20150514intervistebledi |
Shumë shqiptarë emigrojnë kryesisht në Turqi, SHBA, Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Suedi, Angli, Kanada, Australi, etj.
Sipas disa të dhënave të përafërta, rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 500 mijë shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe, rreth 70-75 përqind e këtij numri, është vendosur në dy vende: Greqi dhe Itali, dhe midis tyre Greqia zë vendin e parë të numrit të përgjithshëm të emigracionit shqiptar në botë. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj.), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.
Vitet e fundit është parë një rritje e numrit të të rinjve shqiptarë që vijnë në Kinë, kryesisht për studime e disa prej tyre edhe për të punuar.
Në programin e sot do të bëjmë një intervistë me Bledin, i cili punon prej vitesh në Pekin.
1. Si erdhe në Kinë dhe pse zgjodhe këtë vend?
"Në Pekin kam 3 vjet. Kisha shumë kohë që ëndërroja të vija në Kinë, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër ose për punë dhe vazhdimisht kërkoja nëpër uebsajtet kineze apo të tjera të huaja për personat që dëshirojnë të emigrojnë në Kinë. Një ditë në një faqe shqiptare që merrej me punësimin e shqiptarëve në Kinë. Në fillim e kisha të vështirë të bindesha, por e mora këtë risk dhe e provova. Pas intervistës nëpërmjet skype bëra një intervistë dhe e fitova. Më pas procedurat e vizës nuk zgjatën shumë"
2. Si e kalon ditën në Pekin?
" Jam në punë, pas pune ka raste mësoj gjuhën kineze ose dal me miq e shokë. Kam shumë miq kinez.Ata janë shumë miqësor. Në fakt para se të vija këtu e mendoja shumë ndryshe, por u befasova nga mikpritja dhe miqësia e kinezëve"
3. Çfarë të ka bërë përshtypje nga kultura kineze dhe mënyra e jetesës këtu në Kinë?
"Para se të vija këtu, Kinën e mendoja si një vend komplet ndryshe, por kur erdha këtu realiteti ishte tjetër. Në radhë të parë, Kina është shumë e zhvilluar nga ajo sa e mendonim ne, të paktën para 3-4 viteve. Pastaj njerëzit janë shumë të emancipuar, të shkolluar dhe pjesa më e madhe e tyre kanë udhëtuar jashtë. Ndërkohë mopshat e reja kanë shumë pak dallim nga moshatarët e tyre në SHBA apo Europë". Kam udhëtuar në qytete të tjera të Kinës si Shangai dhe Hong-Kong dhe ngjasojnë shumë me vendet e Amerikës. Në Pekin kam qenë tek Muri i Madh kinez, është një nga mrekullitë e botës, është jashtëzakonisht i bukur, një vepër e krijuar nga dora e mrekullueshme e ndërtuar nga dora e njeriut dhe që vizitohet nga njerëz nga e gjithë bota. Thjesht mrekulli!"
4. Çfarë mesazhi do t'i jepje të gjithë studentëve shqiptarë që do donin të vinin në Kinë për studime apo për të punuar?
"Do ju thoja të gjithëve të vijnë e ta provojnë, është një eksperiencë shumë e bukur, e paharrueshme dhe nuk do të pendoheni".