">Studio arti në fshat<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Studio arti në fshat
  2015-05-21 14:50:57

Hu Yang ka lindur në Hefei dhe pas studimeve dhe qëndrimit 7 vjeçar në Kanada është kthyer në fshatin Cuigang, ku ka marrë me qira për 15 vjet një terren, të cilin e ka kthyer në një Shtëpi arti. Kur e pyesin për këtë zgjedhje, artisti ndërsa qëndron në kopështin e shtëpisë pranë një tryeze druri thotë se në këtë vend ajri është i pastër dhe natyra e mrekullueshme, ndaj vendosi të jetojë këtë eksperiencë të re. Hu është piktor dhe tregon se gjatë qëndrimit në Kanada nuk ishte kaq i frymëzuar për të pikturuar sa në këtë fshat.

Për të fshati Cuigang i distriktit Luyang është si një magnet frymëzues, ku ka hapur shtëpinë e artit në nëntor të vitit 2013.

90% e sipërfaqes së këtij fshati e zenë pyjet,por ai ka pranë dhe male e një lumë që e përshkon. Këtu jetojnë 1380 fermerë në 560 shtëpi. Kjo zonë është bërë mjaft e kërkuar nga artistët se krahas Hu-së edhe 52 artistë të tjerë vendës kanë nënshkruar kontrata me fermerët për të blerë shtëpi, apo troje.

 

Këtej rrotull 16 banesa janë në ndërtim e sipër. Klubi "Eight House Photography", galeria "Horizon" dhe "Wooden Courtyard" janë gati për të ushtruar veprimtarinë e tyre këtu.Ndonëse fshati të jep përshtypjen e një ishulli të izoluar, fama e tij u përhap shpejt dhe tashmë atë e kanë vizituar rreth 200 mijë vetë. Xie Ze është ndër të parët që ideoi këtë fshat artistësh. Themelues i Hefei Champs Gallery, Xie u prek shumë nga natyra e mrekullueshme e këtij fshati dhe në qershor të 2012 vendosi të organizonte një workshop këtu. Pas kontaktit me një fermer dhe punës për ndërtimin e ambjentit "Tile Studio" e Xie-s ishte e para e ngritur në këtë fshat.

Pas tij ky shembull u ndoq dhe nga shumë të tjerë dhe ishte Luyang që i lindi ideja për krijimin e një fshati kulturor dhe kreativ. Në bisedë me Luyang mëson se qiraja vjetore e një banese në fshat është 7 mijë yuan ose 1.100 dollarë amerikanë.

Drejtuesi i Township, Zheng Aimei thotë se ndryshme nga Songzhuang në afërsi të Pekinit që është një tjetër fshat arti, Cuigang dallon sepse këtu artistët bashkëketojnë me fshatarët. Duke parë suksesin e fshatit Cuigang, artisti Luyang ka vendosur të krijojë një qendër pushimi. Në planin e tij përfshihet një qytezë për muzikantët dhe piktorët ndërkombëtarë pranë Cuigang si dhe zhvillimi i Parkut Kulturor të Relikteve, pa harruar zhvillimin e sporteve ujore.

Ekspozita e arteve kineze në Gjermani

Nga 15 maj - 13 shtator të këtij viti, në muzetë e 8 qyteteve gjermane do të hapen ekspozita të artit bashkëkohor kinez, me titull "China 8", veprimtaria më e madhe me temë kineze në këtë vend europian. Në këtë veprimtari do të përfshihen 500 krijime të 120 artistëve, në fushën e instalacionit, skulpturës, pikturës dhe fotografisë.

Ekspozitat do të kenë kurator Fan Di'an, kryetar i Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura të Kinës (CAFA) si dhe një ekip gjerman të kryesuar nga kuratori Walter Smerling, i cili gjatë 20 viteve të fundit ka vizituar disa herë Kinën dhe është njohës i mirë i arteve bashkëkohore kineze. Në një konferencë për shtyp ditët e fundit Fan tha se ekspozita do të ketë 3 karakteristika. Së pari do të paraqiten krijime të shekullit të 21-të që prezantojnë artistët kinezë në erën e globalizimit, madje pjesa më e madhe e veprave ekspozohen për herë të parë. Së dyti, në ekspozitë do të përfshihen vepra arti të mediumeve të ndryshme, që ndryshojnë konceptin e vjetër se arti bashkëkohor kinez shpreh koncepte anvantgarde, pasi në qendër të krijimtarisë së ekspozitës do të jetë njohja dhe artit tradicional kinez, kryesisht në pikturë dhe kaligrafi. Së treti, ekspozita ka për synim tu tregojë vizitorëve "rrugën kineze drejt artit", që nga shumica e artistëve shihet si rikthim në rrënjët e traditës. (Eda Merepeza)