">40 vjet nga rënia e Saigonit, lufta në Vietnam mbetet ende e gjallë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
40 vjet nga rënia e Saigonit, lufta në Vietnam mbetet ende e gjallë
  2015-04-29 14:36:11

Dyzet vjet kanë kaluar që nga rënia e Saigonit që shënoi një fund të gjallë e zyrtar të Luftës së Vietnamit. Por për ata që ishin aty 30 prillin e vitit 1975 kjo ditë ndjehet sikur të ishte dje.

"E mbaj mend ende çastet e asaj kohë," thotë Ken Nguyen, sot një Komisioner i rajonit Parks i qytetit të Shën Anës në Kaliforni, por atë mbrëmje 21-vjeçari po përpiqej t'i shpëtonte kaosit të atyre çasteve. "Ishte shumë e frikshme, shpërthime në çdo vend, të shtëna armësh, helikopterë që fluturonin mbi ne, anija jonë po linte Saigonin dhe mbizotëronte frika për një sulm të komunistëve nga përtej lumit."

Nguyen ishte mes atyre një milion refugjatëve që u arratisën pasi trupat e Vietnamit të Veriut morën kontrollin e kryeqytetit të Vietnamit të Jugut.

Ai është gjithashtu mes atyre vietnamezo amerikanëve që organizojnë aktivitete për të shënuar këtë ditë në Westminster të Kalifornisë, qendrën rajonit Orange i njohur ndryshe dhe si "Little Saigon" (Sagoni i Vogël) vendi me numrin më të madh të vietnamezo-amerikanëve për frymë në Shtete e Bashkuara.


[foto nga Arkivi]

Hieu Nguyen, një refugjat i cili tani është një zyrtar i rajonit Orange, është pjesë e këtij grupi. Ai e jeton çdo ditë duke u përpjekur për të mos harruar të atin një ushtarak amerikan, të cilin ai nuk e takoi kurrë.

"Kam folur me nënën për atë," thotë Hieu, i cili shkoi në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare së bashku me nënën e tij vietnameze. "Ajo tha se kur ishte shtatzënë, shkoi në bazën ushtarake ku i thanë babai kishte vdekur pasi jeep-i i tij kushte shkelur mbi një minë. Trupin e tij e dërguan më pas në Amerikë. Nëna ishte shtatzënë me mua, ndaj unë nuk e takova asnjëherë tim atë."

Për shumë vietnamezo-amerikanë të brezit të parë, 30 prilli është një ditë e rëndësishme për të kujtuar se çfarë është humbur.

"Është e padurueshme," thotë i emocionuar Ly Le, një refugjat që shkoi në Shtetet e Bashkuara kur ishte vetëm një adoleshent. "Kur lufta mbaroi ne papritmas mbetëm pa atdhe dhe humbëm çdo gjë. Të jetosh me këtë lloj ndjenje është e vështirë."

Ly ishte mes atyre burrave, grave dhe fëmijëve që u evakuuan nga ajri jashtë vendit të tyre të lindjes dhe pas një rruge të rreth e përqark botës u zhvendosën në Bazën Detare Pendleton 100 milje në jug të Los Angeles-it, ku një valë refugjatësh vietnamezë gjetën strehim pasi iu arratisën forcave komuniste.

"Në bazë, marinarët na u gjetën pranë," kujton Ly. "Nëpër fotografi mund të shihet se ata ishin miqësorë me fëmijët, ishte një proces. Fatmirësisht nuk u desh një kohë e gjatë, dhe pavarësisht ndryshimeve kulturore pas një farë kohë u miqësuam."

Nga 29 prilli deri më 31 tetor të vitit 1975 mbi 50 mijë refugjatë të Azisë Juglinore kaluan nëpërmjet kampit Pendleton si pjesë e një operacioneve më të madh humanitare të historisë. Nga kjo bazë refugjatët u shpërndanë në mbarë Shtetet e Bashkuara.

30 prilli i vitit 2015 shënon përvjetorin e 40-të të rënies së Saidonit, ngjarje e cila shënoi fundin e luftës që e përfshiu Vietnamin prej dekadash.

Lufta dhunshme filloi në vitet 1940, kur grupet e komunistëve filluan betejën kundër fuqisë koloniale franceze në Vietnam dhe zgjati deri komunistët mësynë në dyert e pallatit presidencial në jug në vitin 1975, kohë kur morrën kontrollin e plotë të të gjithë vendit.

E përfshirë në bipolaritetin e Luftës së Ftohtë, ShBA-ja ndërhyri në luftën e Vietnamit të Jugut kundër forcave komuniste në vitin 1965. Vietnam u bë "fronti i nxehtë" më i njohur i rajonit.

Vlerësimet për viktimat gjatë Luftës së Vietnamit ndryshojnë gjerësisht, por ato arrijnë në miliona. Lufta në vetvete kujtohet për përqindjen jashtëzakonisht të lartë të viktimave civilëve.