20150521vetemneKine |
1. Në vitin 2020 rreth 25 milionë të rinj kinezë do të mbeten beqarë pasi nuk do të mund të gjejnë partner/e.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Akademia e Shkencave Shoqërore në Kinë.
2. Show "Binjakë, Trinjakë Katërnjakë"
Në Kinë organizohet një aktivitet i përvitshëm i mbushur me binjakë, trinjakë dhe katërnjakë.
Teksa pjesëmarrësit kremtojnë për vëllezërit dhe motrat, prindërit e tyre festojnë faktin që kanë qenë të bekuar me shumë fëmijë.
3. Qeni shtyn karrocën e të zotit, i cili është i paralizuar
Vetëm 2 lloj dashurish në botë janë pa kushte – dashuria e nënës për fëmijën dhe e qenit për të zotin. 86-vjeçari nga Wenzhou i provincës kineze Zhejiang është i paralizuar dhe pikërisht qeni i tij e ndihmon të shtyjë karrocën.
4. "Gjuetarët e dashurisë" janë njerëz që punësohen prej të pasurve për t'i gjetur këtyre njeriun ideal për t'u martuar. Gjuetarët kërkojnë kudo për të lidhur martesën fitimprurëse për të gjitha palët.
5. 65-vjeçarja që dashuron pole dance
Kinezja 65-vjeçare Jiang Zhijun është e dashuruar me pole dance, pavarësisht moshës së saj.
Ajo e nisi këtë kërcim 2 vjet më parë për shkak të së bijës që është mësuese e këtij kërcimi. Në fillim, Jiang se kishte imagjinuar kurrë që në moshën e saj të merrej me këtë gjë, por me ndihmën dhe mësimet e së bijës ajo sot e konsideron këtë sport si sfidues dhe në të njejtën kohë të mrekullueshëm.
Përmes provave dhe punës së vazhdueshme, Jiang sot është në gjendje të kërcejë si një profesioniste duke kryer edhe lëvizjet më të vështira. Ajo është kërcimtarja më e vjetër e këtij kërcimi në provincën Jilin.
Tetorin e kaluar ajo fitoi dhe kampionatin si pjesëmarrësja më e vjetër.
6. Nen për vizitën e detyrueshme te prindërit e moshuar
Para pak ditësh në Kinë hyri në fuqi ligji i rishikuar për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të moshuarve, ku një nen për vizitën e detyrueshme te prindërit e moshuar u bë objekt debatesh te publiku kinez. Faktikisht, në fund të vitit të kaluar kur u publikua teksti i këtij ligji, njerëzit vunë re këtë variant të ri ku përcaktohen se "fëmijët duhet t'i vizitojnë rregullisht prindërit e moshuar" dhe qartësohen zyrtarisht "detyrimin dhe përgjegjësinë e familjarëve ndaj të të moshuarve".
7. Një mollë me madhësinë e një topi futbolli është vënë në shitje në nje market të qytetit Nanjing, kryeqendra e provincës Jiangsu në lindje të Kinës. Çmimi i saj është më i lartë se i një Apple iPhone 5s. Sipas punonjësve, molla është rritur në Japoni dhe peshon 1.2 kg. Në lëkurën e saj është stampuar Guanyin, një nga figurat e Budës. Molla gjigande u nxor për shitje gjatë vitit të ri kinez, por nuk pati blerës për të.
8-I rikthehemi dukurisë artistike kineze të "kërcimit në rrugë", të cilën e kemi trajtuar si një veçori kineze. Kjo karakteristikë artistike kineze si dhe e mënyrës së të jetuarit në Kinë po merr një dimension të ri. Autoritetet kineze të kulturës dhe sportit kanë vendosur krijojnë një rregullore të re madje të ndihmuar edhe me koreografi.
E zhvilluar si një formë pozitive e ushtrimit fizik, kërcimi kinez në rrugë kryhet zakonisht nga gra të moshuara, që vallëzojnë në parqe apo sheshe midis pallatesh.
9. Malet ylber në Kinë
Zhangye Danxia në Parkun Gjeologjik të Kinës.
Këto male janë gati jo-reale. Të shoqëruara me shumë ngjyra dhe vija të ndritshme, ato janë malet më unike në botë.
Qyteti Zhangye, është një zonë e prefekturës Gansu, që ndodhet në Kinën veriperëndimore.
Para mijëra vjetësh ishte një nga qytete më të pasura të vendit, pasi për shkak të rrugës së mëndafshit me mijëra njerëz nga e gjithë bota e vizitonin çdo ditë për të blerë dhe shitur aty mallrat e tyre
Megjithatë, vitet e fundit kjo duket se po ndryshon. Zona përreth, u bë e njohur në të gjithë botën pas realizimit dhe shfaqjes të një filmi, skena të cilit u realizuan aty. Thjesht, panorama mbresëlënës e maleve me ngjyra, tërhoqi vëmendjen e njerëzve me ato peizazhe mahnitëse…
Ky fenomen i pazakontë gjeologjik është i njohur si "Formacioni Danxia" dhe është shkaktuar për shkak të akumulimit të sasive të mëdha të gurëve ranor dhe sedimenteve të tjera në sipërfaqe.
Këto sedimente me kalimin e miliona vjetëve oksidohet nga kontakti me ajrin dhe të marrin ngjyra aq të gjalla.
Kina është vendi i vetëm në botë, në të cilin janë zbuluar deri më tani "Formacione Danxia". Gjenden edhe në rajone të tjera të vendit, por zona në fjalë pranë qytetit Zhangye, sipas specialistëve përbënë vendin më mbresëlënës dhe të vetëm të këtij fenomeni gjeologjik.
Kështu, me mijëra vizitorë udhëtojnë për të "shijuar" pamjet e mrekullueshme të këtij fenomeni të rrallë, që nuk e ndesh askund të në gjithë botën.