">Fotografi francez dhe dashuria për Kinën<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Fotografi francez dhe dashuria për Kinën
  2015-05-07 16:02:02

Pas vizitës së tij të fundit 10 vjet më pare fotografi profesionist francez Yann Layma është rikthyer në Kinë me albumin e tij të pare fotografik me titull "Yesterday's China", për të vazhduar më tej lidhjen me këtë vend të madh, kaq të dashur për të.

Duke nisur nga viti 1985, Layma ka shpenzuar rreth 20 vjet, me udhëtime në të gjitha provincat e Kinës për të dokumentuar përmes fotove jetën e kinezëve të thjeshtë, të pakicave të shumta kombëtare në këtë vend.

Në fotot e francezit Layma janë fokusuar çaste nga jeta e njerëzve të thjeshtë nga Shangai deri në Kazakhs apo në Yining të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgurit në veriperëndim të Kinës. Përmes mijëra fotove të Laymas dallohet lehtësisht ndryshimet kolosale në Kinë.

Kur krahason fotot e realizuara në Kinën e viteve 80-të të shekullit të kaluar me ato të sotmet, Layma shprehet entuziast se gjithçka ka ndryshuar. Për median kineze Global Times fotografi francez është shprehur se nuk mund të ketë vend tjetër në botë si Kina, ku të jenë shënuar ndryshime kaq kolosale në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.

Kur e pyesin për lidhjen me Kinën, Layma, i lindur në vitin 1962 në Britani, bir i prindërve piktorë thotë se ka pare në ëndërr që në moshën rinore sikur jetonte në Kinë dhe ju duk diçka vërtet magjike. Madje këtë ai e ka përshkuar dhe në parathënien e librit të tij "Kina dje" të botuar në tregun kinez të librit këtë mars.

Në vitin 1979 Kina nisi të jepte viza individuale për të huajt dhe kjo përkon me kohën kur Layma nisi të studjonte gjuhën kineze dhe artin e fotografisë. Vizitën e parë në Kinë ai e realizoi në vitin 1985. Ai e kujton edhe sot mbrëmjen e ftohtë të janarit kur qëndroi në hotel në Pekin.Ndërsa vizitën e dytë ai e bëri në vitin 1989 pranë minoritetit Dong i cili jeton në Rajonin Guanxi Sanjiang, në jugperëndim të Kinës.Në të dy udhëtimet, Layma tashmë një fotograf profesionist realizoi fotografi të mrekullueshme nga natyra kineze. Por në vitin 1992 ai pati një përvojë tepër të veçantë kur vizitoi Yunnanin dhe fotografoi orizoret në tarraca të pakicës kombëtare Hani në kontenë Yuanyang, ku ai qëndroi për 4 muaj. Fotot e tij u publikuan nga shumë media të huaja, ndërsa filmi dokumentar "Mountain Sculptors" u transmetuar në 300 kanale televizive të mbi 40 vendeve të botës. Një lajm i gëzuar për fotografin Layma është se në vitin 2013 Orizoret në tarracat Hani u shpallën Trashëgimi botërore dhe ai vetë konsiderohet si i pari fotograf që ja bëri të njohur botës këtë mrekulli të natyrës.

Layma emocionohet kur flet për Kinën dhe thotë se ka qenë dashuri me shikim të parë. Lidhur me fokusin e fotografimit, Layma thotë se i pëlqen të pasqyrojë lumturinë njerëzore, kudo ndodhet.

Në vitin 2004 Layma hapi një ekspozitë vetjake në Paris kushtuar 20 viteve të fundit të zhvillimit të Kinës, të shoqëruar me një album fotografik, i cili u botua në 6 gjuhë.

Ndërsa në vitin 2005 Layma u nderua me Medaljen e Kavalierit, për kontributine e dhënë në promovimin e shkëmbineve kino-franceze. Layma ka vizituar 80 vende të biotës, të fokusuara në aparatin e tij fotografik, por përshtypjen më të madhe ia ka lënë Kina.

Kur e pyesin për planet e ardhshme , Layma thotë se ka në plan të botojë edhe 6 albume të tjera për Kinën, pas shitjes së 15 mijë kopjeve të albumit të tij fotografik "Kina dje". Vetëm në siten online jd.com të Kinës ka patur shitje të konsiderueshme të këtij albumi dhe mbi 120 komente pozitive të qytetarëve kinezë për to.

Edhe jeta private e fotografit francez është e lidhur ngushtë me Kinën, pasi në vitin 2011 ai u njoh me një kineze me të cilën u martua në 2013 dhe vitin e kaluar lindi vajza e çiftit. Një ndër planet e fotografit të njohur francez është të realizojë një set fotografik nga përditshmëria e presidentit të Kinës, Xi Jinping.

(Eda Merepeza)