20150624koz |
Investuesit po u bëjnë thirrje talenteve të rinj nga Tajvani për të filluar biznesin e tyre të ri në pjesën kontinentale të Kinës, gjatë zhvillimit të Forumit të 13-të të Rinisë midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.
Korrespodenti i CRI-së Luo Yu reporton nga Xiamen-i.
Investuesit u bënë thirrje të rinjve nga Tajvani për të konsideruar pjesën kontinentale si vendin ideal për të nisur biznesin e tyre.
Scott Zheng është një nga investuesit më të njohur e më të rinj të Kinës. Ai shpjegon se pse pjesa kontinentale është vendi i mundësive të mëdha për të rinjtë e ishullit.
"Sinqerisht, Tajvani mund të jetë i përqendruar tek faza fillestare. Megjithatë unë shpresoj se ju do të hapni mendjen dhe do të vini në pjesën kontinentale, në tregun e saj të madh për të ruajtur ritmin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik edhe për 20 vjetët e ardhshëm, ndërkohë që mund të ketë edhe vend për rregullime.'
Megjithatë, sipërmarrësit e rinj duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ndryshimet që ka fillimi i një biznesi të ri në pjesën kontinentale dhe në Tajvan. Dai Zhouying, nga CA Ventures Managing Partner, është një prej atyre që fillimisht investoi në ishull.
"Në Tajvan, shumë investues kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe gjithashtu i kanë zgjeruar sipërmarrjet e tyre edhe në vende të tjera aziatike për shkak të madhësisë së tregut. Pronarët e biznesit bëjnë përpjekje të shumta për të ruajtur efikasitetin dhe marzhin e fitimit. Në të kundërt, në pjesën kontinentale, sipërmarrësit i japin më shumë rëndësi ritmit dhe zgjerimit të biznesit, sepse projektet e tyre do t'ju shërbejë 1.3 miliardë klientëve të mundshëm."
Studenti nga Tajvani Jiang Zhu-Hsiang filloi kompaninë e tij bio-teknike disa muaj më parë në provincën Fujian. Tani ai tregon rrugën që kompania e tij do të ndjekë në të ardhmen.
"Mendoj se ka dy gjëra mjaft interesante në pjesën kontinentale. E para është sasia e kapitalit në dispozicion dhe së dyti është mbështetja e qeverisë. Së fundi ne (kompania) kemi mbajtur bisedime me zonën e teknologjisë së lartë të Xiamen-it. Në të ardhmen ne parashikojmë që të ngremë një laborator që vepron në bazë ditore."
Lin Yi Yuan, një studente nga qyteti Taichung, thotë se pjesa kontinentale ofron më shumë politika mbështetëse për studentët sipërmarrës.
'Mjedisi i investimeve për kompanitë e reja është më i mirë se në Tajvan. Përveç kapitalit të madh, universitetet ofrojnë zyra për studentët. Unë kam pyetur një studente nga Hangzhou dhe ajo më tha se ka një prirje këtu në pjesën kontinentale për të dhënë zyra pa qira, ndërsa qeveria paguan faturën e energjisë elektrike dhe të furnizimiz me ujë, si dhe ka në dispozicion një fond për projektet e rinj. Mendoj së kjo është një gjë shumë e mirë. Në Tajvan ne ende nuk e kemi këtë politikë."
Mjedisi i biznesit është përmirësuar pas premtimit të kryeministrit të Kinës Li Keqiang për të mbështetur novacionin.
Nga ana tjetër, Vincent Wang, president i Sunsino Venture Group në Tajvan, thotë se sipërmarrësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për sfidat që i presin.
"Ka në mundësi të shkëlqyer për të bërë biznes, ashtu siç ka dhe sfida të shumta ligjore. Një sërë licencash dhe marrëveshjet e sipërmarrjes së përbashkët. Gjithashtu dalja në tregun e aksioneve. Këto janë vështirësi që duhen tejkaluar."
Tema e forumit të sivjetshëm ishte novacioni dhe krijimtaria midis sipërmarrësve të rinj. Mbi 60 për qind e pjesëmarrësve në forum ishin nga ishulli i Tajvanit.
Synimi i këtij forumi rinor ishte inkurajimi i talenteve të rinj si dhe nxitja e marrëdhënieve midis dy brigjeve.