">Ata që humbin më shumë në kërkimin për bukuri<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ata që humbin më shumë në kërkimin për bukuri
  2015-05-04 15:59:35

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë kinezë kanë krijuar "varësi " ndaj operacioneve plastike. Për ta, kjo është rruga më e shpejtë për t'u bërë më tërheqës. Por, sipas psikologëve, një varësi e tillë është një çrregullim psikologjik. Megjithatë, numri i të rinjve që shkojnë jashtë vendit për këto operacione është shumëfishuar vitet e fundit, duke u pasuar nga shumë probleme.

Wang Jing shqetësohet çdo herë kur sheh veten në pasqyrë. Në kërkim të bukurisë perfekte, kjo 31 vjeçare nga Shangai shkoi kryeqytetin jugkorean Seul, i njohur si qendra e operacioneve plastike në Azinë Lindore. Wangu shpresoi se pasi bëhet më e bukur me sy më të mëdhenj dhe fytyrë ovale mund të gjejë një të dashur të pashëm dhe të ketë më shumë shanse në ngritjen në karrierë.

Faktikisht, njerëzit nuk bien dakord me shqetësimin e vajzës kur shohin fotot e vjetra të Wang Jing-ut , me lëkurë të pastër dhe një formë fytyre që i përshtatet. Mirëpo, sipas saj, ajo nuk ishte mjaft e bukur për të mbajtur pranë ish të dashurin, që e braktisi për një vajzë tjetër.

Wangu është një ndër femrat kineze që shkuan në Korenë e Jugut për të bërë operacione plastike, por me pasoja të përhershme fizike dhe emocionale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria jugkoreane e Shëndetit dhe Mirëqenies, vetëm në vitin 2013, vendi ka pritur gati 210 mijë "turistë mjekësorë" për operacione plastike. Ndër ta, turistët kinezë zënë vendin e parë, duke kaluar mbi 1/4 e numrit të përgjithshëm.

Kur Wang vendosi të shkonte në Seul, ajo ndjeu besim nga reklamat në internet për efektet magjike të operacioneve. Kontrasti i dukeshëm i fotove të bëra "para" dhe "pas" operacionit i kishte lënë mbresa të thella.

Në Qendrën Estetike Wonjin, ajo iu nënshtrua dy operacioneve për rimodelimin e fytyrës dhe të buzëve me një shpenzim prej 19 mijë dollarësh amerikanë. "Më thanëse nuk ka asnjë rrezik. Pas operacioneve, mjekët thanë se më duheshin vetëm dy apo tre muaj për tu shëruar. Por, siç duket, kjo nuk ndodhi. Operacionet prishën krejt jetën time", tha Wang. Tërë vitin, ajo nuk mund të hante dhe as të qeshte. Ajo shkoi në spitale të ndryshme, por mësoi se këto dëme janë të pakthyeshme. Wangu humbi punën dhe vuan nga depresioni i thellë.

E indinjuar kinezja Wangu kthye në Seul për dëmshpërblim, por nuk mori asnjë përgjigje. Kurse në një email drejtuar gazetarit, Qendra Estetike Wonjin thekson se operacionet kanë qenë të suksesshme dhe dëmtimet janë shkaktuar nga vetë pacientja.

Në përrallën "Hirushja" të Andersenit, dy vajzat e njerkës së Hirushes prenë majën e gishtave dhe thembrën për të veshur këpucën e qelqtë të princit. Tani, shumë të reja kineze nxitojnë të kryejnë operacione të rrezikshme plastike për tu bërë më të bukura.

Mirëpo, mjekët e paliçensuar, operacionet të shtrenjta por me cilësi të dobët, shërbimet ilegale ndërmjetëse, kanë ndikuar në fatkeqësitë e sipërpërmendura. Sipas njoftimeve, në Korenë e Jugut funksionojnë mbi 20 mijë qendra që merren me operacione plastike. Ndërsa, shifrat nga shoqata jugkoreane profesioniste në estetikën kirurgjikale thonë se vetëm 1500 prej tyre janë me liçencë dhe se vetëm 2.1 mijë mjekë janë regjistruar me dokumente zyrtare si kirurgë plastikë. Megjithë mosrealizimet në këtë drejtim, shumica e tyre nuk dëmtohen nga paditë, pasi në klinikat private nuk ka marrëveshje. Prandaj pacientët e dëmtuar nuk mund të përdorin të drejtat e tyre ligjore.

"Më premtuan se do të kisha një hundë të bukur, vijë të flokëve në vend më të përshtatshëm. Por tani vuaj nga dhimbjet e hundës, humbja e flokëve dhe plaga mbi ballë ", tha Min e trishtuar. Sipas saj, në klinikën "Faceline" në Seul, ajo nuk pati as kohë për të lexuar dokumentin që firmosi, pasi i thanë se operacioni duhet të kryhej menjëherë. Dokumenti që nënshkroi ishte në gjuhën koreane dhe Mi nuk dinte përmbajtjen e tij.

Njëkohësisht, në Kinë nuk mungojnë operacionet e dështuara plastike. Wang Bei, ishte pjesëmarrëse e njohur në spektaklin e talenteve "Super Girl", që vdiq në moshën 24 vjeçare në vitin 2010 nga komplikacionet e anestezisë, gjatë operacionit plastik në qytetin Wuhan, kryeqendër e provincës Hubei të Kinës Qendrore.

Por, në fakt, përveç dëmeve, për disa njerëz, operacionet plastike janë prapë një rrugë e shkurtër me përfitim në një shoqëri aktuale super-konkurruese.

Muajin e kaluar, gazetarët e agjencisë Xinhua intervistuan 207 studentë në universitet ePekinit, Tianjinit dhe Nankinit. Mbi 16% e pjesëmarrësve u shprehën se kishin menduar për riformimin e fytyrës dhe mbi 93% e të intervistuarve ishin dakord se njerëzit më të bukur kanë më shumë shance në karrierë dhe edukim.

Gati 60% e klientëve të klinikave private janë studentë të shkollave të larta, deklaroi për median një specialisti operacioneve plastike në Shangai . Sipas tij, jo vetëm vajzat studente, por prirja e "përmirësimit të vogël fizik" shihet dhe te djemtë kinezë. Të dhënat tregojnë se gati 10% e të rinjve që operacione plastike janë të rinj universitarë.

Nga ana psikike, njerëzit që dëshirojnë ndryshim të fytyrës vuajnë nga pasiguria dhe mungesa e vetëvlerësimit. Në krahasim me mundin e derdhur për mësimin e një profesioni, apo formimin intelektual, operacionet që zgjasin vetëm disa orë duken shumë më të thjeshta, por me efekte të menjëhershme. Është në natyrën e njeriut kërkimi i bukurisë dhe konkurrenca e fortë i nxit njerëzit të lenë veten në duart e kirurgëve plastikë.