20150604Palimsest1 |
Telenovelat kineze dhe shfaqja jashtë vendit
Filmi serial "The Legend of Zhenhuan" është tepër i njohur në Kinë, si një nga prodhimet e vitit 2011, që ka patur sukses edhe në televizionin kabllor amerikan Netflix, i transmetuar me titullin "Empresses in the Palace". Filmi prej 76 serish është përmbledhur në 6 seri dhe dubluar në gjuhën angleze për teleshikuesit e huaj. Shfaqja e këtij filmi për publikun e huaj ka shënuar një progres përsa i përket njohjes ndërkombëtare të prodhimeve filmike kineze. Eksportimi i serialeve televizive ka qenë prej kohësh në synim i industrisë kulturore të Kinës, por numri i filmave që janë shfaqur jashtë vendit është fare i vogël krahasuar me supervëllimin e filmave serialë të prodhuar në vend. Sipas producentit të filmit "Tiger Mom", Huang Lan, nga 15 mijë seri të këtij filmi vetëm 10 mijë orë ose afërsisht 200 seri janë eksportuar jashtë vendit nga Qendra e shkëmbimeve të filmit dhe programeve televizive të Kinës.
Më shumë se gjysma e filmave serialë të eksportuar drejt Azisë Lindore dhe Jugore bazohen në temën historike dhe atë moderne. Mungesë përfaqësimi serialet televizivë kinezë kanë në tregun europian dhe atë amerikan.
Por kohët e fundit realiteti ka ndryshuar për mirë. Seriali televiziv "Tiger Mom" me aktorë protagonistë Zhao Wei dhe Tong Dawei i transmetuar kohët e fundit nga Televizioni Dragon dhe ai i Tianjin-it si dhe filmi tjetër me subjekt një histori dashurie "My Sunshine" kanë eksperimentuar shfaqjen jashtë vendit. Seriali "Tiger Mom" është shfaqur në ekranin e vogël të 9 vendeve dhe rajoneve, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë. Ndërsa filmi "Mz Sunshine" është shfaqur nga MBC si dhe nga tre televizione të njohura në Korenë e Jugut.
Analistë të televizionit janë shprehur të kënaqur me suksesin e filmit "My sunshine" në publikun koreanojugor, i cili ka mundësi të ndjekë shumë seriale televizivë të prodhuara suksesshëm në këtë vend. Dallimi midis numrit të serialeve televizivë të prodhuar në vit në Kinë dhe atyre që shfaqen jashtë vendit është shumë i madh.
Kultura e gatimit në vendet e Rrugës së Mëndafshit
Një shkëmbim kulturor për gatimin përgjatë Rrugës së Mëndafshit do të zhvillohet në shtator në Yangzhou të provincës Jiangsu, njoftojnë organizatorët.
Veprimtaria do të zgjasë një javë dhe organizohet nga Shoqata e Diplomacisë Publike e Kinës, Ambasada e Italisë në Kinë dhe qeverisja vendore e Yangzhou-t. Zëvendëspresidenti i kësaj shoqate Ma Zhengang ka thënë për mediat se nëpërmjet kësaj veprimtarie do të zbulohet historia e gjatë e shkëmbimeve midis Kinës dhe Italisë, pasi të dy vendet kanë pasion të veçantë për ushqimin dhe gatimin. Sipas tij kjo traditë e lashtë do të vazhdohet edhe në bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh. Veprimtaria do të zhvillohet në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", e njohur edhe si "Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshit" apo " Nisma e Rrugës Detare të Mëndafshit në shekullin 21".
Kryetari i bashkisë i Yangzhout, Zhu Minyang është shprehur se Kina dhe Italia shtrihen në skajet lindore dhe perëndimore të Rrrugës së Mëndafshit. "700 vjet më parë italiani i famshëm Marco Polo mbërriti në Kinë dhe madje arriti të bëhej zyrtar vendor në Yangzhou. Ai ishte i pari që zhvilloi shkëmbimet midis Kinës dhe Italisë.", shprehet kryebashkiaku. Ai shpreson se shkëmbimet e kulturës së gatimit në veçanti dhe ato kulturore në përgjithësi do të shtojnë bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai ka thënë se viti 2015 është 2500 vjetori i themelimit të Yangzhout.
Veprimtaria " Shkëmbime në kulturën e gatimit në Rrugën e Mëndafshit" do të zhvillohet nga 11-15 shtator në Yangzhou dhe në të do të marrin pjesë 30 vende që shtrihen përgjatë Rrugës së Mëndafshit. (Eda Merepeza)