"> Mjekët kinezë japin këshilla për stinën e verës <IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mjekët kinezë japin këshilla për stinën e verës
  2015-06-12 19:35:35

Në Kinë ka një thënie të njohur se "Nëse rrepa e bardhë konsumohet në dimër dhe xhenxhefili në verë, mjekët do të mbeten pa punë". Në lashtësi, mjekë të njohur kinezë besonin se xhenxhefili ka aftësi për mjekimin e qindra sëmundjeve. Në librat klasikë kinezë "Ben Cao Gang Mu" dhe "Qian Jin Fang", është përshkruar dhe shënuar farmakologjia e kësaj bime: xhenxhefili ka shije pak pikante dhe aromë të veçantë, është një bimë që nxit tretjen e ushqimeve në stomak, lehtëson dhimbjen e barkut dhe pakëson të përzierat dhe diarrenë.

Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.


1 2 3 4