20180804koz02 |
Negociues nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara ranë dakord të dielën mbi projektin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030. Ky dokument do të ripërcaktojë punën e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar dhe synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe mbrojë mjedisin.
Plani i njohur si Axhenda për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, u bën thirrje vendeve dhe qytetarëve të tyre të respektojnë dhe mbrojnë planetin.
Projektdokumenti parashtron 17 objektiva për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që nga varfëria, barazia gjinore, ndryshimet e klimës dhe mbrojtja e burimeve.
Axhenda do të miratohet nga Samiti i Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në muajin shtator në Nju Jork.
Korrespodenti i CRI-së pranë Kombeve të Bashkuara Su Yi, njofton:
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndeti arritjen e një marrveshjeje për Axhendën e Objektivave të Zhvillimit 2030.
"Kjo me të vërtetë që është axhenda e ne njerëzve. Rezultati i këtij dokumenti është, citoj Duke transformuar Botën Tonë: Axhenda e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. Është një udhërrëfyes për t'i dhënë fund varfërisë globale, ndërtimit të një jetë në dinjitet dhe për të mos pasur më të harruar."
Dokumenti përfshin 17 objektiva për zhvillimin e qendrueshëm, duke përfshirë varfërinë, barazinë gjinore, zhvillimin ekonomik, kontrollin e ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
Ndihmës negociuesi i dokumentit, ambasadori i Kenias pranë Kombeve të Bashkuara, Macharia Kamau, shkon në një linjë me sekretarin e përgjithshëm, duke shtuar se dokumenti i jep më shumë fuqi Kombeve të Bashkuara.
"Unë mendoj se kombet e botës duhet të jetë krenar për veten e tyre se çdo vend dhe mbarë shoqëria civile ishin në një dhomë për tre vjet duke punuar mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe më pas duke punuar mbi rendin e ditës që i jep më shumë gjallëri Kombeve të Bashkuara në botë, në mbrojtje të të mirës së përbashkët dhe njerëzimit."
Dokument i Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm do të zëvendësojë atë të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ai parashikon tetë masa për arritjen e tetë objektivave kundër varfërisë deri në fund të këtij viti.
Nga ana tjetër, shefi i OKB-së po i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur ritmin e tanishëm dhe të arrijë një marrëveshje mbi ndryshimet e klimës në Paris më vonë këtë vit.
"Ne mund të jemi brezi i parë në botë që arrijmë t'i japim fund varfërisë si dhe të ndalojmë shkaktarët e ngrohjes globale përpara se të jetë shumë vonë."
Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon mbetet një nxitës i vazhdueshëm i arritjes së një marrëveshjeje globale që do të sanksionojë uljen e temperaturave globale me 23 gradë celsius.
Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për çështjet ekonomike dhe Shoqërore Wu Hongbo, thotë se institucionet e OKB-së dhe Departamenti i Statistikave do të ngarkohen për monitorin e zbatimit të marrëveshjeve.
Ndërkohë, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës, Wang Min tha përmes një deklarate se i gjithë procesi i bisedimeve mbi axhendën ishin konstruktiv.