">Metoda të reja për të hequr dorë nga duhani<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Metoda të reja për të hequr dorë nga duhani
  2015-05-25 17:23:17

Rregulla të reja që cilësohen si "më të rreptat në histori", do të zbatohen në Pekin për ndalimin e duhanit. Që nga 1 qershori, 4 milionë duhapirësve në kryeqytet nuk do t'u lejohet të tymosin në të gjitha ambientet e mbyllura publike, pavarësisht nëse janë zyra, restorante apo mjetet të transportit publik. Duhanpirja do të ndalohet gjithashtu edhe në vende të posaçme në natyrë si përshembull në stadiume, oborret e spitaleve të fëmijëve, vende të tjera ku përqëndrohen kryesisht të miturit.

Ata që shkelin rregullat, do të gjobiten me 32$(200 juanë) për çdo shkelje, kurse gjoba për kompanitë ose organet publike mund të shkojë deri në 1600$(10,000 juanë). Për të forcuar zbatimin e duhur të rregullave, një linjë falas telefonike (12320) është hapur për raportimin e shkeljeve. Duke marrë parasysh sipërfaqen e Pekinit prej mbi 16.4 mijë kilometra katrore, përveç ligjzbatuesve, pajisjet elektronike do të përdoren edhe për të vëzhguar cilësinë e ajrit në ambjentet e mbyllura.

Një raport i kryer në vitin 2013 nga CCTV, Televizioni Qendror në Kinë, thotë se në vend ka 350 milionë duhanpirës dhe sipas studimeve të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, duhani është shkak i vdekjes së një milion kinezëve në vit. Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, paralajmëroi në të njëjtin vit se po të vazhdojë prirja e përhapjes së duhanit, në vitin 2050, numri i njerëzve që do të vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja do të arrijë në tre milionë, duke duke ndikuar edhe në arritjet ekonomike që Kina ka bërë gjatë viteve të kaluara.

Tani, "rregullat më të rrepta në histori" kanë ofruar shans për ata që dëshirojnë të shpëtojnë nga varësia prej duhanit. "Menaxheri na lajmëroi të mos tymosim pas 1 qershorit. Sipas tij, rregulloret e reja do të përpilohen me gjoba më të larta se ato të qytetit", tha Song Susheng, 27 vjeçar instruktor në një palestër të Pekinit.

Për të lënë duhanin, Songu shkarkoi një APP në smartfonit të tij që quhet "Jieyan Juntuan"(Brigadë për lërjen e duhanit).

Duhanpirësit nxiten të shënojnë në këtë program kohën e pirjes së çdo cigareje si dhe numrin e herëve që duan të pinë duhan, por rezistojnë më në fund. Të gjitha shifrat statistikore ngarkohen në rrjetin social ku përdoruesit renditen në 13 gradë ushtarake: "këmbësorët" këtu përfshihen njerëzit që nuk pinë duhan gjatë një dite, kurse "Komandantët supremë" janë ata që nuk prekin duhan nga 106 deri në 135 ditë të vitit, me fjalën "Sukses" shënohet arritja e atyre që ndalojnë pirjen e duhanit për më shumë se 136 ditë. Ndërsa, për ata që përsëri pinë, jepet titulli "të braktisur" dhe duhet të "ngjiten" ngadalë nga fundi i renditjes.

Në një intervistë për gazetën e përditshme "China Youth Daily", Lu Dianqing, krijues i këtij programi tha se shpikja e tij bazohet mbi parimet e ndihmës reciproke të "Alkoolistëve Anonimë", një program i krijuar shekullin e kaluar në ShBA, për të ndihmuar personat e prirur pas pijeve alkoolike, të hiqnin dorë prej tyre. Sipas Lu-së, deri tani, ky APP është shkarkuar për më shumë se 3 milionë herë me më shumë se 1 milionë përdorues aktivë.

Ndërkohë, që nga prilli i vitit 2012, ai ka ndihmuar më shumë se 10 mijë njerëz të heqin dorë nga duhanpirja për më shumë se 100 ditë me radhë dhe 8621 prej tyre arritën nivelin "sukses".

Një tjetër APP në celular, e quajtur "Kick It" llogarit sa para kursen një duhanpirës dhe sa ditë jetë ka fituar duke lënë duhanin. Kurse, programi "Crush Out My Cigarette" përpiqet të largojë njerëzit nga varësia në lojrat elektronike, apo nga duhani.

Por, disa njerëz ankohen se funksionimi normal i këtyre APP-ve mbështetet më shumë te vullneti dhe aftësia e vetëkontrollit. Ndërsa, shumë njerëz nuk mund ta realizojnë këtë me vullnet. Yuan Fang, një grua shtëpiake 27 vjeçe nga Pekini zbuloi se i shoqi pinte duhan fshehurazi edhe pse kishte premtuar të hiqte dorë. Ajo shprehu dëshirën që një ditë të shpiket një aparat që mund të dërgojë alarm çdo herë kur përdoruesi pi duhan.

Fatkeqësisht, për momentin nuk ka aparate të tillë, por një kompani amerikane Chrono Therapeutics ka nisur prodhimin e "Smart Stop"-it për kapërcimin e vështirësive në heqjen dorë nga veri i duhanpirjes . Siç mësohet, Smart Stop është në formë shiriti dhe mund të vihet në kyçin e dorës ose në krah dhe shpërndan automatikisht pak nikotinë mbi lëkurën e përdoruesve, kur arrijnë kulmin e pirjes së duhanit. Përveç këtyre, ka edhe metoda të tjera "jo-ortodokse". An Junming është mjek i Spitalit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në qytetin Xi'an. Sipas tij, akupunktura dhe trajtime të tjera kimiko-mjekësore (si moxibustion etj) mund të shfrytëzohen për ti ndihmuar duhanpirësit. "Këto mund të ulin dëshirën e njerëzve për cigare, duke u çliruar përfundimisht nga vartësira nga nikotina", tha An.

Ai shtoi gjithashtu se akupunktura dhe moxibustion kanë efekt të dukshëm në zbutjen e simptomave negative të duhanpirësve, gjatë lënies së duhanit siç janë dhimbja e kokës, nervozizmi etj. Gjithashtu, disa barna tradicionale kineze mund të përdoren për të ndaluar përfundimisht duhanin.

Shi Jie, një dietolog në Pekin propozon se disa lloje ushqimesh kanë të bëjnë edhe me pakësimin e dëshirës për pirje duhani. "Kur doni të pini një cigare, provoni të hani një rrepë të bardhë në feta të lyer me sheqer. Kjo mund të zbatohet për 8 ditë rresht. Është ilaç natyror në dobi të shëndetit, por edhe kundër duhanpirjes", tha Shi. Kurse, krijuesi i APP-së, Song tha se gjëja më e rëndësishme dhe sekreti i garantimit të suksesit të luftës anti-duhan është këmbëngulja. Ai tha për mediet se pas lënies së duhanit prej 8 ditësh, "periudha më e vështirë ka kaluar". Song do të vazhdojë të përdorë programin e tij të instaluar në celular, për të dalë nga vartësia te duhani, por pa dyshim duke u bazuar te forca e vullnetit.