">Dhëndër i huaj në Kinë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dhëndër i huaj në Kinë
  2015-06-16 16:44:10

28 vjeçari gjerman Thomas Derksen, kujton ende takimin e tij të pare me vjehrrin kinez. Ai thotë se ndonëse e kishte pare në fotografi para se ta takonte të atin e gruas të tij kineze, në takimin e pare i ishte dukur shumë serioz dhe i prerë. Madje e shoqja i kishte thënë se i ati nuk donte që ajo të martohej me një të huaj, pasi nuk dinte si të komunikonte me të. Madje shqetësimi më i madh i këtij babai kinez ishte se nëse e bija vendoste të martohej me një të huaj ajo do të shkonte të jetonte larg familjes.

Për të tërhequr vëmendjen e vjehrrit kinez në takimin e tyre të pare gjermani Thomas bleu një kuti me çokollata dhe një souvenir nga Gjermania dhe iu drejtua restorantit në Shangai ku ishte caktuar takimi. Për shkak të mosnjohjes së gjuhës nga të dyja palët Thomas kujton se në atë takim të pare foli fare pak. Por vjehrri kinez me sa duket e pëlqeu të riun gjerman dhe madje e ftoi mysafir në shtëpinë e tij ndonëse e bija ende nuk ishte martuar me të.

Në mars të këtij viti Sina News raportoi se vitet e fundit martesat ndërkulturore kanë përbërë rreth 5% të të gjithë numrit të martesave në Kinë. Deri në 2011, në Pekin janë rregjistruar çdo vit 1,200 të përziera, sipas chinanews.com.

Të jetosh me një familje të madhe të përzier

Takimi i pare midis të riut gjerman Thomas dhe babait të nuses së tij të ardhëshme kineze ndodhi para dy vjetësh. Ndërsa kryente studimet në Universitetin Fudan të Shangait gjermani Thomas jetoi për afro 1 vit e gjysmë në familjen e gruas së tij. Kur flet për jetën në familjen kineze të gruas së tij Thomas veçon dallimet e kulturave. Ndër të tjera ai thotë se si gjerman ishte mësuar që në mëngjes të hante bukë dhe të pinte kafe, kurse vjehrri kinez hante noodles apo oriz në mëmgjes. Në fillim ai nuk arrinte ta kuptonte se si dhëndrri i tij gjerman mund të hante një mëngjes të tillë. Por me kalimin e kohës midis dhëndrrit gjerman dhe familjes kineze të gruas së tij nisën të sheshoheshin dallimet kulturore dhe madje vjehrri kinez me durim dhe qetësi nisi ti mësonte Thomasit traditën kulturore kineze.

Sipas Thomasit tradita kineze është më e komplikuar se ajo gjermane dhe për këtë ai u referohet disa shembujve. Sipas Thomasit ndërsa një gjerman si ai i thotë gjërat ashtu siç i mendon, një kinez si i vjehrri i tij i thotë në mënyrë më të ndërlikuar dhe sjellja e tij ndërsa bashkëbisedon është e ndryshme. Për të kuptuar më mirë jetën në Kinë dhe për të patur një bashkëjetesë të këndëshme me familjen e tij kineze Thomasi ka mësuar gjuhën kineze dhe për këtë vjehrri i tij është gëzuar shumë. Thomasit i bëjnë përshtypje këshillat e vjehrrit kinez për të patur një familje të bashkuar dhe për të jetuar në harmoni me pjestarët e saj. Madje vjehrri i tij i ka folur shpesh se si duhet të sillet një bashkëshort në familje, të respektojë të shoqen dhe pjestarët e tjerë të familjes.

Marrëdhëniet në distance Peter Krasnopolsky, është një amerikan 36 vjeçar që punon si mësues i gjuhës angleze në Kinë. Ai kujton se takimi i pare me vjehrrin kinez nuk shkoi shumë mirë pasi aid he e shoqja shkuan me vonesë në stacionin e trenit për të pritur vjehrrin.

Peter kujton se ndonëse ishte i mërzitur për vonesën vjehrri i tij kinez ishte sjellë me mjaft edukatë me të. Peter thotë se martesa me gruan kineze ishte pas një divorci të tij dhe pikërisht kjo e kaluar e tij mund të kishte shqetësuar prindërit kinezë të bashkëshortes së tij.

Ai thotë se vjehrri mban një lloj distance në sjellje ndaj ti,por përpiqet të ndihmojë ne mbarëvajtjen e saj.

Ai tregon se në familjen e madhe të bashkëshortes së tij ai është i vetmi dhëndër i huaj dhe për shkak të mosnjohjes mirë të gjuhës kineze ende ka vështirësi në komunikimin e çlirët me të afërmit e saj.

Peter mendon se të qenit amerikan nuk ka asnjë lloj avantazhi për të, port ë afërmit e bashkëshortes gjithsesi vlerësojnë se fëmijët e çiftit do të flasin dy gjuhë dhe do tu përkasin dy kulturave të ndryshme. Peter i takon dy here në vit vjehrrit e tij kinezë, ndaj kanë marrëdhënie disi të rezervuara, por midis tyre mbizotërn respekti reciprok. Ai kujton se me prindërit kinezë të bashkëshortes ka patur dhe debate lidhur me rritjen e fëmijëve, por gjithçka është zgjidhur me mirëkuptim. Tashmë ky dhëndër amerikan ka kuptuar se është një tipar i kinezëve të shmangin grindjet kur ata e kuptojnë se debate nuk ka asnjë lloj zgjidhjeje.

Kombësia nuk ka rëndësi

Zhu Fuqiang, vjehrri i gjermanit Thomas thotë se kur mësoi që e bija dashuronte një të huaj ai nuk ishte shumë i lumtur për këtë, poër shkak të dallimeve kulturore dhe zakonore. Por ai thotë se e rëndësishme ishte mbarëvajtja e jetës së vetë çiftit. Vjehrri kinez vlerëson se dhëndrri i tij gjerman është njeri i ndershëm dhe serioz. Ai shton se është shumë i kënaqur se si ai e trajton vajzën e tij. Zoti Zhu është gjithashtu i kënaqur që dhëndrri i tij nuk pi duhan apo akool, madje është mjaft i interesuar të njohë kulturën kineze.

Ai tregon se dhëndrri i tij gjerman ka bëlrë mjaft përpjekje për të mësuar gjuhën kineze dhe për tu përshtatur me mënyrën e jetesës në Kinë, duke respektuar traditat e vendit. Babai i vajzës kineze të martuar me gjermanin Thomas kujton se e bija i pati thënë se nëse nuk do ta lejonte të martohej me të dashurin e saj gjerman ajo nuk do të pranonte të martohej me një kinez.

Zhu thotë se për të nuk ka rëndësi kombësia e dhëndrrit, por karakteri i tij. Edhe për amerikanin Peter kombësia në një lidhje nuk ka asnjë lloj rëndësie. Madje Peter vlerëson faktin se megjithëse ai është njeri i thjeshtë dhe familja e tij nuk jeton në luks, prindërit kinezë të bashkëshortes së tij janë të kënaqur me zgjedhjen e së bijës. (Eda Merepeza)