">Jetojnë përrallën e tyre<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Jetojnë përrallën e tyre
  2015-07-23 09:41:50

Një kështjellë ose një vilë e ndodhur në një peizazh me bukuri mahnitëse natyrore duket e afërt për kinezët e pasur dhe disa prej tyre shpenzojnë miliona euro apo dollarë për të patur një të tillë. Lajmet e viteve të fundit tregojnë se kështjella dhe vila në Europë dhe ShBA po bëhen objektivat e reja të investimit të manjatëve kinezë. Prirja e blerjes së kështjellave ose vilave me vreshta nisi nga fundi i dekadës së parë të këtij shekulli, kur vera filloi të bëhej mjaft popullore për konsumatorët kinezë. Përveç Francës, Britania dhe ShBA-ja janë destionacionet e pëlqyera nga investituesit kinezë. Mirëpo, midis raelitetit dhe ëndrrës ka një hendek: disa prej tyre përjetojnë zhgënjime të mëdha, pasi shpenzojnë shuma marramendëse për një shtëpi përrallore.

Në vitin 2008, 28 vjeçarja kineze Cheng Haiyan bleu me 2 milionë euro Chateau Latour-Laguens që ndodhet në Bordo të Francës, rajoni më i njohur botëror për prodhimin e verës.

Ajo që e tërhoqi më shumë kinezen Haiyan-in ishte kështjella e ndërtuar në shekullin e 15-të dhe rrugicat me gurë zalli. Këtu përfshihen dhe 30 hektarë vreshta që pëlqehen nga i ati i saj, Cheng Zuochang, i cili sapo e ka filluar importimin e verës biznesi.

Në vitet e mëvonëshme mbi 30 biznesmenë të suksesshëm kinezë investuan në blerjen e kështjellave dhe të vilave me vreshta në Francë dhe në pjesë të tjera të Europës, ndër të cilët dhe aktorja e regjizorja e re Zhao Wei. Në vitin 2011, 35 vjeçarja Zhao shpenzoi 4 milionë euro për të blerë një kështjelle të shekullit të 16-të dhe vreshtin e saj, sërish në Bordo.

"Kinezët e pasur preferojnë të investojnë në pasuri të patundshme dhe koleksionimin të objekteve antike që kanë mundësi ngritjeje të vlerës dhe janë pjesë e trashëgimisë kulturore", bën të ditur në raportin e saj të marketingut, kompania në Londër që merret me shitjen e pasurive të paluajtshme, Knight Frank LLP .

Sipas një raporti të publikuar në prillin e sivjetshëm nga Banka Minsheng dhe Instituti Studimor Hurun, tani në Kinë ka 67000 kinezë me pasuri prej mbi 16 milionë dollarësh amerikanë, afro 17 mijë prej të cilëve disponojnë pasuri me vlerë mbi 80 milionë dollarë amerikanë.

Udhëtimet turistike nëpër botë kanë zgjeruar horizontin e shtresës së kinezëve të pasur, të cilët kanë nisur të investojnë në Gjermani, Britani, Francë si dhe vende të tjera.

Në vizitat turistike ata zbulojnë "gurë të çmuar, të fshehur", në krahinat rurale apo periferike me panoramë joshëse natyrore.

"Qëndrova një herë në një hotel që gjendet në një kështjellë në veri të Anglisë. Ato ditë mu duk se realizova ëndrrën time të fëmijërisë", kujton 24 vjeçari Sun Ying, jurist pranë një korporate të madhe tregtare në Shangai.

Sigurisht që çmimet e këtyre shtëpive përrallore variojnë sipas pozicionit gjeografik dhe kushteve të ndërtesës, por duhen marrë në konsideratë edhe ligjet vendore për mbrotjen e trashëgimisë kulturore, që kanë të bëjnë me të drejtën e dizenjimit dhe të rindërtimit të kështjellave antike. Megjithëse marrje e lejes për rindërtimin e këtyre ndërtesave kalon nëpër një procesi të gjatë dhe të ndërlikuar, shumë kinezë të pasur ende presin në rradhë. Një biznesmen kinez, që bleu në vitin 2013 me 40 milionë dollarë amerikanë një shtëpi pushimi në Long Island të Nju Jork-ut, priti disa muaj për të përfunduar procedurat e blerjes.

