20150528Palimsest1 |
Një film dokumentar që zgjat 94 minuta, i titulluar "Mr. Deng Goes to Washington" (Zoti Deng shkon në Uashington), paraqet për here të pare vizitën e pare të liderit kinez Deng Xiaoping në SHBA, një muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Përveç figurës qendrore të filmit, liderit kinez Deng Xiaoping filmi përfshin dhe figura të njohura të politikës amerikane si ish presidenti Jimmy Carter apo ish sekretari i shtetit Henry Kissinger.
Regjizor i filmit është 52 vjeçari Fu Hongxing, një veteran i realizimit të dokumentarëve kushtuar personaliteteve të larta të politikës kineze, ndër të cilët "Zhou Enlai's Diplomatic Career", prodhim i vitit 1998. Regjizori Fu tregon se kur xhiruan filmin dokumentar kushtuar Deng Xiaoping-ut personazhet amerikanë Jimmy Carter dhe Kissinger ishin përkatësisht 91 dhe 92 vjeç, pra në një moshë të thyer dhe nuk ishte shumë e lehtë ti përfshije në filmim. Madje regjizori tregon se në rastin kur do të intervistonin ish sekretarin amerikan të energjisë James Schlesinger, lidhur me marrëveshjen kino-amerikane të shkencës dhe teknologjisë të vitit 1979, grupi i xhirimit nuk arriti ta realizonte intervistën pasi ai ndërroi jetë. Pikërisht për këtë arsye regjizori Fu thotë se "në një farë kuptimi ky dokumentar mund të konsiderohet si një përpjekje për të ruajtur historinë".
Regjizori e konsideron vizitën 9 ditore të Deng Xiaoping-ut në SHBA si një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhëniet kino-amerikane por me një rëndësi të madhe dhe në gjeopolitikën globale. Në disa skena të filmit ku mungojnë videot historike, regjizori ka përdorur vizatimet e animuara. Producenti Lyu Muzi thotë se në film ka 12 skena me vizatime të animuara.
Kjo është një formë e re e realizimit të një dokumentari historik që ndrëthuret me gjininë e filmit të animuar.
Producenti i filmit Lu Muzi thotë se Deng Xiaoping si personazh i animuar, paraqitet në vizatime të stilit francez, amerikan dhe japonez, si dhe duke përdorur artin tradicional kinez të hijeve me kukulla. Përdorimi i imazheve të animuara të liderit kinez Deng Tsiao Ping kërkonte dhe miratimin e familjes së tij. Producenti Liu thotë se i kërkuan të bijës së liderit Deng të jepte miratim për realizimin e filmit, pasi e kishin njohur me skenarin e filmit dhe përdorimin e vizatimeve të animuara për disa nga sekuencat e filmit në tërësi. Ajo nuk pati asnjë kundërshtim për realizimin e filmit, tregon Lu.
24 vjeçari Zhu Yuchen, i sapodiplomuar për animacion pranë Akademisë së Filmit në Pekin. Ai tregon se kjo nuk është puna e parë e tij, pasi ka realizuar dhe një tjetër personazh vizatimor atë të vizatimin ish kryeministrit kinez Wen Jiabao.
Ai vizatoi 3 variante të animuara, ndër të cilët regjizori i filmit Fu Hongxing zgjodhi atë që ju duk më realisti.
Sipas piktorit animator Zhu imazhet e animuara të liderit kinez Deng Tsiao Ping nuk janë statike, pasi ato paraqiten serioze në momente mbledhjesh por të gjalla dhe të qeshura në momente të tjera.
Madje piktori Zhu thotë se të rinjtë e pëlqejnë më shumë një film të animuar dokumentar se sa një film klasik të kësaj gjinie, që i kushtohet një personaliteti të shquar. Ai tregon se gjatë krijimit të animuar të personazhit Deng ai së bashku me ekipin e vizatimit të animuar kanë studjuar mjaft dokumente historike të kohës, por dhe video të ndryshme që i kanë ndihmuar për punën e tyre. Çaste nga vizita e liderit kinez në Uashington si intervistat, apo takimi me ish presidentin amerikan Jimmy Carter apo këshilltarin për sigurinë kombëtare Zbigniew Brzezinski janë gjithashtu pjesë e këtij filmi.
Regjizori Fu thotë se filmi është realizuar në nderim të kontributit të liderit Deng Xiaoping në zhvillimin e Kinës dhe të popullit kinez. Prodhimi i filmit përfundoi vitin e kaluar në 110 vjetorin e lindjes së liderit Deng dhe në 35 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-SHBA. Pas 15 majit ky film po shfaqet në kinematë në mbarë Kinën. (Eda Merepeza)