">Tradita interesante dasmash<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Tradita interesante dasmash
  2015-07-09 14:31:36

Në Kinë, një dasmë mund të shfaqë shumë elemente tradicionale e kulturore. Dasma tradicionale karakterizohen nga zgjedhja e ngjyrës së kuqe për të zbukuruar pasi ajo përmban kuptimin e lumturisë dhe gëzimit. Përveç gëzimit, kinezët shprehin nderim për prindërit gjatë dasmës. Pjesa më e rëndësishme e një dasme në Kinë është ceremonia e përcjelljes së respektit dhe falënderimeve për prindërit e çiftit të ri si edhe përkujdesjen e çiftit gjatë jetës.

Shumë kombësi në Kinë i kanë ruajtur mrekullisht ritualet e vjetra të dasmave.

E nisim me kombësinë Dai.

1. Dai

Kur martohen anëtarët e grupit etnik Dai, bashkëshorti jeton me familjen e nuses. Për këtë arsye, ceremonia e martesës mbahet në shtëpinën e nuses.

Banorët e kombësisë Dai janë budistë, prandaj sipas traditës, çifti i ri duhet të shkojë në tempull dhe të lutet, duke kërkuar bekimin e Budës për një jetë të lumtur dhe të begatë. Më pas në shtëpi do të vendosin një tapet të vogël në fillim të pragut të derës, ndërkohë që murgjit këndojnë për çiftin e sapomartuar. Një murg do të vendosë më pas një cope mëndafshi me ngjyra në kyçin e të sapomarturëve për bekim dhe për një jetë të bukur..

2. Dasma mongoliane

Dasmat mongoliane janë shumë të pasura në traditë dhe organizohen me disa faza. Madje edhe përpara dasmës, ka disa tradita të rëndësishme që zhvillohen. Lidhja realizohet përmes një shkesi, më pas çifti fejohet, bën festë para martese gjithashtu merr dhe shumë dhurata dhe më pas zhvillohet dasma.

Pas ceremonisë fillestare çifti kthehet tek shtëpia e dhëndrit dhe para se të hyjë rrotullohet 3 herë rreth shtëpisë. Më pas çifti kalon perms 2 shtyllave prej druri për të marrë bekimin e Vulcan, që përfaqëson dashuri të pastër dhe jetë të begatë.

Më pas ata prëshëndeten me prindërit, të afërmit dhe miqtë, duke shënuar nisjen e dy apo tri ditëve festimesh. Ceremonia quhet e përfunduarkur mbaron festa.

3. Mançurianët

Dasmat mançuriane janë gjithashtu të pasura. Në fillim prindërit e çiftit janë miq dhe më pas shprehin dëshirën për t'u afruar më shumë duke mundësuar martesën mes fëmijëve të tyre.

Astrologjia luan një rol shumë të rëndësishëm tek këto martesa, pasi data e lindjes së burrit dhe të gruas duhet të jetë në harmoni me njëra-tjetrën.

Tradita e mançurianëve në pjesën verilindore është e ndryshme, ku nusja largohet nga shtëpia e saj një ditë para dasmës për të qëndruar me një familje tjetër. Në ditën e dasmës, vëllai i nuses do ta pojë tek shtëpia e burrit.

Me të mbërritur në shtëpinë e burrit, nusja mban në duar oriz dhe një qyp parash në krah. Pas 7 ditësh, çifti kthehet në shtëpinë e nuses dhe do të qëndrojnë me prindërit e saj për 1 muaj. Kjo përfaqëson përfundimin e dasmës.

Koreanët

Kultura koreane është ndikuar shumë nga kultura kineze në fillimet e zhvillimit të saj.

Dasma tradicionale koreane është shumë e pasur në rituale dhe përfshin 2 faza. Ceremonia mbahet dy herë, një herë tek shtëpia e nuses dhe një herë tek shtëpia e dhëndrit. Dhëndri qëndron tek shtëpia e nuses për 3 ditë dhe më pas kthehen në shtëpinë e tij.

Që prej lashtësisë dasma është një gjë shumë e rëndësishme për banorët e kombësisë Tuyao. Sipas zakonit të tyre, në rast se në ditët e dasmës familja nuk ka mundësi ekonomike të shtrojë një gosti të madhe, atëherë kjo gosti do të shtrohet në të ardhmen kur të jenë të moshuar. Po të mos kenë mundësi kur të jenë të gjallë, këtë punë të madhe do ta kryejnë të bijët dhe të bijat e tyre. Prandaj shumë njerëz kanë punuar tërë jetën, madje kanë marrë borxhe për të shtruar këtë gosti.

Dasma shqiptare

Dikur nusja lyente gishtat në mjaltë dhe prekte pragun e derës së burrit. Pastaj ishin paja, vënia e bukës në krahë, daja, krushku i parë, rakia te këmbët, etj, etj. Detaje të një tabloje të harruar, që sot mund ta shohësh, shumë-shumë vetëm kur shfaqet filmi "Përrallë nga e kaluara".

Tradita e dasmave shqiptare është nga më të bukurat dhe më të veçantat. Por sot dasma jonë kthehet shpesh në një spektakël bajat vallesh, gatimesh dhe sjelljesh të huazuara.

Hapja e dasmës bëhej që ditën e mërkurë, ku hapej muzika dhe vinin njerëzit e parë. Ditën e enjte sillnin fustanet e nuses. Në grupin që përzgjidhej për krushq duhet të ishte në krye një burrë apo grua që dinte të mbante muhabetin. Burri nuk vinte me krushqit, siç ndodh sot. Që nga kjo ditë, familja ishte e pushtuar nga muzika dhe njerëz që vinin për vizitë. Dera e shtëpisë rrinte e hapur 3-4 ditë para për të gjithë të afërmit. Për të mos thënë që shumë njerëz vinin dhe dy javë para. Ndërsa sot, të vijnë të gjithë në lokal, në orarin që i ka vendosur i zoti i dasmës.

Kur nusja dilte nga shtëpia duhet ta mbante daja për krahu, se duhet të ishte ai që e përcillte nusen. Kur nusja dilte nga shtëpia e prindërve hidhej raki në vendin ku ecte, ndërsa kur nusja hynte në portën e shtëpisë së burrit duhet të kishte mjaltë në duart e nuses dhe të vjehrrës, që të shkonin mirë dhe të kishte mbarësi.

Menuja ishte mishi i pjekur në hell, patatja, djathi etj, ndërsa ëmbëlsirat ishin më karakteristike. Në anët tona në dasmë dilnin pjata me revani dhe bakllava.