20150625mariza |
Mariza Ikonomi është një këngëtare shqiptare me një karrierë muzikore 20-vjeçare. Studimet e larta i ka përfunduar në Francë dhe ka marrë pjesë në shumë audicione në vend, por edhe në Europë. Ka fituar disa çmime të para në Shqipëri dhe Ballkan.
Ajo u lind më 12 maj 1982 në Tiranë. Ka përfunduar studimet për kanto. Nisi të këndojë që e vogël duke u aktivizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve e që aty duke marrë pjesë në festivalet e fëmijëve.
Në moshën 12-vjeçare ajo u përzgjodh nga Françesk Radi, i cili është një nga kantautorët më të mirë shqiptarë. Mariza është këngëtarja e parë, që u ngjit në skenën e Festivalit të RTSH-së në një moshë kaq të vogël. Kënga e tyre fitoi Çmimin e Telespektatorit, që për atë vit ishte një çmim mjaft i rëndësishëm. Me pas çmime të tjera vërshuan për Marizën. Në festivalin e fëmijëve, mori çmimin e parë me këngën "Memedheu". Po me këtë kënge fitoi përsëri çmimin e parë në Festivalin Ballkanik te fëmijëve. Me këto dy kënge Mariza u bë shumë e dashur jo vetëm për fëmijët por edhe për te rriturit jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne vende te tjera ku këndonte. Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete në një festival mbarëkombëtare me këngën 'Le te këtë gjithmonë pranvere'
Ajo ka bërë disa koncerte në Zvicër, Francë dhe në Holandë.
Në Festivalin e Pranverës Mariza u vlerësua me çmimin si interpretuesja më e mirë "Mikrofoni i Arte" dhe tek Kënga Magjike doli përsëri interpretuesja me e mirë me këngën "S'e di".
Me këngën e kompozuar nga vetë ajo e titulluar "Me sytë lart" u vlerësua me çmimin si kantautorja më e mirë në Këngën Magjike të vitit 2008.
Këngëtaret e saj të preferuara janë Celine Dion dhe Alanis Morissette.
Ajo gjithashtu ishte pjesë e "Dancing With the Stars 5".
Këtë muaj ajo erdhi në Kinë për turizëm dhe nuk kishte dëshirë të largohej prej Kinës, pasi ky vend e ka mrekulluar. Në fakt ajo e quajti Kinën një "perandoreshë të bukur". Megjithëse në një kohë të shkurtër ajo u mundua të prekte sa më shumë nga afër jetën dhe kulturën e këtij vendi.
CRI Shqip -Mariza përshëndetje dhe mirëserdhe në Radio Ejani në Pekin.
-Siç e dimë të gjithë ju tashmë jeni një këngëtare e afirmuar me shumë koncerte dhe çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë. Keni studiuar ne Francë dhe keni qenë pjesëmarrëse në disa evenimente në Europë. Sot ndodheni në Kinë, një vend kaq larg Shqipërisë. Çfarë ju shtyu të bëni këtë vizitë?
Mariza-"Mamaj ime, ajo është arsyeja kryesore pse unë dëshiroja shumë të vizitoja Kinën. Kur ishte e re ajo u transferua në Kinë për një periudhë kohe, pasi gjyshi im në atë kohë ishte në një shoqatë lundrimtare shqiptaro-kineze dhe punoi në Kinë për disa kohë. I gjithë fisi im është i mrekulluar nga Kina, veçanërisht nga kultura dhe traditat e saj. Megjithëse kanë kaluar shumë kohë, por mamaja ime ende më flet për Kinën dhe kujtimet e bukura që ka kaluar, për mikpritjen e madhe të kinezëve dhe ende i kujton miket e saj kineze me mall. Ajo madje është dhe një fanse e madhe e muzikës kineze dhe që e vogël më jepte të mësoja këngë kineze. Ajo sot ushtron dhe gjuhën kineze, mban mend ende shumë gjëra. Gjyshi ishte një person i rrallë dhe i veçantë për mënyrën se si e transmetonte historinë e Kines tek mua, nëna ime gjithashtu ka pasur një rol tjetër, një rol mbështetës ndaj gjyshit dhe që të dy më kanë folur kaq shumë për Kinën. Edhe sot në shtëpinë tonë ka ende shumë suvenirë të ndryshëm të vjetër. Kjo është një nga arsyet parësore dhe jam shumë e kënaqur që e bëra këtë vizitë, është një vend që të jep një kënaqësi të rrallë.
-Çfarë përshtypjesh ju la Pekini?
