20150625Palimsest01 |
"Ëndrra kineze" një temë e propozuar nga presidenti i Kinës Xi Jinping,. Për nxënësit e një shkolle në Haidian, të Pekinit, një pjesë e kësaj ëndrre do të bëhet realitet këtë verë, pasi do të performojnë në 3 nga skenat më të mëdha botërore.
Prej disa muajsh 150 nxënës të moshës 8-12 vjeç nga Shkolla Zhonguancun po përgatiten për shfaqjet e tyre artistike. Shfaqja e tyre me titull "Wild Zebra," është një pjesë baleti e krijuar nga Zhang Jigang, një nga 3 pjesët e "Three Zhangs" e prodhuar për ceremoninë e Lojrave Olimpike Pekin 2008. Trupa e baletit përbëhet nga 75 nxënës dhe një orkestës simfonike që i shoqëron.
Pjesa e baletit "Wild Zebra" ka debutuar në janar të këtij viti në Universitetin Tsinghua të Pekinit, ndërsa pritet që këtë muaj ajo të shfaqet në Qendrën Kombëtare të Performimit të Arteve në Pekin.
Ndërsa në muajin gusht artistët e vegjël do të marrin pjesë në Festivalin e Madh të Artit në Edinburg të Skocisë. Organizatorët po zhvillojnë bisedime për një concert të trupës së nxënësve kinezë dhe në teatrin e Londrës West End.
Zëdhënësi i Ambasadorëve të Rinj të Kinës Jiang Tao ka bërë të ditur se nxënësit do të performojnë më 13 gusht në Edinburg , në pritje që pas saj të prezantojnë shfaqjen e tyre për publikun e kryeqytetit britanik.
Viti 2015 është shënuar si viti i shkëmbimeve kulturore kino- britanike dhe pjesa e baletit "Wild Zebra" bën pjesë në programin e veprimtarive.
Mesazhi që përcjell kjo pjesë baleti është mbrojtja e faunës së egër dhe e mjedisit që na rrethon. Kësaj çështjeje qeveria kineze I ka kushtuar një vëmendje të posaçme dhe përbën një nga përparësitë e punës së saj.
Zëdhënësi ka thënë për mediat se ky projekt artistik është jo fitimprurës,ndërkohë që për koncertin në Londër ata po kërkojnë sponsorizim.
Bazuar në marrëveshjen midis dy qeverive për shkëmbimet kulturore e cila u nënshkrua gjatë Samitit Britanie Madhe-Kinë në Londër vitin e kaluar, si dhe të prezantuar gjatë vizitës në Kinë të Princit William në mars të këtij viti, 2015 është viti i shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve.
Gjatë këtij viti veprimtaritë janë ndarë në "sezonin kulturor", ku përfshihen aktivitetet kulturore të pales britanike në Kinë në gjysmën e pare të vitit ndërsa në gjysmën e dytë të tij përfshihen veprimtaritë e artistëve kinezë në Britaninë e Madhe.
Rregullore e re për vizitat në Qytetin e Ndaluar
Muzeu i Pallatit në Pekin i njohur ndryshe si Qyteti i Ndaluar, një nga muzetë më të mëdhenjë në Kinë por dhe në botë ka njoftuar kufizimin e numrit të vizitorëve ditorë , duke nisur që nga 13 qershori.
I ndodhur në zemër të Pekinit, pikërisht në sheshin e famshëm Tian anmen, Qyteti i Ndaluar ka qenë rezidenca e perandorëve të Kinës nga viti 1420-1911. Muzeu është pjesë e listës së vizitave të çdo turisti të huaj në Pekin, por edhe agjencitë turistike nga e mbarë bota e përfshijnë atë në guidat e tyre. Të vish në Pekin dhe të mos vizitosh Qytetin e Ndaluar është sikur të mos kesh parë asgjë. Ndaj interesimi i vizitorëve për të është shumë i madh, arsye për të cilën stafi drejtues ka menduar të krijojë rregulla të reja, në interes të mbarëvajtjes së punës por mbi të gjitha mbrojtjes së relikteve të çmuara të muzeut.
Muzeu i tij tërheq çdo vit rreth 15 milion vizitorë. Por ditët e fundit sipas një deklarate të stafit të Muzeut, fluksi i madh i vizitorëve ndikon jo pak në ruajtjen e relikteve të kësaj qendre, por dhe në arkitekturën e tij. Ndaj stafi ka vendosur të kufizojë numrin e vizitorëve, nëpërmjet blerjes online të biletave për të vizituar muzeun. Ndërsa sipas rregullit të ri, grupet e turistëve do të planifikohen që ta vizitojnë muzeun pasdite.(Eda Merepeza)