20150702grualashtesi |
Në shumë kultura arsyet për divorc janë të ndryshme, edhe pse pothuajse në çdo martesë bëhet premtimi "derisa vdekja të na ndajë", divorcet sot janë bërë një gjë normale. Megjithatë në lashtësi, divorcet ishin një ngjarje shumë serioze.
Ashtu sikurse çdo gjë në martesat në lashtësi, divorci dominohej nga burrat dhe shihej si turp për nusen dhe familjen e saj. Po historia nuk mbaron këtu, më e keqja është se vetëm burri kishte të drejtë të kërkonte divorc. Ja sa e vështirë ishte të ishe grua në lashtësi dhe të mbaje martesën të shëndoshë. Më poshtë sjellim shkaqet e divorcit në lashtësi.
1. Mosbindje ndaj prindërve të burrit (不顺父母)
Sipas traditës së lashtë kur gruaja martohej bëhej pjesëtare e familjes së burrit. Vjehrra dhe i vjehrri bëheshin më të rëndësishëm se vetë prindërit e saj. Gruaja duhet të kujdesej për ta, t'i respektonte, t'u bindej dhe më e rëndësishmja, t' i kënaqte ata. Nëse një grua nuk mund t'i përmbushte këto ose thjesht prindërit e burrit nuk e kishin qejf, i shoqi kishte të drejtë ta ndante.
Poeti i famshëm Lu You (陆游) në Dinastinë Song e donte marrëzisht gruan e tij Tang Wan, një tjetër poete e talentuar. Por, nëna e Lu-së nuk e donte Tang-un, duke thënë se ajo nuk bindej. Kështu, ata u detyruan të divorcoheshin dhe të vetmet kujtime të dashuris së tyre ishin poemat.
2. Pa fëmijë (无子)
Fëmijë, ose më mirë djemtë ishin shumë të rëndësishëm në familjet e lashta. Prioriteti parësor i gruas ishte lindja e fëmijëve. Djali ishte një siguri e madhe në martesën e një gruaje. Por, nëse çifti nuk kishte fëmijë, e vetmja që fajësohej ishte gruaja. Në dinastinë Tang, nëse gruaja nuk mund të kishte fëmijë deri në moshën 50, bashkëshorti kishte të drejtë ta divorconte.
3. Tradhtia (淫佚)
Nëse gruaja tradhtonte burrin, ai e divorconte menjëherë. Nëse gruaja kapej duke tradhtuar burrin e saj, atëherë ajo burgosej. Divorci në rast tradhtie ndodh edhe sot, kutpohet kur faktet janë evidente, por më parë burri e linte gruan edhe nëse kishte thjesht dyshime që ajo po e tradhtonte me dikë tjetër, pa pasur asnjë provë.
4. Xhelozia (嫉妒)
Në lashtësi burrit i lejohej të kishte shumë konkubina. Nëse bashkëshortja e tij nuk do të ishte dakord për këtë gjë, atëherë kjo shihej si xhelozi dhe në këtë mënyrë ai mund ta divorconte.
5. Sëmundja (恶疾)
Normalisht, çifti i martuar i kalon bashkë të mirat dhe të këqijat në jetë. Nëse dikush sëmuret, tjetri duhet të ofrojë ndihmë. Por në Kinën e lashtë, sëmundja ishte një arsye për divorc. Në martesë, nëse gruaja prekej nga sëmundje infektive, po themi lebrozë, bashkëshorti nuk kishte asnjë detyrim për t'u kujdesur për të dhe madje mund ta divorconte për këtë gjë.
6. Kur gruaja flet më shumë seç duhet (多言)
Askush nuk pëlqen kur ka rrotull dikë që flet pa pushim. Por në lashtësi standardi për gratë ishte më i rreptë. Zakonisht nëse një grua fliste shumë kjo mund të çonte në konflikt me burrin e saj dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij dhe kjo bën që burri ta divorconte për hir të problemeve që shkaktoheshin.
7. Vjedhja (偷盗)
Vjedhja ishte një krim, por përsa i përket martesës në lashtësi, megjithëse gruaja konsiderohej si pjesëtare familjes së burrit, në një fare mënyre ajo ishte një person i jashtëm. Gruaja uk kishte të drejta mbi pronën dhe nëse ajo përdorte paratë e bashkëshortit pa dijeninë e tij, atëherë kjo konsiderohej "vjedhje".
Ndërsa në ditët e sotme, 3 arsyet që çojnë në divorc janë:
3. Abuzimi fizik, psikologjik ose emocional
Abuzimet në - nga burri ose gruaja janë një zonë e madhe e shqetësimit për shumë çifte. Abuzimet fizike, psikologjike apo emocionale që vijnë në forma të ndryshme, të cilat ndryshojnë nga çifti në çift dhe nga familja në familje. Megjithatë, në një listë të shkurtër ato përfshijnë gjëra të tilla si një bashkëshort i thënë se ata janë të padëshiruar, abuzimi fizik në formë, duke injoruar bashkëshortin, kufizimin e personit në një dhomë, terrorizime emocionale ose fizike, monitorimi i thirrjeve telefonike, duke e detyruar bashkëshortin për të bërë diçka që ata nuk janë më të kënaqur. Abuzimi është një nga arsyet më të zakonshme për divorc. Është e rëndësishme për çdo person i cili po përballet me ndonjë formë abuzimi të kërkojë ndihmë të menjëhershme profesionale.
2. Probleme me komunikimin në marrëdhënie
Në shumë raste kur një martesë është thyer poshtë një ose të dy partnerët shpesh thonë: "Ne thjesht nuk mund të komunikojmë" ose "ne thjesht nuk e kuptojmë njëri-tjetrin." Disa njerëz mund të mendojnë se "komunikimi" në një martesë do të thotë gjithmonë duke rënë dakord me njëri-tjetrin. Pra, kur ata nuk janë në gjendje të bien dakord, atëherë çifti i referohet problemit si "problemin e komunikimit." Kjo nuk është e vërtetë. Komunikimi i mirë nuk është gjithmonë në lidhje me marrëveshjet, por kur ju jeni në mosmarrëveshje ka më shumë gjasa që do të thotë që ju jeni duke komunikuar mirë dhe qartë duke deklaruar pozicionin tuaj. Çiftet që kanë probleme të komunikimit, të cilat zakonisht çojnë në divorc dhe shkatërrim dhe nuk janë në gjendje për të gjetur në mes të dy pikave të mesme. Dhe përsëri kjo është e gjitha e kompromentuar dhe në gjetjen e një ekuilibri në mes.
1.Tradhtia: Arsyet kryesore për divorc
Pabesia ose zakonisht e njohur si "mashtrimi" është në krye të listës së arsyeve për divorc. Shumica e njerëzve e dinë se çfarë pabesi apo mashtrim janë duke bërë, por më shumë pabesia në termin formal është një shkelje e rregullave të rëna dakord apo kufizimeve që një çift ka marrë në një marrëdhënie. Në shumicën e martesave këto terma nuk janë përmendur sepse ato janë supozuar vetëm për të mbajtur dhe nderuar nga çdo person. Ironikisht, ajo është dhe mban një numër arsyesh për divorc në SHBA dhe shumë vende të tjera të botës.