20150730Palimsestp02 |
Pagoda e vogël e Rosës së Egër në provincën Shaanxi
Kjo pagodë ndodhet në rrugën kryesore të Tempullit Jianfu në jug të Xi an. Është një nga pagoda e rëndësishme budiste të dinastisë Tang, që ka sunduar rreth 1300 vjet më pare. Fillimisht ishte ndërtuar Tempulli Jianfu në vitin 684 në nderim të perandorit të dytë të dinastisë Tang, Lizhi, në ditën e 100 të vdekjes së tij.
Pallati Weiyang në provincën Shaanxi
Ky kompleks arkitekturor pranë kryeqendrës së provincës Shaanxi u ndërtua në vitin 200 p.e.s dhe shërbente si një qendër administrative dhe residence perandorake e dinastisë perëndimore Han dhe më pas për dinastinë Jin si dhe regjime të tjera që pasuar gjatë dinastive të Veriut dhe Jugut.
Varri i Zhang Qian në provincën Shaanxi
Ndodhet në kontenë Chenggu në Hanzhong të provincës Shaanxi. Zhang Qian ishte një diplomat me influence gjatë dinastisë perëndimore Han që ka jetuar në vitet 164-114 p.e.s dhe njihet si një nga pionierët e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit.
Pallati Daming në Provincën Shaanxi
I famshëm për shkallët e tij të gjerë dhe ndërtimin e mrekullueshëm, Pallati Daming ishte pallati kryesor mbretëror i dinastisë Tang (618-907 p.e.s), ku kishin jetuar shumë prej perandorëve të kësaj dinastie.
Shpellat Maijishan në provincën Gansu
Janë 194 shpella në anë të maleve Majishan dhe Tianshui të provincës Gansu, në veriperëndim të Kinës. Në brendësi të shpellave ndodhen murale dhe statuja. Ndërtimi i shpellave Maijishan nisi në vitin 384 p.e.s
Tempulli i shpellave Bingling në provincën Gansu
Ky tempull është i pasur me statuja budiste, murale të cilat datojnë shekullin e 4-të dhe të 10-të. Shpella e pare u krijua në vitin 420 e.s gjatë sundimi t të dinastisë perëndimore Jin.
Mbetjet e Xuanquanzhi në provincën Gansu
Janë një pjesë e rëndësishme e kalimit të Rrugës së Mëndafshit në provincën veriperëndimore Gansu. Të ndërtuara rreth 1 mijë vjet më pare këto mbetje shihen edhe sot në Xuanquanzhi.
Mbetjet e qytetit të lashtë Suoyang të provincës Gansu
Ndodhen në kontenë Guazhou dhe datojnë në dinastinë Han (202p.e.s-220 e.s) dhe janë mbetje të një qyteti të lashtë përgjatë Rrugës së Mëndafshit
Kalimi Yumen
Njihet edhe si Kalimi Jade dhe ndohet në perëndim të Dunhuang në provincën Gansu. Në kohët e lashta ky kalim lidhte Rrugën e Mëndafshit me Azinë Qendrore. Së bashku me Kalimin Yangguan edhe Yumen ishin dy kalime të rëndësishme në kufijtë perëndimorë të dinastisë Han.
Qyteti i lashtë Gaochang në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit
Ndodhet në prehër të Malit Flaming, rreth 46 km nga Turpani. Ky qytet i lashtë është ruajtur mjaft mirë në mbetjet e tij derë në ditët tona. Qyteti Gaochang fillimisht u ndërtua si qytet fortesë në shekullin e parë p.e.s dhe njihej si Muri Gaochang, por më vonë u quajt Qyteti i Mbretit dhe ishte një pikë kyçe e Rrugës së lashtë të Mëndafshit.
Qyteti i lashtë Jiaohe në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit
Ky qytet ndodhet në një lartësi 30 metra në Luginën Yaernaizi dhe 10 km në lindje të Turpanit. Gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar se në ky qytet në lashtësi ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe ushtarake dhe bëhet fjalë për 1600 vjet më parë. Jiaohen konsiderohet si qyteti i lashtë më i mirëkonservuar në botë.
Qyteti i lashtë Yangmacheng në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit.
Mbetjet e qytetit të lashtë Yangmacheng në kontenë Jimusa në veripenrëdim të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgurit i përkasin dinastisë Tang (618 e.s -907e.s). Ky ishte një nga qytetet më të rënsësishëm në lashtësi i Rrugës së Mëndafshit.
Kulla Beacon Fire në Rajonin e Xinjiang Ujgurit
Kjo kullë e njohur edhe si Kirzierduoha ndodhet në veriperëndim të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgurit dhe është e ngjashme me kullat mbrojtëse të Murit të Madh Kinez. Në kohët e lashta këto kulla përveç misionit vrojtues shërbenin dhe për transmetimin e mesazheve ushtarake. Nga frëngjitë e tyre ushtarët pasi ndiznin zjarr lëshonin tym gjatë ditës dhe zjarr gjatë natës si sinjale për trupat e tyre.
Shpellat e 1000 Budave në Kizil të Rajonit të Xinjiang Ujgurit
Shpellat ndodhen në afërsi të deltës së lumit Muzat , rreth 7 km në juglindje të qytezës Kizil të Rajonit autonomy të Xinjiang Ujgurit.Janë rreth 236 shpella që datojnë shekullin e 8-të dhe të 9-të.
Mbetjet e Tempullit Budist Subax, në Rajonin e Xinjiang Ujgurit
Ndodhen në kontenë Kuqa në veriperëndim të Rajonit të Xinjiang Ujgurit dhe tempulli ka qenë ndër më të njohurit dhe me ndikim të madh gjatë Shtetit të lashtë Qiuci.
Pagoda Sanzang në provincën Shaanxi
Kjo pagodë ndodhet në kryeqendrën e provincës, Xi'an dhe është ngritur në vitin 1944, në vendin ku gjatë dinastisë Tang ndodhej shtëpia e murgut Xuan Zang, i famshëm për udhëtimet e tij në Indi dhe sjelljen në Kinë të shkrimeve të lashta të budizmit.
Tempulli I Madh I Budës në provincën Henan
Ndodhet në kontenë Binxian dhe është ndërtuar në vitin 629 e.s, duke u bërë i njohur për përmasat gjigande të statujës Amitabha. (Eda Merepeza)