20150709Palimsest02 |
Industria kineze e filmit dhe sfidat e saj
Industria kineze e filmit po zhvillohet me ritme marramendëse. Të ardhurat nga industria e filmit kanë shënuar rritje prej 29 miliard yuan ($4.67miliard) në 2014, duke e bërë Kinën vendin e dytë në botë në industrinë e filmit, pas SHBA-së. Në pamje të pare gjithçka duket e suksesshme por ky sektor përballet me sfida të shumta.
"Sa here vizitoj SHBA-në më prezantojnë si kineast të famshëm nga Kina dhe trajtohem me shumë respekt. Ndonjëherë u them se jam actor dhe kam interpretuar në 300 filma dhe ata e besojnë këtë" Prezantuesi i njohur televiziv kinez Cui Yongyuan, i cili ka interpretuar në role protagonistësh në shumë filma, ka deklaruar gjatë forumit me titull "Hapi i rradhës i filmit kinez, midis suksesit dhe krizës" , mbajtur gjatë Festivalit të filmit në Shangai, ka theksuar se publiku amerikan ka fare pak njohje me kinemanë kineze. Nëse brenda vendit është kohë e mbarë për filmat kinezë, jashtë tij ato mbeten të panjohur, ka theksuar Cui.
Sipas tij publiku i kinemasë nuk ka shumë shanse në vende të ndryshme të botës, por veçanërisht në SHBA që të njohë realizimet e kinemasë kineze. Filmat kinezë nuk shfaqen botërisht dhe kjo përbën një sfidë për kinemanë kineze, për të krijuar filma cilësorë që të tërheqin jo vetëm shikuesit brenda vendit por edhe ata të huaj, deklaroi në forum nënkryetari i studios prestigjioze amerikane "Universal Pictures", Marc Shmugger.
Ndërsa Yu Dong, president i kompanisë "Bona Films", nënvizoi në forum se vendi prodhon 700-800 filma në vit, krahasuar me mbi 5 mijë filma të realizuar në botë. Kina shpërndan në botë një pjesë të vogël të prodhimeve të saj kinematografike, tha Yu.
Sipas tij, nëse filmat amerikanë përfshijnë 99 % të shitjes së biletave në SHBA dhe Kanada, vetëm 1% e tyre e zënë filmat në gjuhë të huaj, e barazvlefshme me fitimin prej 100 milion dollar amerikanë. Në këtë pjesë të vogël të filmave në gjuhë të huaj 1/3 u takon filmave indianë, kurse filmat kinezë kanë fitimin prej 10 milion dollarësh. Mësohet se pjesa më e madhe e këtij fitimi vjen nga zona dhe rajone me komunitet kinez. Ndër të tjera në forum Yu përmendi dhe dukurinë e fansave të filmit. "Në Kinë ka një publik të madh të kinemasë dhe po ashtu ndiqen gjerësisht telenivelat" , thotë Yu.
Vit pas viti rritet numri i sallave të kinemave të Kinë dhe aktualisht numërohen 25 mijë të tilla, duke zënë vendin e dytë në botë, pas SHBA-së. Por për fat të keq filmat e shfaqur në këto salla nuk janë në përpjestim të drejtë me numrin e vetë kinemave.
Lidhur me këtë Cui thotë se një ndër filmat e tij të preferuar kinezë "Golden Era" (Epoka e artë) me regji të Ann Hui, që ka marrë shumë trofe dhe flet për jetën e shkrimtares së shquar kineze Xiao Hong, por
k y film është shfaqur pak here në ekranin e madh dhe për një kohë të shkurtër prej 2-3 ditësh. Sipas Cuit ndonëse një film pëlqehet shumë nga publiku janë menaxherët e sallave që përzgjedhin filmat që shfaqen. Wang Haifeng, president i Kompanisë "Hong Kong Filmco Pictures" nuk është dakord me mendimin e Cuit. Sipas tij nëse një film nuk arrin fitime nëpërmjet shitjes së biletave, ai duhet zëvendësuar me një film të suksesshëm, me synim balancimin e kostove të sallës së kinemasë.
Filmat kinezë kanë investime të mëdha, por pavarësisht kësaj rreziku ekziston. Vitin e kaluar, producentët e regjizorit Jiang Wen Gong me filmin "Bullets" kishin parashikuar të realizonin një fitim prej 2 miliard yuanësh, por filmi mezi arriti të arkëtonte 1/4 e shumës së parashikuar.
Regjizori e shpjegon këtë humbje me faktin se skenari i filmit nuk i afrohej shumë shijeve të publikut. Nga ana tjetër në botën e kinemasë është i njohur fakti se një skenar i mirë sjell fitime në tregun e filmit. Kurse mendimi i Bill Kong, një producent veteran që ka bashkëpunuar me regjizorët e njohur kinezë Ang Lee dhe Zhang Yimou thotë se për çdo film që ka investuar është nisur së pari nga vlerat e skenarit të tij, që I kanë garantuar suksesin e publikut por dhe arkëtime të kënaqëshme.
Një reality show i ri në Kinë
Pa telefon celular, pa motorr dhe pa makinë... të jetosh pa asnjërin nga këto sende që janë bërë pjesë e individit të shoqërisë moderne. Pikërisht këtë jetë promovon seriali i ri i reality show-t me titull "Ne të 15-të", ku 15 persona lënë familjet e tyre dhe për një periudhë 1 vjeçare jetojnë në këtë "shoqëri të re". Sipas producentit të këtij reality show, Tencent Video, të 15 konkurruesit janë përzgjedhur pas një seleksionimi të 100 mijë vullnetarëve, të cilëve fillimisht u është dhënë një sasi ushqimesh dhe 5,000 yuan ($805) për të nisur një mënyrë të re jetese në një fermë të izoluar, diku në një vend të braktisur. Një ndër qëllimet e reality show-t të ri është si do të mbijetojnë në grup pjesmarrësit e kësaj aventure, që nuk ngjan aspak me jetën e tyre të përditëshme.
Në ceremoninë e promovimit të këtij show ditët e fundit u tregua si do të eliminohen konkurrentët. Javën e katërt të çdo muaji spektakli do të jetë i hapur për konkurrentë të rinj, ku dy kandidatë vendosen sipas votimit online.
Ndërsa konkurrenti i 15-të i grupit vendos se cili nga dy kandidatët qëndron në spektakël, ndërsa njeri prej konkurentëve pjesmarrës i votuar më pak, del nga konkurrimi. Ma Yankun, producent i Tencent Video, ka thënë për median kineze se qëllimi i këtij spektakli është ndërtimi i marrëdhënieve ndërpersonale midis anëtarëve të grupit, në një komunitet të ri shoqëror.
Ky spektakël realizohet në sajë të bashkëprodhimit midis Tencent Video dhe Televizionit Dragon të Shanghait dhe ka nisur transmetimin non stopqë nga e hëna e fundit e qershorit, ndërsa momentet më të veçanta të ditës transmetohen në Televizionin Dragon, në formë të përmbledhur. (Eda Merepeza)