Mariza- Për Pekinin kam lexuar kam parë, kam dëgjuar, por është ndryshe ta përjetosh. Të përjetosh arkitekturën, të vizitosh pallatet duke nisur që nga ato shkallët të bën të ndihesh si një perandoreshë. Është shumë shumë bukur, është një qytet madhështor dhe të jep mundësinë të eksplorosh gjithçka që ti do, duke filluar nga pjesa e kulturës, traditave, ushqimit, njerëzve etj. Është një qytet multifunksional që e bën çdokënd të mrekullohet. Më vjen mirë që e pata një fat të tillë për ta vizutar këtë vend. Ka shumë gjëra që më kanë bërë përshtypje, por këtu kam nisur të merrem më shumë me fiskulturë dhe kjo është shumë e mirë. Sidomos pasdite kinezët kanë një orë që mblidhen dëgjojnë muzikë dhe bëjnë fiskulturë, veçoj ato vallet karakteristike. Nuk kishte ditë që të mos të dilja për ta shijuar vetë këtë traditë kaq të bukur"
- Radio Ejani është një radio relativisht e re ne tregun shqiptar, edhe pse e re ka një dëgjueshmëri të lartë. Ju sapo keni nënshkruar për një bashkëpunim të ngusht me radio ejani për promovimin e mëtejshëm të karrierës suaj artistike. Eshtë kënaqësi për që përvec hiteve të mëparshme aq të dashura për publikun, të jemi të parët për transmetimin e hiteve tuaja të reja në të ardhmen.
Mariza- "Kënaqësia nuk është vetëm e juaja, por edhe e imja që ne po bashkëpunojmë. Më duhet një punë akoma më e madhe për të mos zhgënjyer fansat e mi. Unë në Tiranë e dëgjoj shpesh këtë radio dhe më pëlqen gjithçka që serviret aty, kështu që mbetet një kënaqeësi dhe jam e sigurt që ky bashkëpunim që sapo kemi nisur do të jetë frytdhënës për të dyja palët.
- Një tjetër surprizë e rëndësishme e vizitës suaj ishte dhe titulli që morët si një nga ambasadoret e kulturës kineze, kryesisht e kuzhinës kineze. Si ndiheni?
Mariza-"Është një privilegj, jo vetëm kënaqësi. Në fakt ndihem e veçantë. Është bukur të vlerësohesh me një titull të tillë. Më pëlqen sepse më përshatatet, për pjesën e kulturës, por edhe të gatimeve, pasi kuzhina kineze është një ndërthurje harmonike e ngjyrave, aromave, shijeve, formave dhe finesës.
Kam provuar disa gatime të kuzhinës pekinase, ku veçoj Rosën e Pekinit dhe një gatim tjetër me mish pule dhe kikirikë, pula Kung Pao. Madje që në Shqipëri, duke marrë shkas edhe nga familja ime sidomos mamaja kam pasur një interes shumë të madh për kuzhinën kineze. Ajo dhe sot ha me shkopinj, ndërkohë që ne hamë me pirunj... ajo përdor shkopat e saj. Është një art më vete kuzhina kineze, që duhet eksploruar nga të gjithë turistët. Unë po e eksploroj dhe më pëlqen jashtëzakonisht, pasi ka vençanti sidomos miksimi i salcës së sojës, sheqerit e kripës.
Një ushqim tjetër që më shijoi shumë është Jiaozi, si byreçka me mish, por brumi është i papjekur dhe e gjithë masa zihet e serviret.
Këtë gatim e porosis shpesh si në restorantet kineze në Shqipëri, por edhe sa herë që udhëtoj nëpër Europë. Madje kur isha herën e fundit në Amerikë, i kam gatuar vetë, sigurisht me ndihmën e një mikut tim kinez. (qesh)
Nga frutat kam provuar liçin, mangostinën, papajën dhe frutin e dragoit. Frutat përpos pjesës që janë të shëndetshme, këtu kanë një shije që të lëshon goja lëng. I kam shijuar pa masë".
-Vizita juaj në Shangai shkaktoi jehonë të gjerë në rrjete sociale dhe është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. Çfarë përshtypjesh ju la Shangai dhe kuzhina e tij.
Mariza-"Shangai është një vend madhështor, ndriçues që më ka magjepsur. Sigurisht më magjepsi infrastruktura, aty ku modernia takonte tradicionalen, më ka mahnitur Perla e Orientit, e cila ishte nje perlë e vërtetë sa që nuk doja të shkëputesha prej saj, nuk ngopesha duke e parë. Ndertesa super të ndriçuara që në një moment të dukej vetja si në Paris dhe një moment tjetër të dukej si në Nju Jork. E them me plot gojën që Shangai është Parisi i Lindjes. Shangai është një tjetër qytet që duhet eksploruar dhe që jam me fat që pata mundësinë ta shihja. Kuzhina e Shangait është një ndër kuzhinat e reja që provova në Kinë dhe pashë që përbërësit kryesorë të saj janë peshku i freskët, mishi i pulës dhe lloje të ndryshme perimesh, ndërsa shija është përgjithësisht disi e ëmbël.
--Një mesazh për të gjithë dëgjuesit......
Mariza-"Dëgjoni sa më shumë Radio Ejani, me muzikën e bukur, ku pjesë e saj do të jem edhe unë- Mos reshtni duke dëgjuar muzikë, zgjidhni muzikën më të mirë dhe kjo muzikë është këtu tek Radio Ejani. Dëgjoni sa më tepër muzikë, pasi muzika ju qetëson shpirtin dhe ju bën edhe më të bukur".