore, që quheshin "Huasia", deri më sot ata kanë një histori civilizimi mbi 5000-vjeçare. Gjatë zhvillimit historik ata asimiluan dhe u integruan me banorët e kombësive të tjera. Që nga dinastia Han e Kinës ata filluan të quheshin kombësia Han. Kjo kombësi ka gjuhën dhe shkrimin e vet. Gjuha Hane i përket familjes të gjuhëve Han-Tibetiane, dhe ka 8 dialekte, ndërsa gjuha e tyre e përbashkët është gjuha standarde. Shkrimi Han është një nga shkrimet më të vjetër në botë, që ka nisur nga shkrimet në zhguallin e breshkës dhe më vonë nga shkrimet në bronx, duke arritur deri tek hieroglifet e sotme të gjuhës hane, që numëron gjithssej rreth 80, por që zakonisht përdoren mbi 7 mijë prej tyre.
Banorët Hanë ushqim kryesor kanë drithëra, mishin e zarzavatet i kanë ushqime ndihmëse. Për një kohë të gjatë, banorët e kësaj kombësie kanë formuar zakonin e ngrënies tre herë në ditë. Orizi dhe gruri janë dy llojet kryesore të ushqimit të banorëve Hanë. Përveç këtyre drithërat e tjera, si misri, sorgumi, patatja etj. janë bërë pjesë përbërëse të ushqimit kryesor të tyre në krahina të ndryshme. Nga zakonet e ndryshme në ngrënie, janë krijuar kuzhinat e ndryshme. Më vonë shijet e ushqimeve të banorëve hanë dhe të kombësive të tjera përkatëse u cilësuan si: "të ëmbla në Jug, të kripura në Veri, djegëse në Lindje dhe të tharta në Perëndim". Një numër kuzhinash rajonale kanë kontribuar në kuzhinën kineze në tërësi, por ndoshta më të njohurat dhe më ndikueset janë kuzhina e Guangdong-ut (Yue 粤, kuzhina e Shandong-ut(Lu鲁), kuzhina e Jiangsu-së (Su苏) dhe kuzhina e Sichuan-it (Chuan 川)
Këto lloje kuzhine dallohen prej njëri-tjetrit nga faktorë si burimet, klima, gjeografia, historia, teknikat e gatimit dhe stili i jetesës.
Rakia dhe çaji janë dy pijet kryesore të banorëve hanë, Kina është vendlindja e çajit, dhe një nga vendet, që e krijuan më herët teknologjinë e fermentimit në botë.
Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që pijnë çaj. Çaji është një pije që nuk mund të mungojë në jetën e zakonshme të kinezëve. Me çaj priten edhe mysafirët, ky është një zakon i kinezëve.
Në Kinë çaji është bërë një fenomen i veçantë kulturor. Njerëzit e konsiderojnë zjerjen e çajit dhe pirjen e tij si një art. Qysh nga lashtësia e deri në kohën e sotme, në krahina të ndryshme të Kinës janë hapur çajtore të formave të ndryshme. Në bulevardin Qianmen në qendrën e Pekinit ka një çajtore, ku njerëzit pijnë çaj, hanë ëmbëlsira, shijojnë edhe shfaqje artistike. Në krahainat jugore të Kinës, jo vetëm ka çajtore e ndërtesë çajtore, por ka edhe çadër çajtore, që të ndërtuara në zona piktoreske, ku njerëzit njëkohësisht duke soditur panoramën e bukur duke pirë edhe çaj.
Njerëzit që pijnë çaj, kanë zakone të ndryshme. Përsa u përket llojeve të çajit, banorët e krahinave të ndryshme pijnë çaj të ndryshëm sipas dëshirës së tyre. Njerëzit që pijnë çajin e kuq, kanë dëshirë edhe për llojet e ndryshme të çajit të kuq. Banorëve të Pekinit u pëlqen çaji me lule Jasemin, kurse banorëve të Shangait u pëlqen më shumë çaji jeshil. Ndërsa atyre të provincës Fijian të Kinës jug-lindore u pëlqen çaji i kuq.
Krahina të ndryshme të Kinës kanë edhe zakone të ndryshme të përdorimit të çajit.
