20150521Palimsest02 |
Në përkujtim të 150 vjetorit të lindjes së kompozitorit finlandez Sibelius në 9 maj interpretoi në kuadër të Festivalit orkestra simfonike Lahti e Finlandës. "E nisa karrierën si muzikant me koncerte solo dhe më pas krijova një grup trio, ndërsa aktualisht po punoj si drejtor artistik. Muajin e ardhshëm në Qendrën e Performimit të Artit në Pekin ai së bashku me formacionin Chu Yi-Bing Cello Ensemble dhe formacionin e violonçelistëve 5+1 të Orkestrës Filarmonike të Vienës. Ftesa për shumë instrumentistë të harqeve në festivalin e sivjetëm të muzikës së dhomës i ka shtuar gjallërinë këtij evenimenti muzikor.
2 violina Stradivarius në Festival
Nga organizatorët njoftohet se në festival do të interpretohet dhe me dy violina Stradivarius duke i dhënë publikut kinez të ndjekin tingullin e rrallë të violinave të famshme klasike të krijuara para 200 vjetësh nga italiani i njohur Antonio Stradivari (1644-1737). Në dhjetor të vitit të kaluar një koleksionist kinez bleu një violinë Stradivarius me çmimin 70 milion yuan ose 11.2 milion dollarë amerikanë dhe që nga kjo ngjarje publiku ka një interes të veçantë për instrumentin e rrallë dhe tingullin e tij të jashtëzakonshëm. Më 20 maj në festival do të interpretojëdhe Orkestra Simfonike e Sidnejit.
Veprimtari bamirësie gjatë Festivalit
Gjatë Festivalit të Muzikës së Dhomës do të zhvillohen 20 veprimtari bamirësie në shkolla, komunitete, muze, stacione metrosh si dhe në fshatrat përreth Pekinit. Vetë Lu lidhur me këto veprimtari thotë se shumë njerëz nuk kanë mundësi të ndjekin festivalin në Qendrën e Performimit të Artit në Pekin ndaj disa grupe instrumentistësh performojnë në hapësira të ndryshme publike, madje edhe në spitale për qëllime mbledhje fondesh për bamirësi.
Si i pari violinist aziatik që ka fituar çmimin prestigjioz Paganini në konkursin për violinë në Itali në vitin 1987, Lu përfaqëson brezin e parë të muzikantëve kinezë, të njohur në skenën ndërkombëtare.
"Dialogje" të Ai Jing ekspozohen në Milano
Ekspozita e artistes kineze Ai Jing me titull "Dialogje" do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Ambrosian në Bibliotekën e Muzeut të Milanos nga 5 qershor deri në 5 shtator. Me kurator Chen Lusheng, zëvendësdrejtor i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës, ekspozita hapet në Milano pas një turi në Pekin dhe Shangai. Në ekspozitë paraqiten punime me temë industriale, natyrore dhe teknologjike. Motivi i ekspozitës është lidhja e artit të Lindjes me atë të Perëndimit përmes kulturës dhe fesë dhe artistja kineze Ai ka krijuar këtë dialog përmes veprimtarisë së saj krijuese.
Ekspozita Ambroziane e Milanos është e njohur për koleksionin e 12 dorëshkrimeve të Leonardo da Vincit.
Artistja Ai i cili më parë ka qenë këngëtare pop dhe kantautore tashmë zbulon talentin e tij në fushën e artit të instalacionit. Veprat e saj në pikturë me titull "Shëtitje në diell" janë frymëzuar nga mjeshtri i shekullit të 16-të Jan Brueghel. Në ekspozitën e Milanos ajo do të paraqesë dhe një vepër skulpturore në 3D, ku ka përdorur si model duart e saj dhe e ka titulluar "Ai lutet". (Eda Merepeza)