20150812mediashqiptare |
Ditët e fundit u zhvillua Konferenca e 5-të e koordinatorëve kombëtarë të nismës midis Kinës dhe shteteve të Europës Qendrore e Lindore. Zv-ministri i jashtëm, sekretar i përgjithshëm i Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore Wang Chao tha në konferencë se rezultatet e arritura në takimin e Beogradit të vitit të kaluar po zbatohen aktivisht dhe "Bashkëpunimi 16+1" po zhvillohet, duke i sjellë impuls të ri bashkëpunimit miqësor trandicional të Kinës dhe vendeve të EQL-së dhe duke forcuar marrëdhëniet kino-europiane në mënyrë të gjithanshme dhe të ekuilibruar. Përfaqësuesit e 16 shteteve të EQL-së vlerësuan përparimet e reja dhe u shprehën se "Bashkëpunimi 16+1" ka shtuar investimet kineze në Europë dhe ka shtuar eksportet e këtyre vendeve në Kinë, duke krijuar raste të shumta punësimi dhe duke qenë në dobi të zhvillimit të Europës Qendrore e Lindore. Meidat shqiptare e pasqyruan gjerësisht këtë konferencë.
Vitet e fundit, me nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, mediat shqiptare po fokusohen gjithnjë e më shumë drejt aktualitetit të Kinës, kryesisht për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar të të dy vendeve.Deri në fund të vitit të kaluar, janë zhvilluar 3 takime të liderëve kinezë dhe të 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Me nismën 16+1, bashkëpunimi dhe investimet ekonomiko-tregtare dypalëshe kanë shënuar një prirje të re. Në vitin 2014, vëllimi tregtar dypalësh ka kaluar për herë të parë 60 miliardë dollarë, produktet karakteristike bujqësore të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ato ushqimore janë vlerësuar në tregun kinez. Sipas statistikave jo të plota, ndërmarrjet kineze kanë investuar më shumë se 5 miliardë dollarë në këtë rajon ndërkohë që një sërë projektesh të mëdha po nxiten. Në këtë qershor, Panairi i parë i investimeve dhe i tregtisë Kinë- Evropë Qendrore e Lindore tërhoqi 49 gazetarë nga 16 vende të Evropës Qendrore e Lindore duke përfshirë tre gazetarë të njohur shqiptarë, drejtorin e Radio Tiranës Alfons Zenelaj, gazetarin e njohur të TVSH-së Marash Mirashi dhe gazetarin e gazetës "Shqip" Armand Plaka.
Lidhur me vizitën e tyre në Kinë, tre gazetarët shqiptarë u shprehën të kënaqur. Armand Plaka falenderoi Ambasadën e Kinës në Shqipëri që ndihmoi për vizitën e tyre. Ai mendon se ky është një rast i shkëlqyer për të njohur me Kinën.
Tre gazetarët shqiptarë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të bashkëpunimit dhe të zhvillimit Kinë-Evropë Qendrore e Lindore. Forumi i bashkëpunimit dhe I zhvillimit Kinë-Evropë Qendrore e Lindore ishte një veprimtari e rëndësishme e Panairit të parë të investimeve dhe të tregtisë Kinë- Evropë Qendrore e Lindore. Ky forum trajtoi dy tema kryesore "Krijimi i sistemit të ri të bashkëpunimit me interes të përbashkët" dhe "Shans i ri për përfitime të përbashkëta". Ky forum nënvizoi që Kina dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore të ndërtojnë së bashku "Një brez, një rrugë" , duke kontribuar në zhvillimin e përbashkët. Anëatri i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi përshëndeti pjesmarrësit në Forum me një fjalim. Mbi 500 përfaqësues qeveritarë të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, specialistë, studiues si dhe gazetarë ishin të pranishëm në forum.
Tre gazetarët shqiptarë vizituan ekspozitën e prodhimeve të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore . Në qytetin Ningbo të Kinës , ndonëse larg Shqipërisë ata mundën të shihnin të ekspozuara prodhimet shqiptare, për të cilat u ndjenë krenarë. Gazetarët u shprehën se bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore përbën një platformë të favorshme për bashkëpunimin tregtar midis Kinës e Shqipërisë. Sipas tyre është detarë e mediave shqiptare të pasqyrojnë këtë ngjarje të rëndësishme. Gazetari i "SHQIP" Armand Plaka tha në intervistën për Radion e Jashtme të Kinës pas vizitës në Ningbo se në skenën e forcimit të bashkëpunimit tregtar midis Kinës e Shqipërisë, mediat shqiptare duhet të luajnë një rol të rëndësishëm.
Pas Ningbosë gazetarët shqiptarë vizituan qytetin Yiwu që është përfshirë nga reforma e tregtisë ndërkombëtare dhe është tregu më i madh i mallrave me pakicë në mbarë botën. Ata vizituan qytetin tregtar ndërkombëtar në Yiwu duke përfshirë qëndrën e ekspozitës së prodhimeve të Evropës Qendrore e Lindore në zonën e 5-të të qytetit tregtar.
Gazetari Armand Plaka kishte dëgjuar për këtë qytet por kur e vizitoi atë u befasua nga përmasat e tij të mëdha.
Pas largimit nga Yiwu, gazetarët vizituan dy qytete të provincës Henan të Kinës qëndrore, Zhengzhou dhe Luoyang. Në Grupin e Kompanive të Pajisjeve Inxhinierike dhe të hekurudhave të Kinës dhe Grupin e Zhvillimit dhe të Ndërtimit të Rrugës dhe të Porteve të Zhengzhou-së, tre gazetarët panë nga afër "Një brez, një rrugë", dhe se si Kina dhe Evropa Qendrore e Lindore po afrohen në fushën tregtare.
Stacioni i fundit i vizitës së tyre ishte Pekini. Në kryeqytet tre gazetarët shijuan kulturën pekinase dhe zhvilluan takime në Ministrinë e Jashtme të Kinës, por dhe një takim me kolegët e tyre në Radion e Jashtme të Kinës, që u lanë përshtypje të thella.
Gjatë vizitës në Radion e Jashtme të Kinës, tre gazetarët shqiptarë u takuan me zv-redaktoren Li Ping të radios dhe zv-drejtorin e Qëndrës së Rajonit të Rusisë dhe të Evropës Lindore Yin Xiangfeng. Gjatë vizitës në departamentin e gjuhës shqipe gazetarët shqiptarë shkëmbyen mendime me stafin. Drejtorja e CRI shqip, Qu Ning falenderoi kolegët nga Shqipëria për vizitën e tyre dhe shprehu mirënjohje për interesimin dhe mbështetjen që media shqiptare i ka dhënë këtij departamenti.
Drejtori i Radio Tiranës Alfons Zenelaj tha se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale, por në situatën e re ndërkombëtare, mediat shqiptarë kanë përgjegjesi të raportojnë rreth zhvillimit real të Kinës. Ai vlerësoi lart kontributin e dhënë nga redaksia e gjuhës shqipe e Radios së jashtme të Kinës për shëmbimet midis mediave të të dy vendeve. Ndërsa gazetari i TVSH-së Marash Mirashi i cili regjistroi me kameran e tij momentet e rëndësishme të vizitës së tyre në Kinë tha se shumë shqiptarë nëpërmjet reportazhit të tij do të mund të njohin Kinën.
Gazetari i SHQIP Armand Plaka u shpreh i lumtur për vizitën në Kinë pasi u njoh nga afër me këtë vend me histori dhe kulturë mijëvjeçare. (Çang Çuo)