Kombësia Han ka shumë festa, ndër të cilat Festa e Pranverës sipas kalendarit bujqësor kinez është festa më e rëndësishme e Kinës. Përveç kësaj, festat e tjera të mëdha janë edhe Festa e Fenerëve në ditën e 15-të të muajit të parë sipas kalendarit bujqësor kinez, Dita Qingming, festa Duanwu, Festa e Hënës etj.
Besimi Fetar:
Konfucianizmi, Taoizmi dhe Budizmi janë besimet fetare më të përhapura.
1. Konfucianizmi
Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit. Gjatë mbi 2000 vjetëve, konfucianizmi jo vetëm ka ndikuar politikën, kulturën, ekonominë e Kinës, por edhe ka ndikuar edhe në jetën e kinezëve. Disa dijetarë perëndimorë madje e konsiderojnë konfucianizmin si teoria fetare e Kinës. Në fakt, konfucianizmi ishte vetëm një teori filozofike, gjatë shoqërisë feudale mbi 2000 vjeçare të Kinës, ai zinte gjithmonë vendin drejtues. Konfucianizmi ka ndikim të madh edhe në disa vende aziatike, sot për shkak të jetesës së kinezëve në vende të tjera të ndryshme, konfucianizmi është përhapur në mbarë botën.
2. Taoizmi buron nga i njejti terren kulturor ku lindi Konfucianizmi dhe përdor të njejtat elemente të tij, të cilat krijojnë trashëgiminë intelektuale të Kinës në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit para erës sonë. Por ndërsa Konfucianizmi jep shembuj për tu ndjekur, duke u bazuar në virtytet morale të mbretërve të lashtësisë të quajtur "shenjtë", taoizmi propogandon natyrën dhe spontanitetin.
Duke qenë se Lao Tzu dhe Konfuci kanë qenë bashkëkohës, në periudhën historike të degradimit të dinastisë Chou, që sundonte prej 6 shekujsh dhe kishte humbur aftësinë reformuese të sovranëve të parë të vendit, të dy filozofët evokonin kohët e arta ku adhurohej thjeshtësia e Taos për Lao Tzu dhe drejtësia e të shenjtëve, perandorëve e Konfucit.
Lao Tzu bëri të njohur doktrinën e tij të Tao te ching-ut. Vepra e Lao Tzu-së ndahet në dy pjesë, të njohura si Tao dhe Te. Më pas ajo u nda në 81 kapituj sipas numrit mistik dhe u pagëzua me emrin Tao Te ching. Libri nis me një përshkrim të Tao-s. Fjala ka domethënien e "rrugës", apo të mënyrës së udhëheqjes apo të sistemit. Tao është një kuptimi metafizik i ligjit të universit dhe natyrës.
Sipas taoizmit, jeta jetohet mirë kur njeriu është në harmoni të plotë me të gjithë universin dhe kur veprimi i tij është veprim i universit i përcjellë përmes tij. E mira nuk realizohet kur veprimi nxitet nga dëshira, por nga mosveprimi, që frymëzohet nga thjeshtësia e Tao-s.
Njeriu duhet të bëjë vetëm atë që është e domosdoshme dhe natyrale. Të jetosh në thjeshtësi do të thotë të jetosh një jetë pa përfitime, me një shkallë të ulët egoizmi dhe pakësim të dëshirave. Nuk duhet reaguar por duhen lënë gjërat të kryhen natyrshëm në spontanite
3. Budizmi
Budizmi ka hyrë në Kinë rreth shekullit të parë të erës sonë, filloi të përhapet gjerësisht pas shekullit të 4-të të erës sonë dhe është bërë gradualisht feja me ndikim më të madh në Kinë. Sot në Kinë ka 13 mijë tempuj budiste dhe 33 shkolla.
Budizmi tibetian është një degë e budizmit që është përhapur kryesisht në Rajonin Autonom të Tibetit, Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme etj. Banorët tibetianë, mongolë, Ygu, Mënba, Luoba dhe Tu besojnë, në përgjithësi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarëve të tij arrin në afro 7 milionë. Kurse në budizmin Han besojnë kryesisht banorët Hanë, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Kinës.