">Media sociale rrezikon lidhjet në çift<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Media sociale rrezikon lidhjet në çift
  2015-08-10 15:43:08

Ekspertët e familjes paralajmërojnë se media sociale përbën gjithnjë e më shumë një rrezik për çiftet kineze. Sipas një raporti të fundit të Ministrisë së Çeshtjeve Sociale 3.637 çifte u divorcuan në vitin 2014 në Kinë, me një rritje prej 3.9% kreahasuar me një vit më parë.

Sipas statistikave qysh nga viti 2002 divorcet kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit.

Su është nëpunëse në Shangai dhe martesa e saj u trondit kur zbuloi se i shoqi kishte nisur një lidhje të fshehtë intime online. Sipas saj, i shoqi frekuentonte website për takime njohjeje dashurore. Duke kërkuar më tej Su zbuloi se I shoqi frekuentonte disa website dhe komunikonte me disa "të dashura". Martesa e Su është 10 vjeçare dhe çifti ka një fëmijë. Kjo nuk e ka penguar zonjën Su të kërkojë divorc.

Një tjetër përdorues I rrjeteve sociale në Kinë thotë se ndonëse ai është i martuar, gjatë kohës që shkon me shërbim jashtë shtëpisë ai është shumë aktiv në rrjetet sociale që ofrojnë takime dashurore. Kur e shoqja ka zbuluar fotot e "të dashurës" së bashkëshortit në internet, qetësia familjare është goditur rëndë dhe ky zotëri nuk di se çfarë fundi do të ketë martesa e tij.

Yu Kun, psikolog në Shangai që është këshillues martesor thotë se tradhtitë bashkëshortore përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve të ndarjeve të çifteve kohët e fundit në Kinës. Por ai shton se gjysma e tradhëtive bashkëshortove kanë nisur në frekuentimin e rrjeteve sociale.

Sipas specialistëve mediat sociale vetëm i shpërthejnë konfliktet në çift, të cilat kanë ekzistuar dhe më pare.

"Në disa raste, mediat sociale si WeChat dhe Momo, që lehtësojnë shoqërizimin me të panjohur, mund të nxitin më tej prishjen e një lidhjeje martesore që ka qenë e brishtë" thotë Chen Yiyun, ekspert i familjes dhe martesës pranë Institutit Kërkimor All-China Women's Federation.

Ndërsa për Han Junmei, media sociale nuk mund të jetë shkaku kryesor i divorcit.

"Mospërputhja e karaktereve minon bashkëjetesën e çiftit martesor, ndërsa media sociale vetëm se e shton mundësinë e ndarjes " thotë Hu.

Por sipas raportit të Ministrisë së Çeshtjeve Sociale të Kinës rrjetet sociale nuk përbëjnë të vetmin factor që ka ndikuar në rritjen e numrit të divorceve në vend. Qëndrimi I brezit të ri ndaj martesës ka ndryshuar. "Në të kaluarën njerëzit konservatorë është shumë kritikë ndaj divorcit, madje e cilësonin si të turpshëm", thekson këshilluesi i martesave Shu Xin. Sipas tij në ditët tona njerëzit interesohen më shumë për cilësinë e martresës dhe i prishin lehtësisht normar shoqërore në kërkim të lumturisë individuale.Në këtë prirje media sociale luan rolin e saj nxitës. Ndërsa studjuesi Liu Ning thotë se një shkak për rritjen e numrit të divorceve është dhe fluksi migrator nga zonat rurale drejt metropoleve në kërkim të një jete më të mirë. Shumë emigrantë vuajnë për shkak të ndarjeve afatgjata nga bashkëshortet dhe kjo ndikon në rritjen e numrit të lidhjeve jashtëmartesore.

Divorci si dukuri në rritje në Kinë

Krahas zhvillimit të shpejtë ekonomik të Kinës, struktura shoqërore po ndryshon me ritme të shpejta. Krahas rritjes së numrit të divorceve gjatë 12 vjetëve të fundit, vlerat e martesës tradicionale po përballen me sfida të shumta.

Disa nga termat e reja që përdoren në shoqërinë e sotme kineze lidhur me martesën janë "martesë e shpejtë" apo "martesë e zhveshur" si dhe "martesë e padukshme". Në rastin e " martesës së shpejtë" kemi të bëjmë me lidhje martesore që çifti i realizon pas një njohjeje të shpejtë. Ndërsa te "martesat e zhveshura" bëhet fjalë për çifte që martohen pa patur një apartament të vetin, por duke jetuar me qira dhe të ardhura nga pagat . "Martesat e padukshme" janë ato kur çifti zyrtarisht është i celebruar por pretendojnë para prindërve , miqve apo kolegëve se nuk janë të martuar.

Por ashtu siç kanë lindur emërtesat e reja për martesat ka të tilla edhe për divorcet, pasi kjo dukuri është ana e kundërt e martesës, ose pasojë e saj. Kështu njihen në shoqërinë e sotme kineze terma të tillë si "divorc i shpejtë", kur ndarja e çiftit bëhet pa patur një periudhë pajtimi. Gjithashtu është i njohur dhe "divorci i padukshëm" i cili ndodh kur çifti ka bërë shkurorëzimin në gjykatë por nuk u ka treguar familjarëve apo miqve për ndarjen. Sipas ekspertëve këto dukuri të reja sociale tregojnë se të rinjtë kanë më shumë mundësira për të zgjedhur para se të vendosin për tu martuar. Kryesore gjithsesi për të rinjtë në moshë martese është pavarësia ekonomike dhe vetëvlersimi.(Eda Merepeza)