Ekspertët i investimeve, një kështjellë ose një ndërtesë e ngjanshme, pas marrjes së lejes për rindërtim mund të transformohet për shumë përdorime si muze, hotel ose një qendër e hapur për vizitorët. Mirëpo, mirëmbajtja e këtyre pronave mund të kushtojë më shumë se sa vetë blerja e tyre.

Zhou Qingyang, 46 vjeç është një biznesmen i suksesshëm në qytetin Suzhou të Kinës Lindore me një kompani tregtare dhe fabrika manifakture. Vjet, ai kishte dë shirë të madhe të blinte, një kështjellë në Spanjë. Por, më në fund, ai u tërhoq pasi i tërë procesi i blerjes kishte "shumë kërkesa".

Zhou "ra në dashuri" me këtë kështjellë në vitin 2011 gjatë vizitës tek një mik në Spanjë dhe çmimi i blerjes ishte brenda buxhetit të tij. Në fillim, atij i lindi ideja ta shndërronte kështjellën në shtëpi pushimi veror, mirëpo rrënimi i disa prej pjesëve të saj ndër vite shtronte nevojën e një projekti të madh rindërtimi, që mund të zgjaste më shumë se dy vjet.

Sipas Zhout edhe pas ristrukturimit të kështjellës, do të nevojitej një grup punëtorësh për mirëmbajtjen e saj dhe kostoja nuk ishte e pakët, duke mos përmendur këtu procedurat e ndërlikuara ligjore e financiare .

Prandaj, pasi bisedoi me familjen për planin e tij, Zhou vendosi të tërhiqej nga ideja për blerjen e kështjellës përrallore. "Me kaq para, ne mund të investojmë direkt në një vilë bregdetare, ku mund të zhvendosemi kur të duam", tha ai.

Por, ndër investitorët kinezë në pasurive e paluajtshme jashtë vendit, bie në sy një grup i veçantë: prindërit e fëmijëve që ndjekin shkollat e huaja. Në krahasim me manjatët që janë në gjendje për blerjen e një kështjelle, ata mbase mund të përballojnë vetëm një apartament. Por, ata nuk heqin dorë lehtë.

Sipas gazetës "Beijing News", prindërit kinezë janë bërë një forcë e rëndësishme nxitëse për zhvillimin e tregut të pasurive të patundshme në vendet e zhvilluara.

Këtë verë, Zhao Yicong, maturant 18 vjeçar do të fluturojë drejt Australisë për studime universitare. Prindërit e tij do të blejnë një apartament në Australi ku ai të jetojë gjatë periudhës së studimeve. Kështu Zhao Yicongu mund të banojë pranë universitetit dhe pasi të mbarojë studimet, apartamenti mund të rishitet apo të jepet me qira.

Sipas statistikave, totali i studentëve kinezë që ndjekin shkollat jashtë vendit arriti rreth 460 mijë në vitin 2014, pjesa dërrmuese e të cilëve mbështetet me shpenzime familjare.

Ndërsa, një sondazh më i detajuar zbuloi se mosha mesatare e studentëve kinezë jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e vogël. Tashmë prirja e re e prindërve kinezë është t'i dërgojnë fëmijët në shkolla të huaja që kur nisin shkollën e mesme. Fakte të tilla mund të konsiderohen si një faktor që nxit rritjen e çmimeve të apartamenteve në destinacionet e studimit, sepse sa më të vegjël të jenë studentët, aq më shumë nevojë do të kenë për shoqërimin e prindërve gjatë studimit dhe blerja e një apartamenti bëhet e domosdoshme.

Sipas Jones Lang LaSalle, një kompani ndërmjetëse e pronësisë së patundshme, vëllimi i investimeve që prindërit kinezë kryejnë në blerjen e shtëpive afër universiteteve të huaja ku studjojnë fëmijët arriti deri në 16.5 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo 46% më shumë në krahasim me vitin 2013. Ndërsa, shifra e sivjetshme pritet të kalojë 20 miliardë dollarë amerikanë.

Në krahasim me manjatët që blejnë shtëpi përrallore, prindërit mbase nuk realizojnë dot ëndrrat e veta, por ata përpiqen të krijojnë kushte sa më të mira për fëmijët e tyre.