20150513KOZ |
Tradita spanjolle e ndeshjes me dema po tërheq edhe vende të tjera të botës. Banorët kinezë të Spanjës po mësojnë aftësitë e matadorit me shpresën se një ditë tradita e ndeshjes me dema do të eksportohet edhe në Kinë.
Zhan Binwei dhe Du Huarong praktikojnë lëvizje tipike matadorësh. Këta kamerierë nga Kina punojnë në një restorant vendor me kuzhinë aziatike në provincën jugore Cadiz të Spanjës.
Në kohën e tyre të lirë ata dhe shtetas të tjerë kinezë që jetojnë në këtë zonë mësojnë se si të ndeshen me dema. Mësimet jepen falas nga demaluftues veteranë dhe sipërmarrës.
Du Huarong është shumë e gëzuar kur tregon fillimet e saj të mësimit të ndeshjes me dema.
"Fillimihst erdha këtu të punoj. Më pas zbulova se disa nga kolegët e mi po mësonin të ndesheshin me dema. Kisha shumë kureshtje për këtë. Kur isha në Kina i shikoja në televizion dhe tani jam shumë e interesuar për këtë."
Mësuesi i saj thotë se ajo ka talent, pavarësisht se Du nuk është ende gati të ndeshet e vetme me një dem të ri.
Lin Feng, që erdhi në Spanjë nga provinca lindore Fujian në vitin 2005, punon gjithashtu si kamerier. Ai thotë se dëshiron të kthehet më vonë në Kinë për t'ua kaluar të tjerëve dijet e ndeshjes me dema.
"Tani po stërvitem si të ndeshem me dema. Nëse me jepet mundësia unë do të kthehem në Kinë për të mësuar miqtë e mi ".
Shkolla ku mësohet ndeshja me dema u hap në vitin 2013. Ajo ka infrastrukturë të posaçme të trajnimit në pesë qytete të krahinën Cadiz. Studentët aziatike trajnohen së bashku me të rinj spanjollë në fermën El Algarrobo, qytetit Los Barrios, nën drejtimin e pronarit dhe mësuesit toreador veteran Francisco Ruiz Miguel.
Ruiz Miguel është gjithashtu një komentator i ndeshjeve me dema i televizionit Andaluzian.
Ai nuk është ndeshur me një dem që në vitin 2012, kur u plagos, por tani ai është rehabilituar dhe planifikon të kthehet në ring.
Miguel filloi të trajnojë studentët kinezë vitin e kaluar dhe komunikon me ta nëpërmjet një përkthyesi.
"Studentët kinezë kanë parë më herët ndeshje me dema pasi atyre u pëlqen kjo. Kur sipërmarrësi, Carlos-i i kontaktoi ata nëprmjet pronarit të një restoranti kinez, ai mësoi se stafi ishte i interesuar për ta mësuar traditën."
Zemra e këtij projekti është sipërmarrësi 71-vjeçar Carlos Corbacho.
"Ne kemi mësuar se kinezët kanë kuriozitet për çdo gjë. Ata interesohen shumë për kulturën spanjolle, kërcimin e flamengos, kuajt, këndimin. Më pas u mendova dhe thashë pse jo ndeshjen me dema?"
Corbacho dhe kolegët e tij shpresojnë të eksportojë disa tradita të ndeshjes me dema në Kinë, duke përfshirë dhe retorte-n, një lloj ndeshjeje me dema, ku njeriu hedhet mbi dem.
"Recortadori" Martinez Majete dhe skuadra e tij vizituan së fundi shkollën fermë "Los Alburejos".
"Unë besoj se në Kinë ka shumë atletë të mirë, por ata asnjëherë nuk janë ndeshur me dema. Jam i sigurt se nëse do të mësojnë atëherë edhe ata do të bëhen të zotët."
Veteranët e ndeshjes me dema janë të pirur për të gjetur një talent kinez, ndërkohë që miqtë e tyre po ndihmojnë në mënyra të ndryshme duke ofruar fermat, kafshët dhe transportin.
Synimi i tyre është t'i transformojnë dijet e marra për ndeshjen me dema në të mira ekonomike.
Pavarësisht kësaj, arti tradicional i ndeshjes me dema është duke përjetuar një krizë në Spanjë.
Në nëntor të vitit 2013, ligjvënësit spanjollë miratuan një ligj që synon ruajtjen e traditës në fondin e trashëgimisë kulturore të vendit, por kjo mbetet për t'u parë nëse ligji do të ndikojë ndalimin e që u është bërë ndeshjeve me dema në 2012 në rajonin verilindor të Katalonjës.
Projektligji rrjedh nga një peticion i mbështetësve të ndeshjes me dema që mori 600 mijë nënshkrime, midis tyre edhe atë të kryeministrit Mariano Rajoy dhe fituesit të çmimit Nobel Mario Vargas Llosa.
Ndeshja me dema nuk është më aq popullore në Spanjë ashtu siç ishte në të kaluarën, kryesisht për shkak të krizës ekonomike.
Rreth 2,000 ndeshje që zhvillohen çdo vit kanë shënuar rënie drastike të audiencës. Praktikisht, ndalimi në Katalonjë ka pasur ndikim të vogël për shkak se ndeshjes ishin bërë më pak popullore.
Para Katalonjës, ndeshja me dema u nxor jashtë ligjit në vitin 1991 në ishujt Kanarie.