">
Mosha 1-2 vjeçare, lodrat që japin siguri
Fëmijët 1-2 vjeç jetojnë fazën fillestare të ekspozimit, e cila është mjaft interesante. Në këtë moshë te fëmijët lind dëshira për kërkime të pavarura dhe kështu ai i tërhequr nga kjo largohet nga nëna që qëndron pranë tij. Por kur fëmija zbulon se nëna nuk është pranë tij i nis gjendja e ankthit dhe nis të kthehet për të kërkuar nënën. Pikërisht këto lëvizje, të shkëputjes nga nëna për shkak të lojës tërheqëse dhe të kthimit për të kërkuar nënën, janë tipike për fëmijët e kësaj moshe. Ndërsa, në këtë moshë fëmijës i lind dëshira per të njohur ambjentin jashtë banesës, ai gjithmonë shpreson se prindi do të jetë pranë tij.
Reagimi i prindërve
Nëse shihni se fëmijët marrin lodrën e tyre të preferuar kudo me vete mos u shqetësoni, pasi pikërisht kjo lodër i shton atij ndjenjën e sigurisë dhe i lehtëson presionin që i shkakton të qëndruarit vetëm.
Kur jeni në shtëpi, mund të provoni të largoheni për disa minuta nga fëmija. Kjo experience mund të shërbejë si shembull i largimit për një kohë më të gjatë në të ardhmen të prindit nga fëmija. Një shembull mund të jetë kur nëna gatuan në kuzhinë dhe e lë fëmijën në një ambjent të sigurtë, duke e kontrolluar here pas here. Në këtë mënyrë, mund të kuptoni se ndarja për disa minuta nga fëmija nuk përbën ndonjë problem shqetësues. Prindi, kryesisht nëna nukduhet ta përjetojë ndarjen nga fëmija i vogël si diçka të rëndë dhe të trishtueshme.Qëndrimi i qetëdhe i sigurtë i nënës ndaj ndarjes i jep siguri më të madhe fëmijës për ta përballuar me lehtësi këtë moment.
Mosha 3 vjeç e fëmijës dhe përjetimi i dërgimit në kopësht
Fëmijët 3 vjeç kanë ndërgjegjshmëri më të fortë. Ata njohin aftësinë e veta ndaj ambjentit rrethues por, mbetet një sfidë për prindërit dërgimi i fëmijëve në kopësht.
Fëmijët kanë dëshirë të madhe të kenë gjithë kohës pranë prindërit. Për shumicën e fëmijëve nisja e kopshtit është hera e parë që i ndan nga prindërit, kryersisht nga nëna, për një kohë të gjatë. Për të shmangur panikun dhe ankthin e panevojshëm fëmijës i duhet një kohë më e gjatë për t'u mësuar me këtë ndarje. Ndaj prindërve u këshillohet ta përballojnë me durim dhe qetësi këtë fazë të rritjes së fëmijës së tyre.
Reagimi i prindërve:
Në mënyrë që fëmijët të mos ndjehen të vetmuar apo të braktisur në ambjentet e kopshtit prindërit mund ti ngjisin në çantën e tyre të kopshtit një foto familjare, ose ti lënë fëmijës të marrë me vete lodrën e preferuar. Nëse fëmija përballet me ambjentin e ri të kopshtit dhe nuk sheh prindërit apo të afërmitdhe nis tëqajë, kjo foto apo lodra e preferuar do ta qetësojë atë. Nëse fëmija nuk i kushton më vëmendje fotos familjare apo lodrës së preferuar, kjo është një shenjë e mire ai është mësuar me të ndenjurën i pavarur në kopësht. Përveç kësaj, prindi mund tja paraqesë fëmijës skenën e ndarjes kur e dërgon në kopësht si një lojë. Nëpërmjet kësaj loje fëmija arrin të kuptojë se një ditë do të ketë një ndarje për disa orë por do të takohet sërish me prindërit.
Prindërit duhet t'I kushtojnë vëmendje të madhe mbajtjes së premtimeve të tyre. Nëse i premtoni fëmijës se do ta merrni nga kopshti në një orar të caktuar, duhet ta mbani këtë premtim. Mbajtja e premtimit nga prindërit i jep fëmijës besim dhe kështu ai i kapërcen më lehtë çastet e frikës dhe ankthit.