">Arbër Kondo dhe jeta e tij në Pekin <IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Arbër Kondo dhe jeta e tij në Pekin
  2015-06-12 17:18:04

Arbër Kondo është një i ri shqiptar që studjon për master në marrëdhëniet ndërkombëtare pranë Universitetin Renmin të Kinës. Ditët e fundit, ai vizitoi Radion tonë dhe na dha një intervistë.

Shumë shqiptarë studjojnë në vendet perëndimore, por Arbri zgjodhi Kinën. Ai na thotë se pas studimeve për marrëdhënie ndërkombëtare në Tiranë ai mendoi se janë të rëndësishme marrëdhëniet ndërkombëtare të Kinës me vende të ndryshme, prandaj erdhi në Pekin për studime të mëtejshme.

Arbri shprehet mjaft i kënaqur për Universitetin Renmin, për stafin akademik të përgatitur dhe miqësor, për nivelin e lartë të studimit si dhe kujdesin ndaj studentëve.

Si çdo student i huaj, Arbri ka mall për familjen në Tiranë, pavarësisht se e shoqja iu bashkua atij në Pekin, edhe ajo studente.

Gjatë qëndrimit 4 vjeçar në Pekin, Arbri ka provuar nga afër miqësinë e kinezëve, madje ai është ndjerë mjaft mirë kur disa kinezë i kanë thënë se njohin filmat dhe këngët shqiptare. Ai mendon se midis vendeve tona ka një miqësi, që duhet zhvilluar më tej.(Çang Çuo)