20150625Palimsest02 |
Enciklopedia e parë e trashëgimisë kulturore të Kinës u promovua këto ditë me rastin e Ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore. E hartuar dhe e publikuar nga Akademia e Shkencave Sociale të Kinës dhe Federate e letërsisë dhe arteve, kjo enciklopedi përbëhet nga 3 vëllime që pasqyrojnë pasurinë e madhe të trashëgimisë kulturore në Kinë, ku secili vëllim përmnban 1 milion fjalë. Në enciklopedinë e trashëgimisë kulturore të Kinës përfshihet eposi tibetian i njohur si Gesar, ai mongol i njohur si Jangar dhe eposi kirgiz i njohur si Manas.
Në vëllimin që i kushtohet projekteve përfshihen 1,219 trashëgimi kulturore nga folklori, muzika tradicionale,vallet, operat tradicionale dhe mjekësia tradicionale kineze.Ndërsa një tjetër vëllim i trashëgimisë i kushtohet arkivës së trashëgimisë, si dhe një hyrje të shkurtër, por nuk mungon në enciklopedi pasqyrimi i biografisë së 1986 praktikuesve.
"Qysh nga fillimi i këtij shekulli Kina ndërmori nismën për vëzhgimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore". Këtë e deklaroi për mediat gjatë promovimit kreredaktori i enciklopedisë Feng Jicai. Ai theksoi më tej se botimi i enciklopedisë është realizuar në sajë të përpjekjeve të studjuesve për identifikimin e elementeve të veçanta të saj dhe bashkë me të e rrënjëve të qytetërimit kinez.
Sipas Federatës kineze të letërsisë dhe arteve tashmë ka nisur puna për hartimin e një enciklopedie të dytë, që do të fokusohet në letërsinë folklorike.
Opera e Pekinit, shfaqje në Nju Jork
Kompania Kombëtare e Operas së Pekinit do të performojë arian "Gratë gjenerale të familjes Yang" dhe arie të tjera klasike në "Rose Theater" në Qendrën Linkoln të Nju Jorkut nga 26-28 qershor. Kjo është shfaqja më e madhe e kësaj trupe në metropolin amerikan.
Zëvendësdrejtori i kompanisë, Chen Ying do të drejtojë delegacionin prej 80 muzikantësh, këngëtarësh dhe anëtarë të tjerë të stafit në Nju Jork. Në këtë grup bëjnë pjesë dhe artistë të njohur të Operas së Pekinit Dong Yuanyuan dhe Zhang Jianguo. Artistët e rinj Zhang Lan dhe Guo Xiao janë gjithashtu pjesë e këtij grupi.
Veprimtaria sponsorizohet nga Shoqata e Shkëmbimeve me Jashtë e Kinës,ndërsa Asian Culture dhe Media Group do të realizojnë shfaqjen e trupës në Nju Jork. Për tu paraqitur sa më bukur para publikut amerikan, kompania ka përzgjedhur pjesën operistike "Femrat gjenerale të familjes Yang", një pjesë e njohur e prezantuar nga artistët përmes këngës dhe pjesëve të luftimit. Trupa e Operas së Pekinit do të performojë për dy ditë rresht në Qendrën Linkoln të Nju Jorkut.
Pjesa operistike "Femrat gjenerale të familjes Yang" është e njohur që në Kinën e lashtë. Gjatë sundimit të Perandorit Renzong (1022-1063) të dinastisë Song, mbreti i Xixia dhe ushtria e tij nisën sulmin ndaj kufirit dhe vranë marshallin Yang Zongbao, i ngarkuar për mbrojtjen e kufirit. Gjyshja e Yang-ut njëqindvjeçare, She Taijun e mbytur në dëshpërim u vu në krye të nuseve të djemve dhe nuseve të nipave si dhe të stërnipit Yang Wenguang për të luftuar armikun dhe arritën ta mundnin atë, duke u kthyer në shtëpi me fitore.
Kompania e Operas Kombëtare të Pekinit do të paraqesë për publikun amerikan një shfaqje tradicionale ku artistët do të interpretojnë arie të njohura nga "Legjenda e gjarprit të bardhë", por dhe vepra të tjera të njohura operistike, të gjinisë tradicionale.Gazeta më e madhe kineze në SHBA "China Press", Lu Weizhong dhe Yang Ling do të marrin pjesë në performimin e pjesës "Gratë gjenerale të familjes Yang"
Botohet një studim për popullsinë Hui
Ditët e fundit Shtëpia Botuese e Popullit botoi një vëllim në seri kushtuar krijimit dhe zhvillimit të popullsisë Hui në Kinë. I bazuar në dokumente historike, dy vëllimet e librit përbëhen nga 113 kapituj. "Legjenda e Hui-t" e shkruar nga Guo Haiche, ka një stil romantik dhe poetik për të sjellë historinë dhe evoluimin e popullsisë Hui por dhe në aspektin shoqëror, ekonomik, teknologjik, arsimor, kulturor dhe të traditave dhe zakoneve.
I krijuar sipas rendit kronologjik, libri pasqyron figura të rëndësishme të historisë së popullsisë Hui të cilat kanë kontribuar me pjesmarrjen e tyre në ngjarje historike, duke ndikuar në mirëkuptimin midis etnive të ndryshme në Kinë. Guo, i njohur si poet edhe me emrin Mei Zi, ka shpenzuar 10 vjet për këtë studim.
Guan Peijun, një zyrtar i Komisionit shtetëror për çeshtjet e pakicave në Kinë lidhur me këtë studim shprehet se popullsia Hui si një pjesë e rëndësishme e Kinës ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të vendit.
Guan thekson se nisma "Një brez, një rrugë" tashmë është në focus të vëmendjes ndërkombëtare dhe botimi i këtij studimi pasqyron historinë shumëetnike dhe shumëkulturore të Kinës, përmes së cilës flitet dhe për shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit. (Eda Merepeza)