20150429Gjirokast |
Gjirokastra, qyteti i gurtë i jugut të Shqipërisë është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.
Qysh nga viti 2001 në këtë qytet vepron Fondacioni "Gjirokastra", i cili ka realizuar 50 projekte me vlerë 2 milion euro nga donatorë të ndryshëm si agjenci të OKB-së, Komisioni Evropian, BE-ja etj, për të ruajtur monumentet arkitekturore të qytetit si dhe për restaurime dhe veprimtari promovuese.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit "Gjirokastra", Sadi Petrela në një intervistë për Radio Ejani në 106 FM flet për veprimtarinë e deritanishme të tij dhe projektet për të ardhmen. Si u restauruan disa nga shtëpitë monument të qytetit të gurtë ? Bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe qeverisjen vendore për menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Turizmi në Gjirokastër dhe shtimi i turistëve nga Kina. Na ndiqni në "Intervista" realizuar nga gazetarja Eda Merepeza.