"> Prindërit kinezë preferojnë djemtë, apo vajzat<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Prindërit kinezë preferojnë djemtë, apo vajzat
  2015-06-12 17:21:07

Dallimi i brezave

Në një vëzhgim online të kryer në maj nga Sina News u kërkohej përdoruesve të internetit të përgjigjeshin se cilët prindër janë më të lumtur, ata me djem apo vajza. Të paktën 1600 vetë morën pjesë në sondazh dhe mbi 60% e tyre thane se të lumtur janë prindërit e vajzave, 11% u shprehën kundër, ndërsa 25% e tyre thane se gjinia e fëmijës nuk është e rëndësishme për lumturinë e prindërve të tyre.

Por Global Times në një sondazh të kryer në Pekin zbulon se shumë prindër të lindur para viteve 80-të të shekullit të kaluar janë të mendimit se gjinia e fëmijës nuk ndikon në lumturinë e prindërve. Nena 23 vjeçare e një vajze thotë se nuk është e domosdoshme sot që një djalë të ketë pasuri që të mund të martohet. Sipas saj femrat në ditët tona punojnë shumë dhe janë të pavarura financiarisht ndaj shtëpinë çifti mund ta blejë me kontribut të përbashkët.

Sipas profesorit Yuan brezi i të lindurve në vitet 20-30-të të shekullit të kaluar parapëlqente fëmijë djem, ndërsa brezi i të lindurve pas viteve 80-të nuk bën dallim në gjininë e fëmijës, kjo si pasojë e një niveli më të lartë arsimor dhe të ndikimit perëndimor.

Ndërsa profesori Lu, duke iu referuar nivelit të gjinisë në vitin 2010 thotë se fëmijët e moshës 0 -4 vjeç janë në përpjestimin 119 djem për çdo 100 vajza, gjë që tregon se ende ekziston parapëlqimi për fëmijë djem. Pjesa interesante e studimit është se prindërit e fëmijëve djem dhe vajza pa dallim janë të lumtur deri sa ata arrijnë moshën 17 vjeçare.

Profesorët universitarë Lu dhe Liu për studimin e tyre kanë përdorur të dhëna nga Vëzhgimi i Përgjithshëm i Shoqërisë Kineze i vitit 2008, i vetmi deri tani për familjet, përfshirë dhe lindjen e fëmijëve, nivelin arsimor, moshën, të ardhurat, kujdesin shëndetësor.

Në studimin e tyre janë analizuar 4,309 familje kineze nga mbi 70 qytete në nivel prefecture. 47 % e të intervistuarve janë meshkuj dhe mosha e tyre është deri në 46 vjeç, ndërsa 60% e familjeve jetojnë në zonat urbane. (Eda Merepeza)


1 2